Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Politike

  • Meta riktheu ligjin për “Policinë e Shtetit”/ Reagon Balla: Presidenti merr pjesë në festa kolektive, tregon sa serioz është kur flet për…

    Meta riktheu ligjin për “Policinë e Shtetit”/ Reagon Balla: Presidenti merr pjesë në festa kolektive, tregon sa serioz është kur flet për…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta, i cili ktheu sot për rishqyrtim projektligjin “për Policinë e Shtetit”.

    Në reagimin e tij, Balla shkruan se Meta ditën kthen ligjin për Policinë, ndërsa natën takohet me ish shefat e policisë që sipas tij i quan si të kanabizuar.

    Më tej, socialisti ka përmendur dhe gjobën që ka marrë Meta dhe bashkëshortja e tij, në festën e homoristit Bes Kallaku.

    “Presidenti i Republikës kthen diten ligjin per Policinë e Shtetit, ndersa Ilir Meta takohet naten me ish-shefa policie qe i quante te kanabizuar!

    Ndersa mes dites dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz eshte kur flet për Kushtetute e për ligj”, shprehet Balla.

    Burimi: Panorama.al

  • Reagon PD pas shoqërimit në polici të Kastriot Islamit: Rama hakmarrës i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë

    Reagon PD pas shoqërimit në polici të Kastriot Islamit: Rama hakmarrës i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë

    Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputetit të PD, Kastriot Islami.

    Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një postim shkurt në Facebook, teksa poston një foto të Ramës, shkruan: “Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë…”

    Ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami u shoqërua sot në mbrëmjen nga policia për mosmbajtje të maskës në ambiente publike.

    Mësohet se Islami u ndalua në zonën e liqenit, ku policia pretendon se ai nuk ka pranuar të paraqesë as dokumentin e identifikimit.

  • VIDEO/ “Ordineri u bë modeli në politikën e Ramës”- Ervin Salianji i përgjigjet Kryeministrit: Nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë. Në 25 prill…

    VIDEO/ “Ordineri u bë modeli në politikën e Ramës”- Ervin Salianji i përgjigjet Kryeministrit: Nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë. Në 25 prill…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas ironisë që u i funfit bëri me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

    Salianji shprehet se në politikën e Ramës ordineri u bë model, ndërsa krimin e ka ngritur në piedestal.

    Në përfundim të reagimit të tij, Salianji thekson se Rama nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë dhe antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në 25Prill.

    Reagimi i plotë:

    Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjedhjet Partisë Socialiste!

    Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

    Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

    Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

  • “Nuk ka rëndësi vota”/ Kryemadhi takim me gratë: Rama bën pazar me vendin. Ja pse 25 prilli është një ditë e rëndësishme

    “Nuk ka rëndësi vota”/ Kryemadhi takim me gratë: Rama bën pazar me vendin. Ja pse 25 prilli është një ditë e rëndësishme

    Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka rëndësi vota, por rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimi i shpopullimit.

    Gjatë një takimi me gra dhe vajza në qytetin e Durrësit, Kryemadhi kërkoi më shumë angazhim të tyre në politikë.

    “Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa mirëqenia në familjet tuaja. Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa ndalimi i shpopullimit. Sot një nga plagët që kemi është largimi i të rinjve dhe të rejave. Takova gratë naftëtarë në Fier dhe paradoksi më i madh që ndodhte në Ballsh ishte se më shumë se 20 muaj atyre nuk i ishin paguar pagat dhe nëse nuk paguanin energjinë apo ujin, ato i ndërpriteshin brenda dy ditësh. Strabizimi i sjelljes së politikës karshi qytetarëve është e jashtëzakonshme.

    Ne duam ti japim Durrësit imazh të ri, jo imazh politik, por një imazh të duhur. Neë duam që përfshirja tuaj mos jetë politike, por edhe në vendimmarrje. Ajo që duam është jo thjesht për të kërkuar votën për LSI, por duke na dhënë ide si të realizojmë një plan për zhvillimin e qytetit të Durrësit”, u shpreh Kryemadhi.

    Kryemadhi tha se 25 prilli është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, pasi duhet të votojnë kundër një të keqe, që sipas saj është Edi Rama.

    “25 prilli është një ditë e domosdoshme për të bashkëbiseduar me çdo qytetar dhe për të votuar kundër Edi Ramës dhe sektit të tij që është kthyer në një elem3ent grabitës. Një shtet i dobët çon drejt inekzistencës një komb.

    Një kryeministër që bën Pazar me vendin, me kufijtë me jetën e qytetarëve nuk është më kryeministër, por një sharlatan që duhet larguar një orë më parë”, u shpreh Kryemadhi.

  • Tensione jashtë Kuvendit/ Pamjet nga përplasja ku Halit Valterit tenton t’i gjuaj Damian Gjiknurit

    Tensione jashtë Kuvendit/ Pamjet nga përplasja ku Halit Valterit tenton t’i gjuaj Damian Gjiknurit

    Në një kohë në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputeti të opozitës dhe atij të PS-së.

    Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka pasur një përplasje me deputetin e PS, Damian Gjiknuri, i cili ka tentuar t’i gjuajë.

  • Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit/ Ja kush janë 45 emrat e propozuar nga degët e PD

    Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit/ Ja kush janë 45 emrat e propozuar nga degët e PD

    Ndërsa sot Partia Demokratike do të zhvillojë sot zgjedhjet në Durrës për kandidatët, publikohet edhe lista për Elbasanin, një nga qarqet më të rëndësishëm të vendit.

    Me 14 mandate dhe prurjet e anëtarësisë së PD për kandidatët potencialë për deputetë, janë të larta.

    Anëtarësia do të votojë nesër për 45 individualitete në qark.

    Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë.

    Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Elbasan në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

    Dega ELBASAN

    1. ANILA BISHQEMI
    2. ANITA DUHANXHIU
    3. AUREL BYLYKBASHI
    4. BESA ZHUPA
    5. DURIM ÇEKREZI
    6. EDMOND BIÇOKU
    7. ELIONA GREMI
    8. ELIOR VILA
    9. ELSA GEGA
    10. ENDRI HASA
    11. ETLEVA HAXHIHYSENI
    12. LORENC HASTOPALLI
    13. LUÇIANO BOÇI
    14. MIMOZA HASEIKU
    15. QANI XHAFA
    16. SHEFQET DELIALLISI
    17. SONILA DAIU
    18. TAULANT ZENELI
    19. ZAMIR MUZHAQI
    20. ZHENI GJERGJI

    GrupDegët CËRRIK dhe PEQIN

    1. AGUSH CERRIKU CËRRIK
    2. ARBJOLA HALIMI CËRRIK
    3. DASHNOR SULA PEQIN
    4. IBRAHIM SAKO CËRRIK
    5. NADIRE ASLLANI CËRRIK
    6. SOKOL ELEZI PEQIN

    Dega GRAMSH

    1. ARMIR XHANGOLI
    2. ARMANDO KLLOGJERI
    3. IRENA PROGNI
    4. LOREN GLLAVINA
    5. LULJETA TOÇILA

    Dega LIBRAZHD

    1. ANXHELINA MANA
    2. ARBEN KOXHA
    3. ERLIND GURRA
    4. ILIRJAN META
    5. NDRIÇIM LILA

    Degën BELSH, Qarku ELBASAN:

    1. BLERIM KUQJA
    2. DRITAN CANI
    3. FITIMTAR ZEKTHI
    4. LUMTURI FERHATI
    5. MEHDI SHEHU

    Dega PRRENJAS

    1. ARDIAN ZENELI
    2. BAJAZIT KARRIQI
    3. FERIT KUSHTA
    4. NARTI MUÇMARA

    Deri tani votimet kanë përfunduar në degët e PD në 6 qarqe, konkretisht në Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ndërsa sot ka nisur votimi në Qarkun e Durrësit.

  • Ambasadori gjerman tjetër apel ndaj politikës: Respektoni “5 qershorin”, koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë

    Ambasadori gjerman tjetër apel ndaj politikës: Respektoni “5 qershorin”, koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë

    Në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanive, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përcjellë një mesazh edhe për zhvillimet politike në Shqipëri, duke apeluar sërish palët të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

    Auipas tij zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 25 prill janë kyçe për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

     “Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende” shprehet Ambasadori.

    Mesazhin Ambasadori e përcolli gjatë pritjes së organizuar për këtë  përvjetor jubile që për shkak të pandemisë ishte e kufizuar.

    Mesazhi i plotë i ambasadorit:

    Të dashur miq, këtu në kopësht dhe në ekran, sot festojmë një ditë të veçantë të Bashkimit të Gjermanisë. Kanë kaluar 30 vjet, prej se Gjermania është ribashkuar, pikërisht më 3 tetor 1990. Premisa ishte rënia e Perdes së Hekurt, pasoja rezultoi të ishte edhe ribashkimi i Evropës. Vetëm para pak javësh, në korrik, kemi kujtuar këtu, në rrugën e ambasadave në Tiranë, dyndjen e para 30 vjetëve të mijëra njerëzve nëpër ambasada në datën 2 korrik 1990 – edhe Shqipëria ia niste krejt nga e para dhe rikthehej në komunitetin e shteteve evropiane pas daljes nga izolimi.

    Pritja e madhe e përvitshme me rastin e 3 tetorit nuk do të mund të organizohet për shkak të pandemisë së Coronës. Ndaj në emër të shumëkujt dëshiroj të përshëndes këtu disa partnerë të veçantë:

    Në njërën anë istitucionet gjermane aktive në Shqipëri (DAAD, DIHA, FES, DW, GIZ, GZ, KAS, KfW, ZfA). Ju falënderoj për punën tuaj të angazhuar në vend dhe për bashkëpunimin tonë të mirë.
    Në anën tjetër përshëndes bashkëkombas të tjerë gjermanë, që punojnë në organizata ndërkombëtare apo në ekonomi, në përfaqësim të komunitetit gjerman.
    Në mënyrë të veçantë kam kënaqësinë e pranisë së znj. Dr. Irida Laçi-Lika, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. – E dashur znj Laçi, përfaqësoni sot këtu mbarë Shqipërinë zyrtare e veç kësaj flisni edhe shumë mirë gjermanisht!
    Si një të ftuar të veçantë nderi kam kënaqësinë të përshëndes kolegen time franceze, Ambasadoren Christina Vasak. E dashur Christina, pak para përfundimit të veprimtarisë tënde të suksesshme në Tiranë dëshiroj të të falënderoj edhe njëherë shumë përzemërsisht për bashkëpunimin besimplotë mes dy ambasadave tona si dhe të të uroj gjithë të mirat në stacionin tënd të radhës! Dhe prania jote këtë mbrëmje nuk përfaqëson vetëm partneritetin e ngushtë gjermano-francez, por – kushtëzuar nga kufizimet e virusit Corona – edhe të gjithë miqtë dhe partnerët diplomatikë dhe ndërkombëtarë, për të cilët do të kishim dashur shumë të kishin qenë këtu.
    Këtu mungon edhe një numër i madh partnerësh të tjerë, duke përmendur në mënyrë të veçantë ata të shoqërisë civile shqiptare prej fushave të ndryshme – kontakti me ta ka për ne gjithnjë rëndësi maksimale.
    Të dashur miq, i kthejmë sytë pas drejt një viti të jashtëzakonshëm me një barrë të rëndë për Shqipërinë dhe mbarë botën. Në fillim tërmeti, pastaj pandemia e Coronës, që po na mban mbërthyer të gjithëve.

    Pak gjëra kanë mbetur siç ka qenë, por shqiptarët edhe gjatë kësaj krize përjetuan, si Bashkimi Evropian është partneri i tyre strategjik, i besueshëm e solidar: mbështetja për tërmetin dhe programet e rindërtimit pas tij, asistenca akute në përballjen me Coronën në sektorin e shëndetësisë, prgramet afatgjata në zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike – Bashkimi Evropian ecën para dhe qëndron i palëkundur në anë të Shqipërisë.

    Gjermania plotëson këtë punë të dallueshme të Bashkimit Evropian përmes projekteve dypalëshe gjermano-shqiptare. Angazhimi ynë i fuqishëm në vend përfaqësohet simbolikisht nga institucionet gjermane të mbledhura këtu; vetëm në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një milliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë në donatorin bilateral më të madh në vend. Edhe në kontekstin e ndihmës, që vijon ende në funksion të përballjes me tërmetin dhe pandeminë, ne marrim pjesë me kontribute të qenësishme.

    Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona – jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së.

    Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

    Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende.

    Më lejoni që në mbylje t‘i hedh një vështrim kulturës, shkollës dhe arsimit. Pandemia e Coronës preku veçanërisht rëndë shkollat dhe universitetet, teatrot dhe sallat e koncerteve. Bashkëpunimi gjermano-shqiptar vazhdon të jetë i ngushtë dhe për ne është kënaqësi që për gjuhën dhe kulturën gjermane në Shqipëri ka kaq shumë interes. Muajin tradicional të Tetorit Gjerman do ta kemi edhe këtë vit megjithë Coronën. Rreth larmisë në oferta aktivitetesh online apo open-air informohuni në aplikacionin tonë ‘Tetor Gjerman’ dhe në faqen e internetit www.tetori-gjerman.com!

    Sado të vështirë e kemi heqjen dorë nga të festuarit me qindra miq, po aq e qartë është për ne, që vetëm të gjithë së bashku mund t’i kufizojmë pasojat e Coronës. Na ndihmoni ju lutem që përmes respektimit të rregullave të higjenës – para së gjithash distancë, maskë dhe larje duarsh – të mbroni veten dhe të tjerët. Rreziku Corona nuk është larguar. Në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës duhet të kemi shumë durim. Ndaj le ta mbështesim personelin mjekësor, që është duke punuar në kufijtë e vet, duke patur një qasje të përgjegjshme ndaj realitetit të ri të Coronës.

    Dhe tani le të trokasim gotat për miqësinë gjermano-shqiptare! Gëzuar!

  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Në rendin e ditës ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Në rendin e ditës ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot  për të futur në rend të ditës ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

    Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

    Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

  • “Ose me gjuhën e politikës, ose me përvoja të dhimbshme”/ Erdogan kërcënon Greqinë, të hyjë në bisedime mbi pretendimet në Mesdhe

    “Ose me gjuhën e politikës, ose me përvoja të dhimbshme”/ Erdogan kërcënon Greqinë, të hyjë në bisedime mbi pretendimet në Mesdhe

    Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Greqinë të hyjë në bisedime mbi pretendimet territoriale në Mesdheun lindor, përndryshe do të përballet me pasoja.

    “Ata ose do të kuptojnë gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në terren me përvoja të dhimbshme,” tha ai në ceremoninë e hapjes së një spitali në Stamboll.

    Ankaraja po konfrontohet me Greqinë dhe Qipron për të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor.

    Të gjitha palët kanë mobilizuar forca detare dhe ajrore për të ritheksuar pretendimet e tyre në rajon.

    “Ata do të kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për të grisur hartat dhe dokumentet e pamoralshme të imponuara,” shtoi zoti Erdogan, duke iu referuar zonave të shënjuara nga Greqia dhe Qiproja si zona të tyre ekonomike detare.

    Ai theksoi se Turqia është “e gatshme për çdo eventualitet dhe rezultat”.

    Ndërkohë, media turke njoftoi për tanke që po lëviznin drejt kufirit grek. Gazeta “Cumhuriyet” tha se 40 tanke po transportoheshin nga kufiri sirian për në Edrene të Turqisë veriperëndimore dhe publikoi fotografi të automjeteve të blinduara të ngarkuara në kamionë. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për këtë lëvizje të raportuar nga media.

    Komentet e presidentit turk vijnë pas njoftimeve të NATO-s se oficerët të Greqisë dhe Turqisë kanë nisur diskutime teknike për të ulur rrezikun e konfliktit të armatosur ose aksidenteve.

    Të dy aleatët e NATO-s janë përfshirë prej javësh në një ngërç tensionesh në Mesdheun lindor, ku Turqia po eksploron tabanin e detit për rezerva energjetike, në një zonë që Greqia e konsideron si shelfin e saj kontinental.

    Ankaraja thotë se ka çdo të drejtë të eksplorojë atje dhe akuzon Athinën se po përpiqet të rrëmbejë padrejtësisht një pjesë të burimeve detare.

    Ndërkohë, luftimet e simuluara midis avionëve luftarakë grekë dhe turq mbi Detin Egje dhe Mesdheun lindor janë shtuar./ VOA

  • “Edi Rama dështoi me sukses”/ Shpërthen Malaj: Socialistët ta shporrin pasi…

    “Edi Rama dështoi me sukses”/ Shpërthen Malaj: Socialistët ta shporrin pasi…

    Ish ministri dhe ish deputeti socialist, Arben Malaj është i mendimit se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka dështuar këto dy mandate, ndaj dhe duhet të largohet.

    “Fatkeqësisht 7 vite janë edhe statistikisht të mjaftueshme për të konformuar se Rama ka “dështuar me sukses”.

    Kryesorja sepse Rama nuk ka formim shtetformues, vepron me spontanitet dhe arrogancë. I përcakton dhe ndryshon investimet publike në mënyrë spontane.

    Vendos afate spontane për përfundimin e projekteve kur e dëshiron Rama për përfitime elektorale edhe pse çdo investitor ka një kontratë ligjore për afatet e detyrueshme kontraktuale.

    Emëron, pushon dhe ri-emëron “mercenarë” deri edhe nëpër bashki, duke mbivendosur postin e kryetarit të Rilindjes mbi postin e kryeministrit të vendit.

    Edhe për mungesë të njohurive baziketë domosdoshme të funksionimit te shtetit dhe të ekonomisë, Rama rrezikon të rezultojë jo vetëm një kryeministër i dështuar”, shprehet ai për “KJ”.

    Ai thotë se socialistët duhet të dalin kundër Ramës.

    “Pak ditë më parë disa ish-figura deri emblematike të republikanëve dolën hapur pro kandidatit demokrat Biden për president të SHBA në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

    Kur media pyeti një ish-governator republikan pse dilte kundër Trump, ai qartësoi se: “Përgjegjësia ndaj vendit tim është më e madhe se besnikëria ndaj Partisë Republikane”.

    Votimi unanim për ndryshimin e kushtetutës nga deputetët e Ramës, nëse do të pengojë çeljen e negociatave për Shqipërinë mund të rezultojë turpëruese për PS-në.

    Të humbasësh mundësinëe çeljes së negociatave gjatë presidencës gjermaneështë pa përgjegjshmëri kryeministrore ndaj prioritetevejetike të kombit shqiptar.

    Shtatori do të jetë një test konkret dhe real për Ramën, në qoftë se si gjithmonë do të vendosë interesat e vendit mbi interesat e mbijetesës së tij personale”, shprehet Malaj.

    “Zgjedhjet parlamentare dhe vendore 2017 pa konkurrentë, shkalla e ulët e pjesëmarrjes, shkalla e lartë e votave kundra kandidateve personal të Ramës dhe sidomos numri i pa parashikueshëm i votova protestë, ku votuesit shpreheshim me epitetet denigruese ndaj kandidateve te tij për kryetar bashkie, janë prova të mjaftueshme të kuptohet se fushata e Rilindjes në 2021 nuk do të jetë për socialistët apo të majtët, por vetëm për mbrojtjen e Ramës, të ministrave e mercenarëve të tij problematike të shpërndarë në qelizat kanceroze të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, ku janë shpërdoruar qindra milionë dollarë dhe ku është vrarë shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.

    Rama do të bëj të pamundurën për të penguar funksionimin normal të jetës parlamentare dhe politike të Shqipërisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve 2021.

    Ndoshta në murin e zyrës, në muajt e fundit të qeverisë së tij të dështuar, Rama në vend te fletëve plotë zhargavina – mund të vendos fabulën e Ezopit se: “Miqësia me njerëzit e ligj përfundon gjithmonë keq”.

    Rama nuk bashkëqeverisi me socialistët dhe njerëz të mirë, që e duan dhe përkushtohenpër vendin e tyre, por bashkëqeverisi me jo pak individë problematik, në çdo qelizë të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, disa prej të cilëve ishin kriminel me apo pavendim gjykate”, vijon ai.