Zjarri që shpërtheu këtë të hënë në sallën e Kuvendit, nga një flakadan, u ndez në tavolinën ku ulet Lulzim Basha. Basha vetë mungonte në këtë seancë bashkë me grupimin e deputetëve që e mbështesnin atë.
Në momentin kur gardistët ndërhynë për të shuar flakët, në videon e mëposhtme dëgjohen edhe batuta mes deputetëve Gazment Bradhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka, teksa flitet për kartonin e Lulzim Bashës, i cili duket se është djegur.
Lulzim Basha ka ngritur një dolli me babain e Ervis Martinajt, në fshatin Gurëz të Kurbinit. Duke trokitur gotat e rakisë, Basha i premtoi Mustafa Matinajt se do ta bënte Shqipërinë një vend të jetueshëm për fëmijët e tyre, të cilët nuk duhet të largohen por ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.
Basha ka bërë premtimin e gabuar përballë personit të gabuar. Ndryshimi i Shqipërisë nuk bëhet për fëmijët e Mustafait, të cilët të lidhur me pushtetin, arritën t’u marrin shqiptarëve miliona lekë me baste sportive. Ndonëse Mustafai vetë është një qytetar pa rekorde kriminale dhe llogari të hapur me drejtësinë, ai ka administruar pasuritë dhe pronat e të birit.
Ca më keq kur bëhet fjalë për një personazh si Ervis Martinaj, i cili është sot njeriu më i kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, e që kishte njerëz të paguar brenda institucioneve të drejtuara nga Partia Socialiste, ndërsa si truprojë një polic të mirëtrajnuar.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ai akuzohet për për disa vrasje dhe ngjarje kriminale.
Shteti shqiptar është në një kolaps dhe në një mosfunksionim të demokracisë, përsa kohë qeveria ndihmohet nga grupet kriminale për të siguruar vota, ndërsa opozita krijon miqësi me të tjera grupe kriminale për të fituar pushtet.
Është zbardhur kërkesa që Grupi Parlamentar i PS i ka dorëzuar sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Ata kanë kërkuar përjashtimin e tre deputetëve të opozitës.
Pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar ditën e djeshme në Kuvend, grupi i PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho.
“E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
Në seancën e datës 02.11.2023, deputetët e opozitës për të disatën herë, në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, penguan zhvillimin e rregullt të punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve të mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit.
Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren, duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho ndezi disa flakadanë në sallën e seancave.
Teksa një punonjës i Gardës së Republikës tentoi t’i largojë flakadanin, z.Salianji hodhi një karrige në drejtim të tij. Këto veprime vazhduan gjatë gjithë seancës plenare duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të saj.
Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3, gërma dh) dhe ë), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho.
Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e grupit të PD”, thuhet në kërkesën e dorëzuar nga Grupi i PS.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur pas tesnionit të krijuar në mbledhjen e Komisionit të Etikës.Në një dalje për mediat, Korreshi tha se në seancë kanë të drejtë të futen edhe deputetët e përjashtuar. Sa i përket seancës së të enjtes, ai tha se do të provonin sërish për të shkuar në sallë.
“Ata e transferuar qëllimisht, provokuan si dje në Parlament. Me të njëjtin surrat. Dashnor Sula nuk hyri sepse nuk e la Garda. Patjetër që futen të gjithë deputetët. Nuk nis pa u futur të gjithë në seancë. Komisioni ka 5 anëtarë. Ne kërkuam që të futen edhe 7 të përjashtuarit. E ke me rregullore dhe duhen dëgjuar.
Po e gëzojmë rritjen e rrogës! Është rritur shumë. Nuk na intereson fare përjashtimi. Puna e madhe se nuk e marrim rrogën kësaj radhë. Do hamë pensionin e plakës. Merr 112 mijë lekë. Groshë gjithë muaj. A e zgjidh kjo këtë lloj pafytyrësie që ata bëjnë. Unë nuk hyj dot tek mbledhja e Partisë Socialiste. Nuk shkoj dot. Mbledhjen e komisionit të etikës tek grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk e bëj dot.
Ne do të provojmë me të gjitha mënyra, nuk e di për shkak të dorës apo kartonit të kuq. Ishalla nuk ndryshojnë ligjet të na e bëjnë 4 vjet se do ta na kishin hequr mandatin. Nuk ka rëndësi 10 ditëshi. A ka mundësi të plotësojnë tre gjëra elementare të opozitës? Nëse duan t’i bëjmë të gjitha komisionet tek PS-ja, të bëjmë vendimet pa hyrë në komision, le ti bëjnë të gjitha këto. Turpi i madh është se e nxisin vet situatës. Nxjerrin gardën, përplasen ata të shkretët ne. Shpreha dhe mënyra se si sillen, është harbutore”, tha ai.
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike. Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend.
Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla. Po ashtu janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë 23 deputetë të PD-së.
Në momentin që Vullnet Sinaj ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, debat që më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.
Më pas deputeti Bledion Nallbati i cili i mbylli mikrofonin Sinajt, tentoi ta grushtojë.
Mësohet se Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës.
Zbardhet debati me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të Sali Berishes dhe të Gazmend Bardhit.
“BW” ka zbardhur diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.
“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore.
Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, tha Bardhi.
Ndërkohë, Berisha i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.
“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën.
Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha.
Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamentar.
“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare”, tha ai.
Partia Demokratike është në provën e saj ekzistenciale dhe finale, u shpreh Agron Gjekmarkaj mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, gjatë një diskutimi për situatën në partinë më të madhe opozitare. “Në këtë kontekst, e kam mbështetur zotin Bardhi. E shoh si mundësi eksploruese dhe ndoshta mundësia e fundit për t’i dhënë një fytyrë serioziteti Partisë Demokratike dhe për ta shpëtuar atë. Që të jem i sinqertë, unë e kam konsideruar fatkeqësi të madhe shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe po kaq fatkeqësi mënyrën se si zoti Berisha reagoi.
Dua të theksoj se unë nuk jam kritik me Lulzim Bashën sepse sot e kritikon Sali Berisha. Unë nuk e njoh Sali Berishën për kryetar. Nuk e njoh as Lulzim Bashën”, thekson demokrati, që shprehet i zhgënjyer nga Basha, që sipas tij po bëhet qesharak. “Berisha ka humbur përballë Ramës në vitin 2013 me 1 milion vota. Lulzim Basha iu bashkua vendimit për ta shpallur ‘non grata’, por jemi dëshmitarë që nuk ka bërë asnjë ditë betejë, u fsheh. Doli në tre intervista prej qyqari dhe nuk tha asgjë. Edhe sot nuk guxon t’ia zërë emrin me gojë Berishën.
Nuk shkëputet dot. Unë e dija serioz në mediokritetin e tij Lulzim Bashën, por të ishte shakaxhi kaq joserioz, nuk e mendoja. Të luajë një komedi të këtij kalibri, më vjen zor se e kam mbështetur me shpirt për 10 vite. Kam dashur të ketë sukses, të jetë kryeministër, por të shfaqet me këtë profil kaq qesharak…”.
Me datë 24 Shtator, Kukësi pritet të mbajë zgjedhje të parakohëshme pas skandalit seksulal në zyrën e Bashkisë nga ish-kryetari Safet Gjici.
Partia Demokratike zyrtare e Degës Kukës ka propozuar kandidatin Arif Rexhmatin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kukës ku do përballet me rivalët politik për rimarrjen e bashkisë së qytetit.
Në një postim të fundit në faqen zyrtare Partia Demokratike Dega Kukës në rrjetin social Facebook, bën me dije emrin e kandidati i cili do të garojë në zgjedhjet e parakohëshme për marrjen e drejtimit të Bashkisë së qytetit.
Kandidati Arif Rexhmati në një letër zyrtare shpreh falenderime për përzgjedhjen dhe në veçanti të deputetët e Qarkut Kukës, Flamur Hoxha dhe Isuf Çela të cilët kanë treguar bashkëpunimin e pakursyer në çdo kohë.