Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pd

  • Ahmetaj për programin ekonomik të PD: Do falimentonte Shqipëria që vitin e dytë të mandatit, si platforma e Sudes “me ne fitojnë të gjithë!”

    Ahmetaj për programin ekonomik të PD: Do falimentonte Shqipëria që vitin e dytë të mandatit, si platforma e Sudes “me ne fitojnë të gjithë!”

    Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj komentoi planin ekonomik të PD-së duke u shprehur se me atë program Shqipëria falimenton që vitin e dytë të mandatit.

    Ahmetaj tha që të realizohej programi i opozitës do të duhej një rritje ekonomike 25 për qind. Ai e krahasoi programin e këtij viti të opozitës me atë të PD-së të partnerizuar me Suden, ku motoja ishte “Me ne fitojnë të gjithë”.

    “Është një tallje e madhe me shqiptarët. E çon defiçitin e skemës së pensioneve në gati 830 mln dollarë. Përtej kësaj kemi të gjithë heqjen e taksave. Që ky program të funksionojë duhet të rritet ekonomia me 25 për qind dhe të ardhurat me 25 për qind. Praktikisht Shqipëria falimenton në vitin e dytë të një mandati të pamundur të këtyre. Më kujtohet platforma e dikurshme e qeverisë së PD të partnerizuar me Sudjen, “me ne fitojnë të gjithë”, the pastaj falimenton Shqipëria”, u shpreh ministri Ahmetaj.

    Duke folur mbi taksën progresive të aplikuar nga qeveria, Ahmetaj tha se kjo taksë favorizon shtresën e mesme dhe ata me të ardhura të ulëta.

    “Pikëspëpari progresiviteti është në favor të klasës së mesme dhe shtresës që ka të ardhura më të ulëta. Sot që flasim mund të numërojmë 960 milionë dollarë të kaluara në xhepat e familjeve të klasës së mesme. Taksa e sheshte favorizon një pakicë, që ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër, një pjesë e mirë e tyre na kanë votuar, por në korrektesë të filozofisë ajo pjesë duhet të mbajë një marrë më të madhe fiskale se sa 95 për qind e të punësuarve”, tha ai.

  • Nga miniera në parlament, kandidati i pavarur: Nuk bashkëpunoj me PD-PS, ka një hile për firmat

    Nga miniera në parlament, kandidati i pavarur: Nuk bashkëpunoj me PD-PS, ka një hile për firmat

    Elton Debreshi kërkon që të ulet në një nga 140 vendet e parlamentit pas datës 25 prill. Kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, në një intervistë në A2 tregon arsyet se përse e kanë shtyrë drejt këtij vendimi për të kaluar nga galeritë e kromit në sallën plenare.“Nisma jonë nuk kishte pikësynimin për të hedhur kandidaturën për deputet sepse nuk kishte shumë interes. Ama ne kishim interesin për statusin e minatorit”, tha Debrashi,Për të garuar në zgjedhje si i pavarur duhet 3 mijë firma dhe Debreshi tregon se krahas kushteve klimatike, ka edhe një vështirësi proceduriale për arritjen e këtij objektivi.“Prisnim vendimin e KQZ-së që të sillte fletë formatin dhe këtu ka një hile pak si të vogël ndaj kandidatëve të pavarur, sepse duan ta vështirësojnë aq shumë sa mos të ketë mundësi”.Hyrja apo jo në parlament do të varet nga votat që do të mund të mbledh në qarkun e Bulqizës, por Debreshi sheh te vetja një avantazh ndaj rivalëve politikanë.“Një deputet që mund të jetë goxha i mirë nga ana e dijes apo nga ana juridike, por nuk ka qenë kurrë punëtor dhe nuk e di kurrë hallin e punëtorëve. Kemi dy politikanë ose dy partitë që janë të pangopura me pjesën e punëtorëve të tërë Shqipërisë, jo vetëm të Bulqizë. Jemi të zhgënjyer totalisht me partitë politike”.Suksesi në elektorat do të shihet pas datës 25 prill dhe që tani kreu i sindikatës hedh poshtë bashkëpunimin me forcat politike, qofshin ato tradicionale, qofshin ato të sapo krijuara.

  • Nese zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin sot, kush do i fitonte sipas jush?

    Nese zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin sot, kush do i fitonte sipas jush?

    Nese zgjedhjet e 25 prillit do te mbaheshin sot, per kë parti do te votonit?

    [os-widget path=”/klikoje/sipas-jush-kush-do-i-fitoj%C3%AB-zgjedhjet-n%C3%AB-25-prill-2021″]

    Nëse keni klikuar “Parti të tjera”, komentoni partinë që do të votonit!

  • “Mendova për djalin e vogël, nuk do e shihja më…”/ Jozefina Topalli kujton kërcënimet me armë në vitin ‘97

    “Mendova për djalin e vogël, nuk do e shihja më…”/ Jozefina Topalli kujton kërcënimet me armë në vitin ‘97

    Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në “News24”, ku u fol për angazhimin e grave në politikë, Topalli kujton momente tmerri, me kallash mbi kokë në fushtë elektorale dhe e vetmja gjë që i shkoi ndër mend ishte vetëm të dëgjonte zërin e djalit të saj, atëherë vetëm 3 vjeç.

    Ajo më tej shprehet edhe për situata kur përplasjet brenda opozitës kanë qenë nën një presion të fortë, deri kur vendosi të largohet nga Partia Demokratike si edhe flet për ditët e para që ka hyrë në këtë formacion politik.

    Bashkë me Topallin kanë shkëputur përjetimet e tyre, jo gjithmonë të këndshme ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

    Burimi: BalkanWeb

  • Denoncimi i PD: Fondet u vodhën dy herë brenda vitit/ “Avulluan 587 mln lekë për rindërtimin e shkollës në Thumanë”

    Denoncimi i PD: Fondet u vodhën dy herë brenda vitit/ “Avulluan 587 mln lekë për rindërtimin e shkollës në Thumanë”

    Partia Demokratike ka denoncuar vjedhjen e fondeve për rindërtimin e një shkolle në Thumanë, e cila u shemb si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

    Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se fondet për shkollën “Ramazan Jongozi” u vodhën dy herë.

    “Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve”, shprehet Gjata.

    Deklarata e plotë e Çlirim Gjatës

    Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë.

    Natën e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Thumana përjetoi një tragjedi, në të cilën humbën jetën dhjetëra njerëz, fëmijë, nëna e baballarë. Kjo humbje e madhe për familjarët, por edhe për ne si bashkëqytetarë të Shqipërisë, erdhi për shkak të neglizhencës dhe shpërdorimit të fondeve nga qeveria dhe bashkia e Krujës.

    Sigurisht që “Hajdutët e Fatkeqësive” nuk kanë lëvizur asnjë gisht për të bërë drejtësi për këtë ngjarje. Madje, ata janë angazhuar duke lëvizuar çdo gurë për të bërë të mundur zvarritjen e hetimeve.

    E merrni dot me mend se çfarë tragjedie do të kish qenë nëse një tërmet i ngjashëm do të kishte rënë gjatë orëve të paradites, ku të gjithë fëmijët e shkollës “Ramazan Jangozi”, të gjendeshin në klasat e tyre?

    Ne kemi qenë edhe më herët në këtë shkollë për të denoncuar neglizhencën, vjedhjen e fondeve dhe sjelljen kriminale të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që i gjen kudo, si në qeveri, si në pushtetin lokal. Në fakt, ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit!

    Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

    Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

    Pyetja që ngremë sot është:

    Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie?

    Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.

    Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë.

    “Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit.

    Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO!

    Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.

    Burimi: Panorama.al

  • Reagon PD pas shoqërimit në polici të Kastriot Islamit: Rama hakmarrës i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë

    Reagon PD pas shoqërimit në polici të Kastriot Islamit: Rama hakmarrës i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë

    Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputetit të PD, Kastriot Islami.

    Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një postim shkurt në Facebook, teksa poston një foto të Ramës, shkruan: “Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë…”

    Ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami u shoqërua sot në mbrëmjen nga policia për mosmbajtje të maskës në ambiente publike.

    Mësohet se Islami u ndalua në zonën e liqenit, ku policia pretendon se ai nuk ka pranuar të paraqesë as dokumentin e identifikimit.

  • ”Ke folur keq për Ramën”, kryefamiljari në Fushë-Milot: Jetojmë ende në çadër/ Denoncimi i PD

    ”Ke folur keq për Ramën”, kryefamiljari në Fushë-Milot: Jetojmë ende në çadër/ Denoncimi i PD

    Partia Demokratike denoncon një rast diskriminimi në Fushë-Milot teksa familja Gjoni në Fushë-Milot, banesa e të cilës është shkatërruar nga tërmeti, për thuajse 1 vit jetojnë në çadër.

    Gruaja e familjes, Donika Gjoni thotë se ka shkuar tek Kryqi i Kuq në Laç dhe nuk i kanë dhënë lekët pasi burri i saj kishte folur keq për Ramën. Nga ana tjetër burri i saj dhe kryefamiljari, Vikor Gjoni sqaron se vetë inxhinierat e qeverisë i kanë nxjerrë shtëpinë DS3, kurse tani i kërkojnë inxhinier privat.

    Ai i bën thirrje qeverisë që të japë 5 milionët dhe të vijnë t’ia rindërtojnë shtëpinë. Ndërkohë VIktor Gjoni denoncon se prej kohës kur ka shkuar e ka vizituar Basha i është mbyllur çdo derë institucioni. Madje thotë se kryetarja e Bashkisë i ka bërë edhe presion.

    DENONCIMI I PD NË FUSHË-MILOT

    Belind Këlliçi: Jemi sot sërish në Fush-Milot, në shtëpinë dhe familjen e Viktor Gjonit. Vetëm para një muaji kemi bërë publik rastin e tij. Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore mbi të gjitha, me vajzën adoleshente 16 vjeçare të sëmurë në të cilën Viktori tashmë prej një viti është i detyruar që së bashku me bashkëshorten Donikën të jetojnë ende në çadër. Viktori dhe shumë familje të tjera, me dhjetëra dhe qindra familje të tjera që sot jetojnë ende në çadër, pas rasteve që janë bërë publike nga ana jonë, kanë pritur në një reagim të qeverisë dhe në një reflektim të Edi Ramës. Por se si ka reflektuar Edi Rama dhe qeveria është më mirë ta dëgjoni vetë në rastin e kësaj familjeje. Zonja Donika, çfarë ndodhi para pak ditësh që po na tregonit qëparë?

    Donika Gjoni: Para pak ditësh, ika në Laç tek Kryqi i Kuq për të marrë ato lekë që më kanë thënë.
    Belind Këlliçi: Te zyrat e Kryqit të Kuq?

    Donika Gjoni: Po, po, te zyrat e kryqit të kuq, më thanë që burri yt ka fol për kryeministrin Edi Rama shumë ashpër, thashë unë nuk e di, më vjen shumë keq po nuk e di.

    Blenid Këllici: Po ç’punë kishte zonje e kryqit të kuq me burrin tënd që ka fol për…?

    Viktor Gjoni: Është koordinatore e Kryqit të Kuq.

    Donika Gjoni: Është në punë ajo aty.

    Blenid Këllici: Po çi duhet asaj?

    Donika Gjoni: Nuk e dimë atë gjë edhe thash unë nuk di gjë se ai është burrë, bën ç’bën nuk e di, ti thashë më njeh shumë mirë më di hallin, po tha ta di hallin, më di thash se unë nuk merrem me asnjë lloj llafi fare thash po më vjen shumë keq, thashë vajzën e kam të sëmurë, unë thash prej jush kam thënë faleminderit. Lekët thash nuk i kam prish kot, nuk i kam harxhuar kot, i kam çuar në shtëpi e kam vizituar vajzën kam kryer punët, hallet e mija.

    Blenid Këllici: Viktor, a u vure në dijeni se çfarë ka ndodhur nga ai moment?

    Viktor Gjoni: Unë u vura në dijeni sa mbaroi punë kjo atje erdhi me çekun ke banka pasi mbaroi punë ke banka më thotë mua kështu, kështu më ka thënë Vojsava. Vojsava është nusja e një shoku tonë këtu. I thashë po çlidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë me Edi Ramën, jo tha kështu më tha Vojsava. Tashti, Vojsava ka thënë shprehimisht, Viktori ka shkruar, ka fol, ka sharë qeverinë dhe Edi Ramën, nga kjo arsye nuk duhet t’i drejtohet Kryqit të Kuq për asnjë lloj ndihme. Se ku qëndron qëllimi i punonjësve të Kryqit të Kuq, unë nuk e di. A do të mi heq mua dhe t’ia japin dikujt tjetër, apo se si është puna atyre, e kanë intimidim nga Edi Rama direkt, unë nuk e di. Atë ta zgjidhi Edi Rama, se Edi Rama është vetë zot vetë shkop, nuk pyet për njeri ai. Arsyeja që ka ardhur Lulzim Basha këtu nga arsyeja që unë jam i djathtë, mua nuk më pret më as kryetarja e bashkisë, as zyrtarët e bashkisë, as zyrtarët e qendrës administrative, asnjë. Unë po sulmohem nga të gjithë. Kjo shtëpia ime, shtëpia ime është nxjerrë me DS3 me inxhinierat e Edi Ramës pas tërmetit. Më ka bë presion kryetarja e Bashkisë, më ka thënë 5 milion merri ose s’do t’i marrësh më. O kam marrë, ku t’i çoj. I bëj thirrje kryeministrit do t’i jap 5 milionat ty dhe të vij të më bëj shtëpinë, të vijë ta riparojë ai. Dhe më kanë thënë me marr inxhinier privat për me bo preventimin çfarë riparimi do kjo. Të vijnë inxhinierat e Edi Ramës, mos ta paguaj unë inxhinierin, të vijnë inxhinierat e Edi Ramës dhe ta riparojnë me 5 milion.
    Belind Këlliçi: Pasi ne kemi bërë publike rastin tënd, nga qeveria ose bashkia ke marrë ndonjë mbështetje?

    Viktor Gjoni: Bile, bile më është mbyll dera.

    Belind Këlliçi: Pra, të është mbyllur dera dhe te Kryqi i Kuq?

    Viktor Gjoni: Mbasi ka ardhur Lulzim Basha, unë më është mbyll dera e çdo institucioni, atje ku kam trokit unë, te bashkia për shembull, te qendra administrative, përfundimisht edhe te Kryqi i Kuq. Se ça lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie. Tani meqë i kontrolloka Edi Rama dhe shoqatat e bamirësisë pres nga Zoti, pres të madhin Zot.

    https://www.facebook.com/watch/?v=784374882342761
  • Basha shkon në Kurbin viziton familjen Gjoni që jeton prej një viti në çadër në kushte të rënda. Viktor Gjoni: Jemi të dëshpëruar. Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lekë borxh

    Basha shkon në Kurbin viziton familjen Gjoni që jeton prej një viti në çadër në kushte të rënda. Viktor Gjoni: Jemi të dëshpëruar. Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lekë borxh

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në qytetin e Kurbinit, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit. Prej 10 muajsh, ai jeton në çadër së bashku me familjen e tij, teksa ky do të jetë dimri i dytë për të jashtë shtëpisë, që vijon të mbetet e dëmtuar rëndë.

    https://www.facebook.com/watch/?v=667862940817167

    Fëmijët e Gjonit kanë të marrë të ftohur nga jetesa për një kohë të gjatë në çadër. Ai është detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij.
    Prej 7 vitesh, Viktori si kryefamiljar nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç gjendjes shëndetësore të fëmijëve, atij i është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë. Si ndihmë nga shteti, ai merr një shumë qesharake prej 39 mijë lekësh të vjetra, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e përditshme.
    Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Ky gjashtë muajsh do të jetë një periudhë e vështirë për qytetarët shqiptarë, në veçanti për ata që këtë dimër, do ta kalojnë sërish në çadër.

    Biseda:

    Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.
    Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?
    Viktor Gjoni: Po!
    Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?

    Viktor Gjoni: E ka vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Ky lloj shteti fjalë ka shumë. Unë për vete i kam pa dhe i kam vuajtur premtimet e këtij. Sepse unë para 2013-ës këtu në katund, kam punuar në të zezë, kam punuar. Po i kam punuar, i kam marrë 100 mijë lekë në muaj, i kam marrë 10 ditë pune. Nga 2013 që ka hipur ky në pushtet si pasojë e asaj taksës që thuhet taksa progressive, nuk ka pasur munësi kush me më dhënë një ditë punë më. Ku me ngrënë bukë, duke u munduar për të mbijetuar. Tani vetëm në dorë të madhit Zot. Se për dorë të tij, jo unë por kanë mbaruar të paktën 70% e robvë. Janë me biznese dhe janë duke u qarë. Shkoj me marrë një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i japësh ëdhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky, edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër.

  • “I qëndroj marrëveshjes”/ Monika Kryemadhi: Pas 25 prillit, Lulzim Basha do jetë kryeministër

    “I qëndroj marrëveshjes”/ Monika Kryemadhi: Pas 25 prillit, Lulzim Basha do jetë kryeministër

    Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi se i qëndron marrëveshjes me Lulzim Bashën. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi përsëriti qëndrimin e saj se nëse opozita fiton Basha do të jetë kryeministër.

    Kryemadhi tha po ashtu se motoja e LSI në këto zgjedhje do jetë: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”.

    Po flisnin për listat ku me sa duket LSI do dalë me lista të ndara, po për sloganin keni menduar?

    Kryemadhi: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve” sot çështja e shpopullimit është një nga çështjet më të mëdha dhe një nga sfidat që ka LSI: Si do i rikthejmë këta njerëz? Nëse nuk bëjmë gjënë e parë të ngremë barrierë ndaj shpopullimit.

    Si do ndahet pjesa e kryeministrisë nëse fitoni zgjedhjet?

    Kryemadhi: Unë e kam bërë të qartë dhe i qëndroj deklaratës sime që zoti Basha do jetë kryeministër, i qëndroj marrëveshjes së 23 prillit 2019, ne kemi nënshkruar një marrëveshje kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë. Kemi kohë deri më 25 prill, ku e gjithë opozita do ketë angazhim për të krijuar frymën për përmbysjen e regjimit kriminal.

  • Edhe PS si PD, votim nga anëtarësia për kandidatët për deputetë/ Rama: S’bëjmë farsa si…

    Edhe PS si PD, votim nga anëtarësia për kandidatët për deputetë/ Rama: S’bëjmë farsa si…

    Kryeministri Rama prezantoi dje platformën dixhitale të PS-së, përmes së cilës anëtarësia e saj do të japë vlerësimin për aktivitetin dhe punën e çdo deputeti, por dhe të ministrave. Përmes një aplikacioni, çdo anëtar i PS-së, i cili do të ketë një fjalëkalim tijin, do të mund të votojë nga 1-5 deputetët, por dhe ministrat.

    Kjo nismë vjen pas një procesi të gjatë të nisur në PD përmes një komisioni vlerësimi në selinë blu të kandidatëve për deputetë, ku tani është anëtarësia e saj që po voton listën e parapëlqyer. Kreu i PS-së e cilësoi farsë procesin në PD, ndërsa shtoi se kjo platformë do të shtrijë përdorimin e saj edhe për ata që nuk janë anëtarë të PS-së, kur vjen puna për kandidaturat për deputetë apo projektet e ndryshme që kjo parti do të diskutojë me publikun. Kryeministri Rama tha se do të tërhiqet nëse nuk do të marrë 71 mandate për të krijuar qeverinë e re në mandatin e tretë. I pyetur se nëse nuk do ketë votat e mjaftueshme a do bashkëpunojë me PD, Rama tha: “Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua të jem në rolin e kryeministrit, do i përqafoj gjithë shqiptarët me një mirënjohje dhe do iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën”.

    EDI RAMA

    VLERËSIMI I DEPUTETËVE

    Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve, jo vetëm individualisht dhe jo vetëm me shkrim, por edhe i komunikimeve me grupe përmes video-kontakteve është një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne do të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtar dhe anëtare partie, lidhur me deputetët dhe deputetet në qarkun e vet. Çdo anëtar dhe anëtare partie do të japë një vlerësim me pikë nga 1 te 5-a, në mos gabohem, ku sigurisht 1 është vlerësimi më i ulët, 5 është vlerësimi më i lartë, për si e sheh çdo deputet dhe deputete pas kësaj periudhe përfaqësimi, bazuar në mbështetjen që ai\ajo ka dhënë, bashkë me të tjerët sigurisht, anëtarë dhe anëtare të Partisë Socialiste. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë. Do të na ndihmojnë shumë edhe për krijimin e skuadrës që do fitojë në 25 prill.

    SONDAZHI PËR KANDIDATËT

    Nuk dua të përziej lajmet e as të bashkoj hapat, por në ditët në vijim ne do të hapim një proces tjetër, i cili do të jetë përsëri përmes platformës së Partisë Socialiste, por do të jetë i ndarë në dy grupe, pra, jo vetëm për anëtarësinë e Partisë Socialiste, por të gjithë publikun, lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do të shohim krahë, nuk do të shohim kush është kush, do t’u japim mundësi të gjithëve që të japin opinione lidhur me figura të cilat gëzojnë respekt, tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitete të ndryshme, sipas kategorive të ndryshme, për të pasur një mundësi vlerësimi dhe gjykimi në shkallë të gjerë e për të mos e lënë përzgjedhjen e skuadrës së re thjesht e vetëm në kanalet tradicionale të marrjes së informacionit dhe të marrjes së propozimeve. Do të jetë një proces i hapur, që do ta ndjekim me shumë seriozitet. Ne duam të jemi sa më të përputhur me ndjesinë dhe me pritshmërinë e opinionit në çdo qark, lidhur me skuadrën që do të nxjerrim në fushë. Është shumë e rëndësishme të bëjmë vlerësimin e deputetëve aktualë, për të pasur qartësi të plotë dhe jo thjesht një vlerësim nga qendra apo nga Tirana, mbi si njerëzit atje e shohin secilin dhe secilën.

    OPOZITA

    Ne do të marrim një vlerësim të anëtarësisë. Ne nuk jemi për një proces të drejtpërdrejtë votimi për deputetët, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse Partia Socialiste është shumë më e madhe se anëtarësia dhe ne duhet të dëgjojmë anëtarësinë të parën dhe duhet të dëgjojmë dhe pjesën tjetër. Ju thashë, në dëgjimin e pjesës tjetër, ne nuk do të vendosim kufi fare. Nuk do të themi, në qoftë se ti nuk ke votuar kurrë PS-në, nuk ke të drejtë ta thuash fjalën tënde se kush mendon ti se do të të përfaqësonte më mirë si deputet në qarkun tënd. Do t’i themi kujtdo se kush të pëlqen dhe do të shohim në të gjithë këtë me përgjegjësinë pastaj që kemi për të drejtuar Partinë Socialiste.

    Ne nuk bëjmë farsa si farsa e komisioneve “Nishani” dhe me këto votimet hiq kë nuk do dhe me lojërat hajde të shtojmë 1 mijë vota me vrap se na hoqën Voltanën, apo na hoqën atë figurën tjetër, ai mjeku popullor kundër koronavirusit. Ne nuk bëjmë nga këto. Partia ka një hierarki dhe ka përgjegjësi dhe këtu kthehemi te ligji elektoral, për të thënë se ligji ynë elektoral në të gjitha aspektet e veta, përjashto atë që është aty në ligj me kërkesë të Lulzim Bashës dhe PD-së, është një ligj konform të gjithave standardeve ndërkombëtare. Ka lista të hapura në të gjithë spektrin e vendeve demokratike që artikulohen në mënyrë të ndryshme.

    MINISTRAT

    Do të kemi edhe një rubrikë për vlerësimin e ministrave, të ndarë jo thjesht si deputetë, se kemi edhe ministra që nuk janë deputetë dhe do të marrim vlerësimin e njerëzve. Por dua të them që ministrat vlerësohen mbi bazën e kontratës së performancës që kanë dhe mbi bazën e detyrave që kanë. Një pjesë e madhe e detyrave nuk gjejnë vend në ekranet dhe portalet tuaja. Por ama ne i vlerësojmë, unë nuk i vlerësoj nga televizori, nga portalet, por nga rezultatet konkrete, fushë për fushë sipas objektivave, sipas kalendarit, sipas planit. Ne kemi një strukturë të tërë dixhitale në Kryeministri, që në kohë reale në ekran jep zbatimin e detyrave të tyre. Mbi këtë bazë bëhet nga ana ime vlerësimi. Patjetër do ta bëjmë pyetjen e anëtarësisë për këtë, por s’na ka penguar kjo të bëjmë edhe ndryshime kur ka qenë nevoja. Apo s’na pengon kjo të bëjmë ndryshime, po të jetë nevoja.