Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pd

  • “Iku një Enver, erdhi Edveri”, bizneset në Velipojë i ankohen liderit të PD-së/ Basha: Do paguani vetëm një taksë

    “Iku një Enver, erdhi Edveri”, bizneset në Velipojë i ankohen liderit të PD-së/ Basha: Do paguani vetëm një taksë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal sot për një vizitë në Velipojë, ku u takua nga afër me përfaqësues të biznesit por dhe me qytetarë të thjeshtë. Këta të fundit iu ankuan Bashës për situatën me të cilën po përballen për shkak të pandemisë.

    “Në krahasim me vitet e tjera, 50 përqind e xhiros është deri tani. Është dobët, nuk ka turistë. Këtu puna varet te turistët”,- u shpreh Pal Preka, pronari i një ushqimoreje në Velipojë. Kreu i opozitës tha se çështja e turizmit, heqja e pengesave për të të do të jetë një nga temat kryesore në takimin e pritshëm me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti. “Natyrisht, pengesat më të mëdha janë në këtë anë, po, në çdo rast, të bëjmë të mundur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.”- tha zoti Basha, i cili theksoi 2 të këqijat më të mëdha për turizmin tani, përveç frikës nga koronavirusi.

    “Ka viruse të tjera që duhen larguar. Për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri ka dy pengesa të mëdha, çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë dhe taksa e Rrugës së Kombit. Këto janë dy çështjet që sot, ndoshta, nuk zgjidhen dot, po nesër, në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin gjatë këtyre 7 viteve do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet, siç e kam premtuar. Kjo, pa diskutim, që do ta ulë dhe koston për turistët nga Kosova, do të bëjë të mundur që më shumë qytetarë të Kosovës t’i drejtohen bukurive të plazheve të Velipojës, plazheve të Shëngjinit dhe plazheve të tjera të Shqipërisë, në Sarandë, Dhermi e kudo.”- tha Basha.

    Mes të tjerash kryedemokrati njohu bizneset me programin e PD për t’i lehtësuar ata nga taksat. “Në planin tonë ekonomik, 140 milionë lekë të vjetra e poshtë do të jenë të gjithë biznes i vogël. Dhe biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë, vetëm 1 detyrim, 0.5% të xhiros. Do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do të paguajë biznesi i vogël. Këto para natyrisht do t’i shkojnë pushtetit vendor. Ndihma ndaj sipërmarrjes, ndihma ndaj biznesit të vogël është dhe ndihmë ndaj punësimit, është ndihmë ndaj mirëqenies, ndihmë ndaj konsumit.”- u shpreh ai.

    Kreu i opozitës vizitoi edhe zonën e shkatërruar nga fadromat pak ditë më parë, kryesisht biznese të vogla që punonin në kohën e sezonit turistik. Qytetarët u shprehen të revoltuar për trajtimin diskriminues nga qeveria, ndërsa nuk i ndalën sulmet për kryeministrin Edi Rama. “Na mbyti mor, Enver iku, Enver erdhi.”- u shpreh një qytetar, të cilit Basha iu përgjigj “Nuk kemi për ta lënë. Do të bëhemi bashkë e do ta ndryshojmë.”

    MESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE
    Të kthehemi tek problemi tjetër që përjetohet kudo në bregdet nga Velipoja në Dhërmi, në veçanti targetohen zona, të cilat perceptohen se ka edhe kundërshtarë politikë të kësaj qeverie, që është një nga rekordet më të zeza: të diskriminosh njerëzit mbi bazën e bindjeve politike në këto kohë, nuk është thjesht kriminale, është e neveritshme, është primitive.
    Le të themi, për një moment, se disa prej këtyre objekteve që u shkatërruan, si t’i ketë shkatërruar pushtuesi në një zonë lufte, në mes të pandemisë, me gaz lotsjellës, me dhunë brutale ndaj grave, le ta zëmë se disa prej tyre mund të kenë pasur problem me letrat, por kjo është rruga? Pse në këtë moment? Pse u vendos të ndërhyhej në mes të pandemisë, pse u vendos të ndërhyhej para se të fillonte sezoni turistik, në qoftë se mund ta quajmë sezon turistik këtë gjendje të mjerë të bregdetit, e cila ka qenë kritike dhe është bërë edhe më kritike për shkak të virusit. Atëherë pse?
    Padiskutim që këtu prapë ka interesa korruptive, interesa korruptive, sepse edhe goditja është bërë selektive, është bërë selektive për të favorizuar një grup njerëzish.
    Dihet që Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organizuar, njerëz që vendosin se kush merr lejet e ndërtimit, kujt duhet t’i prishet prona që të lirohet toka, që t’i marrin ata prapë lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Policinë Shqiptare që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë politikë të pushtetarëve, të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europolin edhe për Interpolin.

    Mafia e ndërtimit me paratë e trafiqeve të paligjshme është një nga arsyet kryesore pse prishen këto objekte në këtë mënyrë, pse goditen njerëzit e pafajshëm e të mbrojtur në këtë mënyrë ndërkohë që të pushtetshmit ndërtojnë pa leje kat përmbi kat, pa i pyetur askush se çfarë parash kanë, me çfarë parash po ndërtojnë, paratë e çfarë trafiqesh po pastrojnë. Dhe siç e thashë më kriminalja e të gjithave është që zgjidhet kjo për t’i bërë mu në prag të fillimit të sezonit turistik për t’i deprivuar, për t’u hequr edhe bukën e gojës.

    Jua kam thënë atë ditë kur pamjet e dhunës ndaj njerëzve tronditën gjithë Shqipërinë, të dhunës ndaj grave të gazit lotsjellës dhe dua t’jua përsëris edhe sot këtu nga terreni: se çdo kush që ka ushtruar dhunë të paligjshme ndaj grave ndaj baballarëve, ndaj fëmijëve si, në aksionin e terrorit këtu në Velipojë, edhe kudo tjetër, do të përgjigjet para ligjit. Do të përgjigjet se nuk kanë vepruar për hesap të ligjit, e kanë përdorur ligjin si alibi për të goditur njerëz të pafajshëm për hesap të oligarkëve dhe bandave të krimit të organizuar që bëjnë ligjin sot në Velipojë si kudo në vijën bregdetare të Shqipërisë.

    Gjithçka bëhet pra për të ndihmuar oligarkët, për të ndihmuar banditët, jo për t’i shërbyer ligjit. Janë sebepe të tjerat. Vetëm sebepe sepse ka edhe të tjera ndërtime të paligjshme që hedhin shtat këtu në Shkodër, në Durrës edhe në bregun e Jugut, por ato nuk preken se ato janë pronë të krimit të organizuar, pastrohen paratë e drogës dhe është në ortakëri me pushtetin.
    Ato janë pronë të oligarkëve që, po kështu, hanë e pinë me pushtetarët dhe ndajnë me ta aferat e pista korruptive, PPP-të dhe koncesionet.
    E pra kjo do të marrë fund. Kjo është gjëja e parë që ne do të vendosim. Unë jam i vendosur ta bëj realitet.

    Me forcën e ligjit dhe ligjshmërinë më absolute – dhe ju e njihni sepse e kam demonstruar edhe kur kam qenë ministër i brendshëm dhe pa të cilën s’do të kishim të mundur dot të hiqnim vizat për qytetarët shqiptarë- sot jua premtoj se nesër, si kryeministër, me të njëjtën vendosmëri, me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi njësoj për të gjithë. Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje.

    Bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave, platformë taksash të ulëta, taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5% për biznesin e vogël. Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve, por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik, se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujrat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

    7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane dhe Tirana s’ka ujë 24 orë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti i kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti i energjisë elektrike është i amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor, sepse paratë shkojnë për investime fasadë. Kësaj do t’i japim fund.

    Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulëta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti, por do t’i paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti, që ndihmojnë ekonominë.
    Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo ve
    tëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën. Përtej gjithë problematikës politike me të cilën po përballet Kosova, të cilën do ta trajtoj edhe gjatë takimit sot pasdite me Kryeministrin Hoti, një gjë nuk mund të mos jetë prioritet absolut për Tiranën dhe Prishtinën, do të bëjmë gjithçka që është e mundur që pushuesit nga Kosova ta kenë sa më të lehtë, qoftë në kuptimin e lëvizjes, qoftë në kuptimin e kostos për të ardhur në plazhet shqiptare, për të qëndruar ne hotelet shqiptare, për të qëndruar ne restorantet e vijës bregdetare të Shqipërisë që është edhe vijë bregdetare e Kosovës, vija jonë bregdetare, në këto muaj të nxehtë dhe për ta bërë sa më të mundur që nga njëra anë njerëzit të kenë mundësi të relaksohen pak nga stresi i jashtëzakonshëm i pandemisë.
    Sa më shumë njerëz shpresoj ta kenë të mundur këtë, sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë dhe nga ana tjetër industria jonë e turizmit, sipërmarrja jonë, bujqësia, e cila po kështu është e lidhur ngushtësisht me turizmin, të ketë mundësinë të ngrejë pak kokën, të paktën të ketë një injeksion nga turizmi i brendshëm, nga turizmi kombëtar, nga turizmi Kosovar, i shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë.
    Sot është e premte, pashë disa autobusë që po parkonin, nga Kosova. Disa pushues nga Kosova që po mbërrinin në plazh dhe për fat të mirë, siç e shikoni, plazhi andej është bosh fare, po këtu ka disa pushues. Do të bëjmë gjithçka që ky realitet mos të jetë vetëm në fundjavë, por të jetë gjatë të gjithë javëve deri në fund të sezonit turistik.
    Ju përshëndes nga Velipoja, ku do të vazhdoj takimet me sipërmarrjet, me hotelerinë, me restorantet dhe ju uroj një fundjavë sa më të qetë.”

  • Basha: PD do ta rikthejë turizmin në prioritet kombëtar, ulje taksash e subvencione për kompanitë që sjellin turistë

    Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bizneset dhe operatorët turistikë në Golem. Përmes një mesazhi, Basha theksoi se sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shtoi se qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive.

    Sipas kryedemokratit Basha RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre.

    “Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.”, tha Basha.

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.3285877721463386/3285887881462370/?type=3

    MESAZHI I BASHËS
    Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.
    Sot u takova me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit. Hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë më folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.
    Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.

    RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

    Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.
    Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje.
    Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

    Cdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t`i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.
    Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minjonët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet.
    Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.

  • Paralajmëron Basha: Nesër Kryesia e PD do të marrë një vendim të rëndësishëm për politikën dhe shoqërinë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëron se Kryesia e partisë së tij do të marrë nesër një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare.

    Siç thekson kryedemokrati, Kryesia e PD do të marrë një vendim për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, “në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”.

    Mesazhi i Bashës:

    Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri.

    Me mbështetjen dhe ndihmën e vyer të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë kemi garantuar parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

    Një ditë përpara këtij vendimi të rëndësishëm, pata kënaqësinë të falenderoj gjatë një videokonference z. David Jones, Drejtuesin e Panelit Parlamentar për Vlerësimin e Kandidatëve në Partinë Konservatore Britanike dhe z. Thibault Muzergues, Drejtor i Programit për Europën në Institutin Ndërkombëtar Republikan për ndihmën e cmuar që na kanë dhënë në këtë rrugëtim sfidues.

    Miqtë tanë ndanë me mua sot besimin se modeli që do të miratojmë nesër në kryesinë e Partisë Demokratike, do të kontribojë për demokratizimin e jetës politike dhe duhet të jetë shembull edhe për partitë e tjera në vend.

    Ky është një hap i rëndësishëm për demokracinë tonë. Natyrisht gara e vërtetë për demokratët dhe opozitën nis pas këtij procesi, për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që punon për njerëzit, dhe jo për vete.

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3269634943087664#
  • Gjiknuri i prerë: Kërkesa e PD-së është e papranueshme. Formula ekzistuese…

    Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit Politik, ku bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është shfaqur i prerë se kërkesa e opozitës për një formulë të re të KQZ-së është e papranueshme.

    Gjiknuri u shpreh se formula ekzistuese është politike dhe nuk ka pse të harxhohet kohë për të zgjedhur një formulë sërish politike, kjo kërkesë e PD-së.

    “Sot është diskutuar për menaxhimin e ri të KQZ që do të ndahet në tre nivele.

    PD ka kërkuar që këta persona që do të menaxhojmë KQZ të jenë politikë, që është e papranueshme, duke qenë se formula ekzistuese është politike dhe nuk ka pse të harxhohet kohë.

    PD kërkon procedura tenderimi në tender. Kërkova që ti kërkojmë  një opinion agjencisë së Prokurimit Publik”, tha Gjinkuri.

  • Partia Demokratike bën thirrje për hetime ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për pastrim parash

    Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) të hetojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për pastrim parash.

    Arsyeja e thirrjes për një hetim është për shkak të kompanisë partnere italiane në Bashkinë e Tiranës ndërmarrje ‘EcoTirana’, u akuzua nga autoritetet italiane për pastrim parash për grupin mafioz Ndrangheta.

    PD tha se SPAK është e detyruar të hetojë Veliaj për të konstatuar nëse Tirana është shndërruar në një “makinë larëse për pastrimin e parave të pista të mafies italiane”.

    Lajmi u botua nga disa media të javës së kaluar.

    Andrea Miglioranzi , kreu i Bordit Administrativ Holding AGSM deri më 30 janar 2018, dhe president i Amia (një nga dy kompanitë e aksionarëve AGSM), dhe ish kryebashkiakun Verona, Flavio Tosi, i cili nënshkroi kontratën për krijimin e kompanisë së përbashkët EcoTirana, janë aktualisht po hetohet për bashkëpunimin me anëtarët e grupit mafioz Nd Ndrangheta.

    Më 4 qershor 2020, zyra e prokurorisë italiane zbuloi se “Amia është përdorur për të qarkulluar para [të lidhura me ‘organizatën kriminale Ndrangheta], dhe dy drejtuesit e saj aktualisht janë nën hetim.”

    Në qershor 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj krijoi një kompani të përbashkët, ku bashkia partneritet me kompaninë e bashkisë Verona Amia, qëllimi i së cilës ishte mbledhja e mbeturinave në Tiranë.

    Për këtë qëllim, në qershor 2016 u krijua EcoTirana, me kapital fillestar 1 milion €, dhe në pronësi të bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë italiane AGMS Holding (49%). Kjo e fundit, nga ana tjetër, është në pronësi të AGSM dhe Amia, dy kompani komunale nën kontrollin e bashkisë Verona.

    I emëruar nga kryetari Tosi, Andrea Miglioranzi ishte kreu i Bordit Administrativ Holding AGSM dhe presidenti i Amia. Ai është një emër famëkeq në lajmet politike dhe gjyqësore italiane.

  • VIDEO/“Je shumë fotozhenike”, Basha kèq punën me kamerën, i ankohet tregtarja: Më ke nxjerrë vetëm kaptinën, a do na i kthesh lekët?!

    Kreu i PD-së Lulzim Basha çdo ditë e më shumë po ia merr dorën përdorimit të teknologjisë, ndërsa shfaqet në çdo cep të Tiranës duke bërë videoselfie dhe duke komunikuar me qytetarët. Gjatë ditës së sotme Basha ka qenë me disa biznese në qendër të Tiranës, ku tha se shumë prej tyre po mbyllen për shkak të mungesës së xhirove ditore.

    Në nisje të videos Basha ka bërë batuta dhe me një prej tregtareve të pranishme, të cilës i ka thënë se ishte shumë fotozhenike. “Je shumë fotozhonike, përshëndetje të dashur miq, jemi këtu te dyqani i Beshirëve”, thotë Basha, io cili merr dhe menjëherë vërejtjen e zonjës në fjalë, e cila i kujton se po i kapte vetëm kokën, në kamerën e celularit të tij, ndërsa e ka pyetur kreun e PD-së nëse kur të vijë në pushtet do iu bëjë ndonjë subvencion tregtarëve.

    “Jemi këtu tek dyqani im, dyqani i Beshirëve. S’kemi marrë kokërr leku, të shkojmë t’ia marrim Edi Ramës atje në Surrel. Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti. Si t’ja kërkojë unë qiraxhiut se gjynah edhe ai. Dola mora pare borxh unë për ato dy muaj. Ishalla kur të vini ju na i jepni ato lekë (Shkel syrin), apo s’do na i ktheni?”, shprehet gruaja në video.

    “Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,- tha Basha. Sipas kryedemokratit, qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

    “Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia. Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”,- tha kryedemokrati.