3 ditë jashtë Kuvendit, deputeti i PD Saimir Korreshi ironizon: Punë e madhe nëse se marr rrogën, do ha pensionin e plakës

by KLIKOJE.AL

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur pas tesnionit të krijuar në mbledhjen e Komisionit të Etikës.Në një dalje për mediat, Korreshi tha se në seancë kanë të drejtë të futen edhe deputetët e përjashtuar. Sa i përket seancës së të enjtes, ai tha se do të provonin sërish për të shkuar në sallë.

“Ata e transferuar qëllimisht, provokuan si dje në Parlament. Me të njëjtin surrat. Dashnor Sula nuk hyri sepse nuk e la Garda. Patjetër që futen të gjithë deputetët. Nuk nis pa u futur të gjithë në seancë. Komisioni ka 5 anëtarë. Ne kërkuam që të futen edhe 7 të përjashtuarit. E ke me rregullore dhe duhen dëgjuar.

Po e gëzojmë rritjen e rrogës! Është rritur shumë. Nuk na intereson fare përjashtimi. Puna e madhe se nuk e marrim rrogën kësaj radhë. Do hamë pensionin e plakës. Merr 112 mijë lekë. Groshë gjithë muaj. A e zgjidh kjo këtë lloj pafytyrësie që ata bëjnë. Unë nuk hyj dot tek mbledhja e Partisë Socialiste. Nuk shkoj dot. Mbledhjen e komisionit të etikës tek grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk e bëj dot.

Ne do të provojmë me të gjitha mënyra, nuk e di për shkak të dorës apo kartonit të kuq. Ishalla nuk ndryshojnë ligjet të na e bëjnë 4 vjet se do ta na kishin hequr mandatin. Nuk ka rëndësi 10 ditëshi. A ka mundësi të plotësojnë tre gjëra elementare të opozitës? Nëse duan t’i bëjmë të gjitha komisionet tek PS-ja, të bëjmë vendimet pa hyrë në komision, le ti bëjnë të gjitha këto. Turpi i madh është se e nxisin vet situatës. Nxjerrin gardën, përplasen ata të shkretët ne. Shpreha dhe mënyra se si sillen, është harbutore”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.