Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Politike

  • Rama arrin në Kosovë/ Pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

    Rama arrin në Kosovë/ Pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderberu”.

    Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

    Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.

    Ndërsa, në orën 10:40 të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

    Në Aeroportin e Prishtinës, Rama është pritur nga ministrja Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.

    Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

    Burimi: Telegrafi

  • Jo vetëm zarfe me para/ Berisha: Kryetari i Bashkisë Gramsh ndan ushqime për vota

    Jo vetëm zarfe me para/ Berisha: Kryetari i Bashkisë Gramsh ndan ushqime për vota

    Sa më shumë i afrohemi 25 prillit, datës së zgjedhjeve, aq më shumë shtohen tentativat për blerjen e votës.

    Përveç akuzave për zarfe me para, punësime në administratë apo edhe kërcënime me humbje të vendit të punës, një mënyrë tjetër që po përdoret është edhe ajo e ndarjes së ushqimeve për njerëzit në nevojë.

    Rastin më të fundit e denoncon ish kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon kryebashkiakun e Gramshit Klodian Taçe se ndan ushqime për vota.

    Narkokryetari i Bashkisë së Gramshit ndan ushqime per vota”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në denoncimin që e shoqëron me një foto.

  • Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha/ Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit

    Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha/ Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit

    Në takimin e sotëm me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

    Telegrafi merr vesh se marrëveshja mes Kurtit dhe deputetit Hoxha është arritur para pak çastesh në një takim të zhvilluar mes tyre në Prishtinë.

    Ndonëse, nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, zyrtarë të Partisë Unike të  Granëve kanë bërë të ditur për Telegrafin, se deputeti Hoxha ka reflektuar, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.

    “Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj,  do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë zyrtari i kësaj partie për Telegrafin.

    Sipas të njëjtave burime edhe të shtunën ishte mbajtur një takim mes Hoxhës dhe Kurtit, por nuk ishte arritur marrëveshja, që ky deputet të marrë pjesë në seancën ku do të votohej për presidentin e Kosovës, pasi Kurti nuk kishte ofruar asgjë në kompensim për votën.

    Mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.

    Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë. Ndërsa, votën në kuti pritet ta hedhin 80 prej tyre, pasi tash dihet se tre deputetë të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, ndonëse do të jenë në seancë nuk do ta hedhin votën e tyre në kuti, ashtu siç kanë vepruar edhe të shtunën. 

    Burimi: Telegrafi

  • “Iu ofronte para qytetarëve në emrin tim”/ Vangjel Tavo kallëzon penalisht një person: Skandali i radhës i “Rilindjes”, vjen pas denoncimit për…

    “Iu ofronte para qytetarëve në emrin tim”/ Vangjel Tavo kallëzon penalisht një person: Skandali i radhës i “Rilindjes”, vjen pas denoncimit për…

    Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka kallëzuar penalisht në Prokurori një person, që sipas tij është shtirur si i dërguari i tij duke kërkuar banorë në nevojë për t’u dhënë para dhe për t’u blerë votën.

    Në një deklaratë për mediat, Tavo shprehet se skandali vjen pas denoncimit të bërë prej tij në media se në Gjirokastër po blihen vota nga “Rilindja.”

    “Personi nuk është pritur nga banorët. Ai është i ardhur dhe nuk është nga qarku ynë. Por për Policinë e Shtetit është i njohur dhe mund të jetë edhe pjesë e forcave të Policisë. Kaq poshtë ka rënë “Rilindja” dhe kaq të ligë dhe të paligjshëm janë sa që kryejnë veprime të tilla kaq të ulëta dhe kaq korruptive duke u përpjekur të minimizojnë humbjen e madhe që i pret më 25 prill”, shprehet Tavo.

    DEKLARATA E PLOTË

    SKANDALI I RADHËS I RILINDJES.

    Të nderuar banorë të qarkut Gjirokastër,

    Ju informoj që dje bëra një kallëzim penal në prokurorinë e qarkut Gjirokastër, dhe tashmë e denoncoj edhe publikisht përpara jush, se një individ i kurdisur nga “Rilindja” ka shkuar në disa lagje dhe shtëpia banorësh duke përdorur emrin tim, duke u shtirur e gënjyer sikur është i dërguari im, duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që t’u japë para dhe t’u blejë votën.

    Personi nuk është pritur nga banorët. Ai është i ardhur dhe nuk është nga qarku ynë. Por për Policinë e Shtetit është i njohur dhe mund të jetë edhe pjesë e forcave të Policisë.

    Kaq poshtë ka rënë “Rilindja” dhe kaq të ligë dhe të paligjshëm janë sa që kryejnë veprime të tilla kaq të ulëta dhe kaq korruptive duke u përpjekur të minimizojnë humbjen e madhe që i pret më 25 prill.

    Ky skandal vjen menjëherë pas denoncimit tim publik që bëra në media para pak ditësh se në Gjirokastër po blihen vota nga “Rilindja.” Me paratë e drogës dhe të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin edhe më gjatë që të shtypin me këmbë edhe më shumë banorët dhe familjet e thjeshta.

    Që të varfërojnë, zhvasin dhe shpopullojnë më shumë qarkun tonë, për të përmbushur misionin e tyre të ligë e dashakeq për ta izoluar dhe shkatërruar totalisht qarkun e Gjirokastrës dhe për ta shndërruar në një xhep gjeografik dhe xhep të përfitimeve të tyre me drogën dhe aktivitetet e paligjshme.

    Ministria e Brendshme ka zbarkuar e gjitha me makina policie dhe foristrada që xhirojnë gomat në rrugët e Gjirokastrës, duke vënë në shërbim të fushatës aparatin e policisë së shtetit në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kodin zgjedhor.

    Kanë frikë nga humbja e thellë që i pret.

    Ata me foristrada por unë Vangjel Tavo do i mund në këmbë. Sic i kam mundur gjithmonë. Në këmbë ju kam takuar derë më derë dhe në këmbë do vi gjithmonë për të ndarë hallet dhe shqetësimet me ju.

    Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës,

    Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se kush bëj lojra të tilla kaq të ulëta e thur skenare të tilla mashtrimi.

    Unë Vangjel Tavo kam shkelur vetë personalisht në cdo rrugë, jam ulur në cdo familje dhe kemi ndarë së bashku cdo hall e cdo shqetësim. Ndaj mos bini pre e këtyre mashtruesve rilindas që cojnë njerëz në emrin tim.

    Rilindasit nuk vinë dot vetë tek ju sepse nuk justifikojnë dot varfërinë që ju shkaktuan, mjerimin që ju sollën, ndaj bëjnë akte të tilla të ulëta.

    Mos bini pre e këtyre të mbaruarve dhe të larguarve. Së bashku do gëzojmë në fitoren e madhe të 25 prillit, kur do gëzojmë jo vetëm largimin e këtij sekti korruptiv dhe malinj, por të gjithë bashkë, opozitarë dhe socialistë të ndershëm, do punojmë për të hapur sa më shumë vende pune, të nxjerrim familjet e thjeshta nga varfëria, dhe të zhvillojmë qarkun tonë.

    Ky është misioni im. Ky është premtimi im që do e mbaj fjalë për fjalë. I bëj thirrje policisë së shtetit të distancohet nga skenarë të tillë provokimi dhe mashtrimi.

    I bëj thirrje prokurorisë që padinë time të bërë sot ndaj këtij akti të shëmtuar të “Rilindjes” t’a zbardhë sa më shpejt dhe fajtorët të përballen me drejtësinë.

    Të nderuar miq,

    Edhe pak ditë dhe “Rilindja,” autorja e mjerimit të madh të qarkut tonë do shporret.

    Mos bini pre e provokimeve, mos lejoni më t’ju gënjejnë dhe mashtrojnë, mos pranoni t’ju fyejnë integritetin dhe krenarinë tuaj dhe të kësaj treve.

    Të gjithë së bashku t’i largojmë përgjithmonë dhe të nisim një të ardhme më të mirë për qarkun e Gjirokastrës.

    Vangjel Tavo

  • Nga korrupsioni tek pastrimi i parave/ Basha: Që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri do të bashkëpunoj me…

    Nga korrupsioni tek pastrimi i parave/ Basha: Që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri do të bashkëpunoj me…

    Kryetari i PD, Lulzim Basha e vuri theksin tek nevoja e luftës ndaj korrupsionit dhe fenomenit të pastrimit të parave në fjalën e tij në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike.

    Ndaj theksoi kryedemokrati, “një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane”.

    Kreu i Partisë Demokratike, gjithashtu u shpreh se nëse partia e tij vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, “do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht e kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike”.

    Sipas Bashës, do të krijohet gjithashtu një agjenci “e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë”.

    “Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri“, u zotua Basha.

    Pjesë nga fjala e Bashës

    Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

    Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend.

    Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve.

    Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.

    Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përiudhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve.

    Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshirën e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida.

    Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё arritur nёnё drejtimin tonё qё nga aderimi nё Kёshilli e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen.

    Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë. Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin.

    Progresi pёrmbajtёsorё dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët.

    Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë.

    Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike.

    Raporti i Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë.

    Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane.

    Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë

  • “Frikë nga një pakt mes 2 partive më të mëdha për të çuar LSI-në për skrap”/ Meta i shqetësuar: Kam hallin pas zgjedhjeve se kush e duron Monikën….

    “Frikë nga një pakt mes 2 partive më të mëdha për të çuar LSI-në për skrap”/ Meta i shqetësuar: Kam hallin pas zgjedhjeve se kush e duron Monikën….

    Pyetjes se a frikësohet nga pakt i fshehtë mes dy forcave të mëdha për të ‘çuar LSI-në për skrap’ siç u shpreh pak kohë më parë dhe Rama, Presidenti Ilir Meta u përgjigj:

    Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën as me LSI, ka problem me demokracinë, ka problem me zgjedhjet, me llogaridhënien dhe ka një detyrë për të bllokuar vendin në procesin e Integrimit, dhe e bllokoi në Fier nëse e mbani mend dhe e ka bllokuar të mbajë pushtetin në kurriz të vendit dhe qytetarëve shqiptarë dhe shpalli dje që do marrë peng PS pas zgjedhjeve.

    Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Është nga ata që themelojnë parti dhe e dyta i vetmi shqetësim që kam unë për LSI se ashtu siç po sillet ai do ta trefishojë dhe u ka treguar gjithë socialistëve që merr llumin e LSI dhe i shton në listat e veta. Shqetësimi im është kush e duron Monikën që do të thojë ja çfarë e dallon drejtimin nga një grua ndryshe nga një burrë. Problemi im është biznesi i ri i arbitrazheve për të cilin nuk ka asnjë lloj transparencë dhe nuk e di askush sa do jetë borxhi i Shqipëirsë pas pak viteve. Ilir Meta do të jetë rrugëve në Tiranë, në Vlorë për të mbrotjur demokracinë…”

  • Fushata dhe programi i PD/ “Çdo familjeje i ka ardhur laku në fyt” , Vokshi akuzon qeverinë: I ka lënë shqiptarët në baltë

    Fushata dhe programi i PD/ “Çdo familjeje i ka ardhur laku në fyt” , Vokshi akuzon qeverinë: I ka lënë shqiptarët në baltë

    Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë të dhënë për Fax News u shpreh se në këto 8 vite qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët shqiptar dhe i ka lënë në baltë pasi është rritur varfëria, papunësia dhe janë ulur mundësitë e punësimit dhe të studimit.

    Sipas saj qeveria Rama nuk ka bërë asnjë hap përpara, por ka bërë vetëm hapa pas në sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

    Ndër të tjera Vokshi tha se qytetarët me 25 prill do e kthejnë Shqipërinë në duart e tyre pasi do të kenë një qeverisje që nuk do të mendojë për pushtetarët, por për qytetarët.

    Padurimi për të ndryshuar, për të sjellë ndryshimin në datë 25 shihet në sytë e çdo qytetari sepse në 8 vjet kjo qeverisje nuk ka bërë asgjë, kjo qeverisje ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë, çdo familje shqiptare i ka ardhur laku në fyt.

    Po të kthehemi pas, a është bërë një hap përpara në ekonomi, asgjë, rënia ekonomike është në pikjatë, është rritur varfëria, është rritur papunësia, janë ulur mundësitë e punësimit, mundësitë e studimit, mundësitë e arsimit, pra në çdo sektorë nuk është bërë asnjë hap përpara.

    Shqipëria pavarësisht mundësive dhe burimeve njerëzore apo resurseve që ajo disponon në vend që të shkëlqente në shumë sektorë ka bërë asnjë hap përpara përkundrazi në pjesën më të madhe të tyre ka bërë hapa pas. Ndaj entuziazmi është shumë i madh.

    Qytetarët çdo ditë e më shumë në çdo takim që unë kam bërë në njësinë time, por në çdo takim që bëjnë drejtuesit politikë të PD apo strukturat e PD në terren me qytetarët, ata po e kuptojnë që kanë ndryshimin, pra mund të ndryshohet kjo situatë e krijuar pas 8 vjetësh që Edi Rama i ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë.

    Me datë 25 ato kanë mundësi në që të kthejnë Shqipërinë atje ku duhet, të kthejnë vendin në duar të qytetarëve, pra Shqipërinë në duart e qytetarëve, atje ku ajo u përket dhe të kenë një qeverisje që të mos mendoj më për pushtetarët, por të mendojë për qytetarët“- u shpreh Vokshi.

  • Përgjimet e Antimafias italiane/ Reagon Basha: Demonstrojnë se Rama dhe kupola e tij mendojnë vetëm për veten. SPAK të nis hetimet!

    Përgjimet e Antimafias italiane/ Reagon Basha: Demonstrojnë se Rama dhe kupola e tij mendojnë vetëm për veten. SPAK të nis hetimet!

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku përmendet fakti se zyrtarë të lartë shqiptarë përfshihen në skema ryshfetesh për lejet e ndërtimit të gradacelave.

    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Basha theksoi se zbardhja e përgjimeve demonstron faktin se Rama dhe kupola e tij qeverisëse mendojnë dhe kanë menduar vetëm për veten e tyre.

    Po ashtu kryedemokrati i ka bërë thirrje Prokurorisë shqiptare dhe SPAK që të kërkojnë fashikujt nga autoritetet Italiane dhe të nisin hetimet paralele.

    “Qëndrimi i PD për kthimin e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar dhe rajonal i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Këtu po ndërtohen kulla të larta që janë rezultat i bashkëpunimit të antimafias italiane me kryetarin e Bashkisë, si dhe marrëdhënies që kanë krijuar me ministrat që mbështeten nga Kryeministri.

    Këto përgjime demonstrojnë atë që ne kemi denoncuar prej tetë vitesh, Rama dhe kupola e tij qeverisëse mendojnë dhe kanë menduar vetëm për veten e tyre. I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK që pa asnjë vonesë të kërkojë fashikujt e këtyre përgjimeve dhe të nisë hetime paralele edhe në Shqipëri”, tha Basha.

  • Tavo: “Rilindja” është sekt çnjerëzor e mashtrues, duhet larguar përgjithmonë!

    Tavo: “Rilindja” është sekt çnjerëzor e mashtrues, duhet larguar përgjithmonë!

    Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me kurimin e mjekut Arjan Harxhi në Turqi pasi u infektua me covid-19.

    Në një postim në rrjetet sociale, Tavo ka shpërndarë reagimin e bashkëshortes së mjekut Harxhi, mjekja Erjona Shehu, e cila sqaron se se i shoqi nuk shkoi në Turqi me fondet e qeverisë, por me shpenzimet familjare.

    “Qeveri e mashtrimeve dhe propagandës. Pa zemër e respekt për bluzat e bardha, e as për njerëzit.

    I braktisin heronjtë tanë në mëshirë të fatit.

    “Rilindja” ky sekt çnjerëzor, i papërgjegjshëm e mashtrues duhet larguar përgjithmonë”– shkruan Tavo në rrjetet sociale.

  • Ilir Meta rrëfen 30 vitet në politikë: “Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar në…”/ Biseda me Nanon para dorëheqjes! Ja pse e pranova Presidencën

    Ilir Meta rrëfen 30 vitet në politikë: “Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar në…”/ Biseda me Nanon para dorëheqjes! Ja pse e pranova Presidencën

    Duke folur në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e prof. as. dr. Belina Budini në UET, Presidenti Meta ka bërë një rrëfim shumë ndryshe për karrierën e tij 30-vjeçare në politikën shqiptare.

    Meta është ndalur në disa momente kulminative të jetës së tij në politike, duke nisur që nga vitet kur ishte student në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, te zgjedhja për t’u bashkuar me Partinë Socialiste, momentet kritike të kohës kur ishte Kryeministër e deri te miratimi me 140 vota i Reformës në Drejtësi.

    Si momentin më të vështirë në karrierën e tij politike, Meta tha se kishte qenë kur mbante pozicionin e zv.kryeministrit në vitet 1998-1999 gjatë luftës në Kosovë, kur u përjetua një krizë humanitare ndër më të mëdhatë e dekadave të fundit në gjithë Europën. Por në këtë bisedë në forumin “Biseda për tranzicionin”, Meta nuk i shpëtoi edhe komentit për situatën aktuale politike në vend, ku tonet sërish i pati shumë të forta. Presidenti tha se ajo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, prej tij ishte paralajmëruar edhe më herët, por nga ana e maxhorancës tentativa për të kapur shtetin nuk ishte ndalur. Kreu i shtetit shtoi edhe se gjatë fillimit të pandemisë kishte bërë përpjekje për të përafruar palët, duke organizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtare, ku mori pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, por qeveria nga ana tjetër provokoi sërish, duke dërguar fadromat dhe Policinë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

    Cila është konsiderata juaj në lidhje me sfidat dhe arritjet tuaja më të rëndësishme? Flasim të institucionit që ju drejtoni, por gjithashtu edhe tuajat personalisht si drejtues politik në kontekstin e tranzicionit politik në Shqipëri. Cilat janë këto sfida dhe arritje, sipas jush?

    Një nga sfidat më të mëdha për mua ishte të kaloja nga lëvizja e dhjetorit, ku unë isha pjesëmarrës në takimin me Ramiz Alinë si përfaqësues i Fakultetit Ekonomik, ku u vendos pluralizmi politik, të kaloja pas një viti në kundërshtim të plotë me erën që frynte atëherë në PD, demokraci e antikomunizëm i frikshëm, pasi edhe shumë nga ata që kishin qenë komunistë u bënë më ekstremistë sesa ata që kishin qenë të persekutuar, pra të kaloja në krahun tjetër dhe të bëhesha një nga themeluesit e FRESSH. Ky kalim u bë në një kohë kur në PS nuk hynte asnjë i ri dhe e kishe të vështirë të gjeje një njeri poshtë 50 vjeç. Pastaj sfida tjetër ishte në ‘92- shin, kur unë nuk doja të bëhesha deputet, kjo është e vërteta, dhe PS-ja mori vetëm 6 mandate maxhoritar dhe unë isha një nga këta 6 deputetë maxhoritarë dhe në një zonë të vështirë si ajo e Tomorricës. Jam deputeti i parë që i është hequr imuniteti. Ishte pa asnjë arsye, por një hakmarrje ndaj popullit të Skraparit që ishte i vetmi që votoi majtas dhe unë thjesht ndihmova që të evitohej një konflikt mes popullsisë dhe Policisë. Kjo më ndihmoi për t’u bërë më popullor në opinionin publik. Me burgosjen politike të Fatos Nanos, unë u bëra nënkryetar i PS-së dhe kjo më dha më shumë mundësi për të dalë në plan të parë. Nuk kam pasur ndërmend të bëhem politikan, as Kryeministër dhe as President. Qëllimi im ka qenë që të ecja më tej sa i përket formimit tim si ekonomist, akademik, madje bëra një përpjekje kur mbarova shkollën, për t’u larguar. Madje kjo ishte kontrata ime me PSnë që do të pranoja të bëhem deputet, por do të iki më pas se doja të vazhdoja shkollën.

    Ka një tension që ne e kemi vënë re në mënyrë të vijueshme ndërmjet institucioneve dhe aktorëve në Shqipëri në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve të caktuara. Si mendoni, pse ndodh kjo dhe kush prevalon: aktorët apo institucionet? Edhe te figura juaj momentalisht dhe angazhimi juaj, ne kemi parasysh të gjithë këtë tension të shpalosur të dukshëm edhe në zhvillimet aktuale. Ju ndiheni më tepër aktor apo institucion?

    Dua të them që në sjelljen time si politikan ka prevaluar atdhedashuria. Kjo vazhdon të prevalojë dhe burimi i tensioneve vjen për shkak se unë ndjej që cenohen interesat kombëtare, që kërcënohen interesat publike. Se unë vë re që janë kapur institucionet, se mund të flas me shumë përgjegjësi. Edhe përpjeka për të kapur në mënyrë të turpshme edhe Gjykatën Kushtetuese, siç dihet, se si u kap me zgjedhjen antikushtetuese të zonjës Marku dhe me gjithë ato procedura. Pra, për të kapur çdo gjë në këtë vend dhe për të ardhur në një situatë që kemi një Parlament njëpartiak, nëse me thoni që është dypartiak, atëherë iu kërkoj falje, kur kemi një qeveri që komandon Parlamentin dhe kur kemi një Parlament që miraton ligje preferenciale për njerëz të caktuar, jashtë çdo standardi kushtetuese, në shkelje edhe të parimeve themelore të barazisë dhe konkurrencës dhe në një shkelje të madhe të interesit të publikut. Duhet të kemi parasysh që jam Presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur historia e Shqipërisë, jo vetëm për arsye se kompetencat e Presidentit që nga viti 2008, kur u bë ajo ndërhyrje e shpejtë dhe skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë bërë në mënyrë që të dobësohen themelet e shtetit të së drejtës dhe të forcohet pushteti i ekzekutivit, i Kryeministrit dhe i partisë. Atëherë u bën edhe listat e mbyllura të deputetëve, të cilët janë më shumë pronë e kryetarëve, sesa janë përfaqësues të votës së qytetarëve. Kështu që tek unë gjithmonë prevalon atdhedashuria, përgjegjshmëria.

    Gjithmonë kam bërë çdo gjë për t’i shmangur konfliktet dhe jo për t’i krijuar konfliktet. Nëse, për shembull, do të merrnim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë dhe është një nga arritjet e mia personale për interes të vendit, u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm të 5-6 viteve më parë, që u votua me 140 vota, për arsye se në ato kohë shumica e aktorëve të tjerë politikë bënin lojëra, për të krijuar një krizë dhe vetëm ai votim dha rekomandimin pozitiv për Shqipërinë, për çeljen e negociatave. Po të marrim rastin e Gjykatës Kushtetuese, unë e kam paralajmëruar me kohë se synohet të arrihet këtu dhe kam kërkuar prej kohësh që të bashkëpunohet për të mos arritur këtu ku jemi, ku vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe kujt i intereson kjo gjë? Qytetarëve shqiptarë kurrë nuk iu intereson, institucioneve të pavarura kurrë nuk iu intereson, investitorëve vendas dhe të huaj kurrë nuk iu intereson. Kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Dhe gjithmonë Presidenti ka qenë 3 hapa para për ta shmangur konfliktin. Kam kërkuar bashkëpunim, po nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Janë përpjekur ta vendosin Presidentin para faktit të kryer, sepse qëllimi ka qenë një dhe mbetet një: kapja e Gjykatës Kushtetuese.

    Marrim rastin e tanishëm, se nuk para e thonë këtë gjë, se nuk iu intereson, ata e çuan Presidentin në “Venecia”, nuk e çoi Presidenti edhe për mënyrën e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Dhe “Venecia” e ktheu përgjigjen shumë qartë, duke thënë se Presidenti kishte vepruar në mënyrën më të qartë dhe foli qartë se kush i kishte krijuar këto konflikte. “Venecia” dha edhe rekomandime të qarta, të cilat këta nuk i respektuan. Presidenti i kërkoi kryetarit të Parlamentit, që hajt çfarë ndodhi, ndodhi, tani të shikojmë përpara. Dhe çfarë bënë ata ditën e fundit të Parlamentit: miratuan ligjin që heq betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që është në kundërshtim me gjithë rekomandimet e “Venecias”.

    Kjo do të thotë se ka një përpjekje të qeverisë për të kapur gjithë Gjykatën e Lartë, por përveç asaj, edhe Gjykatën Kushtetuese përmes Gjykatës së Lartë. Pra kjo tregon kush ka vullnet për të bashkuar dhe kush për konflikt? Tjetra, gjatë Pandemisë. Presidenti bëri çdo gjë për të qetësuar situatën. Opozita reale nuk është në Kuvend dhe vura në lëvizje një organ që nuk është i përshtatshëm për këto çështje, siç është Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të përfshirë edhe zotin Basha. Por çfarë ndodhi? Kur u krijua ideja se po ngrohet koha dhe situata po shkonte drejtësisë, çfarë bëri qeveria? Shkuan dhe hodhën në erë Teatrin Kombëtar.

    Pse, çfarë urgjence kishte dhe kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme? Pra 1300 policë shkojnë në një godinë me artistë në 3 të natës, sepse ka një vullnet për të krijuar konflikt artificial, për t’i kapur institucionet. Presidenti ndonjëherë i rrit tonet, sigurisht pasi për derisa institucionet kushtetuese nuk funksionojnë dhe në rast do të kishte një prokurori serioze, ajo që ka ndodhur me Gjykatën Kushtetuese nuk do të kishte ndodhur. Grupi i strukturuar kriminal në Ministrinë e Drejtësisë sot do të ishte në burg dhe nuk do të guxonte njeri të bënte më manipulime të tilla. Dhe Presidenti nuk do të kishte asnjë arsye të thërriste popullin në 2 mars. Unë e thërras popullin që t’i them zgjohu. Problemi është që po zbrazet Shqipëria nga rritja e varfërisë, pabarazisë nga minimi që i bëhet në vazhdim edhe interesit publik edhe interesit kombëtar. Sa herë që qeveria ka kërkuar një zgjidhje te Presidenti, ai e ka dhënë.

    Në kuptimin e trashëgimisë, ju çfarë Presidenti mendoni se do të dilni? Si e gjetët këtë institucion dhe në çfarë stadi, për zhvillimet demokratike? Si mendoni se do të mbaheni mend si President?

    Unë nuk mund t’i them këto gjëra ende, pasi jam ende në krye të detyrës. Por ajo që mund të them se largimi nga Kuvendi dhe mosfutja në zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë gabime të opozitës. Pas përpjekjeve sistematike të Kryeministrit për të kapur Gjykatën Kushtetuese, duhet të kemi parasysh që Presidenti ishte i vetmi institucion që pengonte të gjitha planet që demokracia shqiptare të binte në një gropë të madhe. Nëse do t’i kisha dhënë notë, do t’i vija notën 10 me yll Kryeministrit tonë, është se ka arritur atë gjë që se ka arritur askush më parë, sepse ka manipuluar raportet ndërkombëtare, që paraqiste situatën këtu sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ndërkohë që ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat, do të na ishin çelur negociatat. Ne jemi në këtë situatë për shkak se politikanët kanë dalë nga kontrolli i popullit. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit dhe përpiqet ta mbajë në presion, ta intimidojë e frikësojë popullin. Kjo është e gabuar dhe nuk është tipari i një vendi demokratik. Por të mos harrojmë se Shqipëria as pas 2025- ës nuk i çelim dot negociatat. Ndërkohë, Serbia i ka çelur negociatat që në vitin 2014, Mali i Zi që në vitin 2012. Mos të harrojmë që në 2006-ën kemi qenë shumë përpara, pra në një kohë të shkurtër këto dy vende na kaluan. Ne nuk i kemi pasur problemet e brendshme të këtyre vendeve dhe është një situatë shumë e keqe se vendi është defaktorizuar në rajon.

    Duke i krahasuar rolet dhe pozicionet që ju keni pasur, atë të Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe aktualisht të Presidentit, por edhe role të tjera, në cilin prej këtyre roleve, ku jeni gjetur më mirë si shtetar dhe si protagonist politik dhe në kuptim të zhvillimeve demokratike? Sot jeni në një pozicion të vështirë, le të themi, apo jeni ndjerë më mirë si President?

    Unë gjithmonë kam zgjedhur rrugën më të vështirë. Unë mund të kisha kaluar me PD-në në vitet ‘90, pasi isha afër me Gramoz Pashkon. Si zgjidhje për t’u angazhuar e ndjeva në një moment të vështirë për të majtën, kur ajo ishte në pikiatë morale. Bindjet e mia kanë qenë gjithmonë socialdemokrate. Në fillim të viteve ‘90 u vu në diskutim lufta antifashiste dhe unë duke qenë nga Skrapari dhe i lidhur me një familje, i lidhur me luftën, pasi kam lindur në një shtëpi që ka qenë spital partizan, e ndjeva pak si cenim të asaj krenarisë së historisë e kështu me radhë. Kam qenë i bindur se të gjithë ikin në një anë, s’ka demokraci. Jam mësuar të zgjedh më të vështirën, kurrë më të lehtën. Sepse nuk do t’i duhesha as vendit, as atyre që kanë simpati për mua.

    Në cilët nga rolet, si President, Kryeministër apo Kryetar Kuvendi, cili i ka realizuar aspiratat tuaja?

    Secili nga rolet ka pasur specifika. Si Kryeministër kam qenë një Kryeministër i suksesshëm po ta shohësh me parametrat e sotëm. E kam marrë drejtimin në një kohë të vështirë, kur ishte PS-ja në krizë. Kam qenë Kryeministër, jo si kryetar partie. Së dyti, kam pasur një opozitë të paparë, me në krye profesor doktor Sali Berishën. Nuk ishte e lehtë të ishe përballë një opozite aq energjike. Institucionet ishin tepër të brishta pas ’97-ës. Dhe gjendja ekonomiko-financiare ishte shumë e vështirë. Nuk kishe mundësi për të marrë kredi më shumë se 200 milionë dollarë. Unë u rizgjodha, por më pas ishte një ritëm i jashtëzakonshëm reformash, që vështirë kanë ndodhur më parë, ndoshta në 2005-2006, kur erdhi PD-ja, që pati një ritëm të fortë ndoshta për shkak të procesit të stabilizim-asocimit. Por atëherë ne kishim një situatë që kryetari i PS-së donte të bëhej President, por në zgjedhje ne kishim bërë një faull në Dushk, ku kishim marrë mandate që nuk na takonin për të kaluar 60% të mandateve. Dhe kushti ishte që Presidenti duhej të zgjidhej me konsensus, pasi në të kundërt do të pengohej integrimi i vendit. Më ofruan që të isha edhe kryetar i Partisë Socialiste, që kryetari i atëhershëm të bëhej President, por unë i thashë bëhu ti Kryeministër, bëhem unë ministër i Jashtëm dhe Presidenti të zgjidhej me konsensus. Çdo situatë ka pasur kënaqësitë e saj. Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar më 1998- 1999, kur organizoja operacionet humanitare kur vinin shqiptarët nga Kosova gjatë luftës. Ajo ka qenë situatë e pabesueshme, as vetë nuk e di si e përballuam. Shteti ishte i varfër, por i mbijetuam falë solidaritetit të Kukësit e Hasit. Përballuam një krizë humanitare të paparë. Në ato momente kam kuptuar që nuk ka situatë të vështirë. Ne nga Skrapari themi kur ka situatë të vështirë, malet tona më të larta. Por sërish ne themi malet tona edhe më të larta.

    Ku ishit në kapërcyell të ndryshimeve në vitet kur ndodhi ndryshimi sistemit?

    Kam qenë në Fakultetin e Ekonomisë, vitin e dytë apo të tretë. Jam zgjedhur sekretar i rinisë. Kam qenë i rinisë, por nuk kam qenë anëtar partie. Në atë periudhë bëmë disa debate në Fakultet, pasi Ramiz Alia dërgonte përfaqësues të partisë për të testuar situatën. Më 8 dhjetor nuk isha ty, pasi ishin studentët në konvikte. Më pas, kur filluan grumbullimet, ishim të gjithë aty dhe kur po zgjidheshin përfaqësuesit për takimin me Ramiz Alinë, më zgjodhën një nga tre përfaqësuesit nga Ekonomiku.

    Pse zgjodhët politikën si rrugëtim?

    Unë them që më zgjodhi politika mua. Ose zgjodhëm njëri-tjetrin.

    Ju thatë që aspironit të ishit pedagog?

    Po ashtu i thosha. Jeta është si të marrë. Ajo që mbaj mend është që i thosha Spiro Dedës, i thosha që kam një hall, jam deputet dhe doja të ikja, më kishin hequr imunitetin, por nuk ikja dot. Më tha çfarë do të bëhesh: politikan, pedagog apo ekonomist? Po i thashë të dyja. Nëse do politikan më tha, nuk duhet të ikësh, pasi ato që do të mësosh këtu tani, nuk ke për t’i mësuar në asnjë universitet të botës. Dhe vërtet ajo ka qenë një periudhë vërtet intensive.