Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pd

  • Escobar viziton nesër Tiranën, i dërguari special i SHBA-së takon PD-në zyrtare

    Escobar viziton nesër Tiranën, i dërguari special i SHBA-së takon PD-në zyrtare

    Para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë.

    Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare ditën e nesërme, 11-13 prill. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj. Nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritet do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA.

    Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.

  • “Lumi i Lanës do të kthehet në vend pushimi”/ Belind Këlliçi bën premtimin: Nuk do të derdhen më ujërat e zeza

    “Lumi i Lanës do të kthehet në vend pushimi”/ Belind Këlliçi bën premtimin: Nuk do të derdhen më ujërat e zeza

    Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka bërë premtimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 14 Majit. Ditën e sotme ai u shpreh se brenda mandatit të parë lumi Lana do të kthehet në një vend pushimi për qytetarët ku nuk do të derdhen më ujërat e zeza.

    “Lumi Lana brenda mandatit të parë do të kthehet në një vendpushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë.

    Do të shtrohen tuba në skarpatën e Lumit në dy kolektorë me kapacitet të madh që do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar. Lana nuk do të jetë më si nevojtore. Do të ngrihen disa banjo publike përgjatë lumit Lana”, tha ai.

  • Alibeaj braktiset nga të gjithë, kandidatët e PD do të japin dorëheqjen për Bashkitë

    Alibeaj braktiset nga të gjithë, kandidatët e PD do të japin dorëheqjen për Bashkitë

    Jo vetëm që nuk arriti të regjistrojë 61 kandidatë për kryebashkiakë, por PD-ja e Enkelejd Alibeajt po humbet edhe ato pak emra që pranuan të vendosnin emrin në KQZ. Ikja e disa kandidatëve të PD së vulës, do të shoqërohet edhe nga vendimi i këtyre pak vetave që kanë mbetur, të cilët kanë vendosur të mos kandidojnë.

    Pra, burime të mirëbesuara nga PD tregojnë se asnjë kandidat për kryebashkiak (përjashtuar atij në Mallakastër) nuk do të pranojë të garojë kundër kandidatëve të Primarëve të Berishës.

    Ndërsa për këshillat bashkiakë, të njëjtat burime thanë se, nuk do të tërhiqen nga kandidimi me siglën e PD. Me sa duket përveç hallit se nuk bëjnë dot fushatë, ka mundësi që kjo të jetë lojë djallëzore e grupit Alibeaj që ti thonë Berishës me 15 maj se “ne u tërhoqëm, por prapë ti nuk fitove!”. Ndërkohë me votat për këshillat bashkiake testojnë realisht se sa fuqi elektorale kanë si PD e vulës.

  • Sali Berisha prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Ukën

    Sali Berisha prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Ukën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Këtë të shtunë ai ishte në Dibër ku prezantoi Ismail Ukën.

    Ai u shpreh se kandidatët e koalicionit opozitar janë kandidatët e lirisë.

    “Ne mblidhemi sot për të paraqitur para jush kandidatin e opozitës shqiptare, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Peshkopisë, zotin Ismail Uka. Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndershmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju. Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë, megjithatë fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson fitoren e tij, por u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren”, u shpreh Berisha.

  • Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, vetëm 10 deputetë të pranishëm (EMRAT)

    Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, vetëm 10 deputetë të pranishëm (EMRAT)

    Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupit parlamentar. Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë fushata elektorale per zgjedhjet e 14 majit.

    I pranishëm në mbledhje është dhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Roland Bejko. Ndërkaq, bëhet me dije se deputetët e pranishëm në mbledhje janë:

    1. Enkelejd Alibeaj
    2. Gazment Bardhi
    3. Arbi Agalliu
    4. Lefter Gështenja
    5. Andia Ulliri
    6. Flutura Açka
    7. Merita Bakiu
    8. Eralda Tase Bano
    9. Selaudin Jakupllari
    10. Zheni Gjergji
  • “Ka fshehur vëllain e tij kriminel, e mban Rama peng”/ Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj Alibeajt

    “Ka fshehur vëllain e tij kriminel, e mban Rama peng”/ Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj Alibeajt

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se ka fshehur dënimin e vëllait të tij në një nga vendet e Europës.

    Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Berisha tha se për shkak të problemeve të vëllait, Rama po mban peng Alibeajn.

    Berisha: Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve.

    Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën.
    Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë.Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.

    Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera.

  • A do të jetë pjesë e fushatës? Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë, komenti që ka për Sali Berishën

    A do të jetë pjesë e fushatës? Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë, komenti që ka për Sali Berishën

    Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka reaguar për mediat në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.

    Basha i pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, është shprehur që patjetër që do të jetë. Ndër të tjera ai ka theksuar se fajtori i vetëm për përçarjen e PD-së është Sali Berisha. “Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë ai.

  • Nuk takoi asnjë nga drejtuesit e PD, Albin Kurti takon vetëm Ilir Metën

    Nuk takoi asnjë nga drejtuesit e PD, Albin Kurti takon vetëm Ilir Metën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat ka dhënë detajet në lidhje me takimin që zhvilloi sot në Tiranë me homologun e tij Edi Rama.

    Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër, ku ka dashur t’i informojë krerët e shtetit shqiptar mbi dialogun. 

    Ai theksoi se një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria dhe se kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët.

    “Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes. Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare. Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.

    Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare. Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.” u shpreh Kurti.

    Në lidhje me takimin që zhvilloi me Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë, i cili ishte i vetmi që takoi nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri që takoi sot, Kurti u shpreh se Metën e takoi si ish-president dhe jo si kryetar partie.

    “Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.”– tha Kurti.

  • Trasporti falas për Tiranën, Belind Këlliçi: 20 mln euro në vit do shkojnë për qytetarët (video)

    Trasporti falas për Tiranën, Belind Këlliçi: 20 mln euro në vit do shkojnë për qytetarët (video)

    Kandidati i opozitës për Bashkinë e TIranës, Belind Këlliçi ka bëri me dije këtë të dielë se si do të mundësohet transporti publik falas, premtim ky i bëri një ditë më parë nga vetë ai në një takim me të rinjtë. Me anë të një video në rrjetet sociale, Këlliçi deklaroi se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

    Një ditë pasi premtoi që transporti publik për qytetarët në Tiranë do të jetë falas, kandidati i opozitës Belind Këlliçi ka shpjeguar se si do të mundësohet kjo gjë pas 14 majit. Gjatë udhëtimit të tij me autobusë për në Kombinat, Këlliçi bëri me dije se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

    Gjatë takimti të mbajtur një ditë më parë me të rinjtë në selinë blu, Këlliçi deklaroi se pas 14 majit transporti publik ënë Tiranë do të jetë falas, premtim ky që u mbështet nga qytetarët të cilët u shprehën se nëse realizohet do të ishte një ndihmë për ta, për tu pakësuar shpenzimet e përditshme.

  • Premtimi i Belind Këlliçit: Transporti publik në Tiranë do të jetë falas!

    Premtimi i Belind Këlliçit: Transporti publik në Tiranë do të jetë falas!

    Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi,  gjatë një takimi që ka zhvilluar me me të rinjtë e FRPD-së, ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e 14 majit, do të realizojë shërbimin e transportit publik falas për qytetarët në kryeqytet.

    Ai u shpreh se paratë për realizimin falas të transportit publik, do të sigurohen nga ndërprerjet  e pagesave për iniceneratorët.

    “Transporti publik për të gjthë do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Evropë ku ofrohet ky shërbim. 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve.”

    Këlliçi: Faleminderit të gjithë që keni ardhur, falenderoj të gjithë të rinjtë që kanë ardhur nga vende të ndryshme për herë të dytë në tiranë. Falë të gjitha reformave të FRPD-, EDS na pranoi me të drejta të plota në organizatën e saj. Falenderoj Berishën, promotorin më të madh të të rinjve. Edhe sot, ne krenohemi me ato statistika, që gjatë qeverisjes së PD-së pati një trend për kthimin e studentëve nga vendet e botës. Gjatë kësaj kohe Shqipëria pati një rritje të popullsisë.

    Në vitet e fundit vendi po shpopullohet, sepse të rinjtë nuk kanë mundësinë të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Sot PD ka një sfidë të madhe dhe unë do të dal në këtë betejë, që duket si një betejë e të rinjve, por jo. Është e vërtetë që Tirana udhëhiqet sot nga interesat e krimit, mafias dhe korrupsionit. Ajo që ne ofrojmë është fillimisht ndryshimi, ndryshimi është në duart e qytetarëve. Vij si një kandidat që nuk kam asnjë akuzë në kurriz, asnjë histori të përfshirë me korrupsion.

    Ne vijmë me një model ndryshe, ku do vëmë qytetarin të parin, që realitetin që kërkojnë ta bëjnë të mundshëm me votën e tyre. Të rinjtë do jenë pjesë e pandashme e ekipit tim, do jenë pjesë e përbërëse e Këshillit Bashiak, do jenë pjesë e ekipit qeverisë. Kjo është një bashki që vetëm të rinjve nuk u shërben. Transporti publik për të gjithë banorët e Tiranës do jetë falas.