Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pd

  • Publikohet lista/ Këta janë 39 kandidatët për deputetë që garojnë brenda PD në Qarkun e Shkodrës. Midis tyre spikasin edhe emra të tillë si…

    Publikohet lista/ Këta janë 39 kandidatët për deputetë që garojnë brenda PD në Qarkun e Shkodrës. Midis tyre spikasin edhe emra të tillë si…

    Demokratët e Qarkut të Shkodrës do të votojnë sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

    Edhe pse me vetëm 11 mandate, në këtë qark ka një numër të madh kandidatësh, plot 39, të cilët synojnë të bëhen deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

    Midis emrave, janë edhe disa ish-deputetë si Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Bardha Spahia, etj, ndërsa në listë është edhe kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

    Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

    Dega Shkodër

    1. ARBEN GJURAJ
    2. ARTAN HAXHI
    3. BARDH SPAHIA
    4. BASHKIM RROJI
    5. BENARDETA SYKU
    6. BLENDI GJYLBEGAJ
    7. EMILJANO PJETRI
    8. FLORIAN BJANKU
    9. GRETA BARDELI
    10. HELGA SALLAKU
    11. HELIDON BUSHATI
    12. IMELDI SOKOLI
    13. IZMIRA ULQINAKU
    14. LEDINA MANDIJA
    15. LORENC LUKA
    16. MARK RUPA
    17. NDOC ASHTA
    18. NESTI KIRI
    19. NEVILA BUSHATI
    20. RAMIZ ÇOBAJ
    21. ROMEO GURAKUQI
    22. VOLTANA ADEMI
    23. XHEMAL BUSHATI

    Dega Vau i Dejës

    1. GJOK ULDEDAJ
    2. MARIN TUKAJ
    3. PJETER LLESHI
    4. ZEF HILA

    Dega Malësi e Madhe

    1. ALDO GEGA
    2. AUREL MARKAJ
    3. ERMIRA COBAJ
    4. FATBARDH ZEKAJ
    5. RAMADAN LIKA

    Dega Pukë

    1. ANTONETA ZAJA
    2. GEZIM VATA
    3. HIL KOLA
    4. LODOVIK HASANI
    5. NDOC FASLIA
    6. PREL GJONI
    7. RROK DODA

    Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

    Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit.

    Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

  • VIDEO- “Pritshmëria është fitore e thellë e opozitës”- Bardhi nga Gjirokastra: Në këtë qark, e di edhe kundërshtari, do të…

    VIDEO- “Pritshmëria është fitore e thellë e opozitës”- Bardhi nga Gjirokastra: Në këtë qark, e di edhe kundërshtari, do të…

    Procesi i votimit nga anëtarët e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë ka vazhduar sot në qytetin e Gjirokastrës.

    Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi po ndjek procesin nga afër, ndërsa theksoi për mediat se interesi ka qenë shumë i madh.

    Ai tha se PD-ja do të paraqitet me kandidatët më përfaqësues për qytetarët, ndërsa prishtmëria është për një fitore të thellë.

    REAGIMI I BARDHIT

    Sot anëtarët e Partisë Demokratike janë ftuar për të konfirmuar apo kontestuar kandidatët për përfaqësues politikë të Partisë Demokratike. Është një proces i ri që ndodh për herë të parë në një parti politike dhe e aplikon PD.

    Deri tani procesi ka ecur shumë mirë, jo vetëm në degën e Gjirokastrës ku po ndiqet prej meje, por edhe në degë të tjera të qarkut të Gjirokastrës ku janë të deleguar për të ndjekur procesin nënkryetarët e partisë.

    Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.

    Uroj shumë që deri në përfundim, procesi të shkojë pa probleme siç vijon deri në këto momente, dhe në fund të procesit të zgjidhen më të mirët. Pra ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar.

    -Si është bërë përzgjedhja e kandidatëve të PD në qarkun e Gjirokastrës? A janë pyetur anëtarësia apo edhe qytetarët e thjeshtë për këtë pjesë?

    Gazment Bardhi: Së pari, ka pasur një fazë të parë të procesit, ku secili prej anëtarëve të partisë ka pasur mundësi të propozojë emrat e kandidatëve për deputetë apo për kryetar bashkie. Dhe secili prej emrave që është në listën që është sjellë për konfirmim, ka qenë një emër i propozuar nga anëtarët e partisë. Më pas një komision i vlerësimit të kandidatëve ka bërë vlerësimin e tyre dhe ka sjellë për konsultim disa emra tek anëtarët.

    Sigurisht, që kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qëndrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.

    Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë.
    Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Gjirokastrës dhe të qarkut Gjirokastër.

    -Cilat janë pritshmëritë tuaja duke qenë se qarku i Gjirokastrës historikisht ka qenë një qark që ka synuar majtas. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto zgjedhje? Dhe nga ana tjetërm ai i trembet PD, Partisë Socialiste?

    Gazment Bardhi: Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj periudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

    Nëse sot dalim në qytet dhe i pyesim bizneset, nëse kanë marrë mbështetje nga qeveria, edhe pse i kanë dhënë votën Edi Ramës, përgjigja është një dhe e vetme: braktisje totale nga qeveria në këtë moment, ku qytetarët dhe bizneset kanë nevojë. Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës.

  • Prapaskenat e tryezës së Këshillit Politik/ PS do ndërhyrje për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve/ PD kërkon hapjen e listave 100% dhe…

    Prapaskenat e tryezës së Këshillit Politik/ PS do ndërhyrje për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve/ PD kërkon hapjen e listave 100% dhe…

    Pak më shumë se 2 orë ka zgjatur mbledhja e parë e Këshillit Politik pas pushimeve verore.

    Por me gjithë shkëputjen 6-javore të punimeve, përplasjet dhe ndasitë mes palëve ishin pak a shumë në të njëjtat pika. Koalicionet parazgjedhore, formula e shpërndarjes së mandateve, si dhe hapja e listave deri në masën 100 për qind ishin tre çështjet, për të cilat palët u futën dhe dolën me qëndrime të kundërta nag mbledhja e djeshme e Këshillit Politik.

    KOALICIONET

    Opozita e Bashkuar para se të shkonte në mbledhjen e orës 18:00 shpërndau një deklaratë për mediet, ku shprehte qëndrimin e saj se koalicionet parazgjedhore nuk duhet të cenohen. Sipas dokumentit të shpërndarë nga opozita koalicionet parazgjedhore kanë mbetur të pandryshuar për më shumë se 17 vite dhe kanë mbetur të paprekura dhe pandikuara as nga ndërhyrjet që i janë bërë disa herë sistemeve zgjedhore. Por ky qëndrim që përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili mbrojtën në takimin prej dy orësh, nuk ishte i pranueshëm për maxhorëncën. Nga diskutimet e bëra në mbledhje, Gjiknuri iu ka lënë afat përfaqësuesve të opozitës deri të premten e ardhshme, për të sjellë draftin me propozimet e tyre për ndërhyrjet në Kodin Zgjedhore për të përshtatur ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në 30 korrik. Gjiknuri i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës propozimet e tyre në lidhje me: Pragun kombëtar zgjedhor; afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat; si do kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatet në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

    MANDATET

    Në ndërkohë edhe për çështjen e shpërndarjes së mandateve palët kanë qëndruar stoik në pozicionet e tyre. Sipas përfaqësuesve të maxhorancës, ndryshimet kushtetuese, por edhe ndryshimi i pragut zgjedhor kërkon edhe një ndërhyrje në formulën e shpërndarjes së mandateve të deputetëve. Sakaq për opozitën kjo gjë është e papranueshme dhe se nuk ka asnjë nevojë për të ndërhyrë në mënyrën se si shpërndahen mandatet.

    HAPJA E LISTAVE

    Për çështjen e hapjes së listave, qëndrimi i palëve në këtë mbledhje të parë të Petrit Vasili Këshillit Politik ishte për sa i përket përqindjes. Për maxhorancën hapja e listave do duhet të garantojë një përqindje të caktuar, që mbron përfaqësimin gjinor, për të mos rrezikuar kuotën 30% të grave që duhet të jenë në Parlament. Ndërsa opozita i qëndroi mendimit të saj të shpallur në dokumentin e shpallur dje në mesditë, duke kërkuar hapjen e listave në masën 100 për qind. Palët u përplasën me qëndrimet e tyre në këtë mbledhje të parë edhe sa i përket referimit për një opinion OSBE/ODIHR. Përfaqësuesit e PD dhe LSI kërkuan që të merret mendimi i OSBE për çështjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa nga ana e opozitës u kërkua që në këtë organ ndërkombëtar mund të shkohet vetëm me një draft të përgatitur më herët.

    BYLYKBASHI: KËRKUAM QË T’I DREJTOHEMI OSBE/ODIHR PËR KOALICIONET

    Pas daljes nga mbledhja 2 orëshe e Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se maxhoranca ka kundërshtuar kërkesën e tyre për t’i kërkuar mendim OSBE në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fjalën e tij para gazetarëve, pasi doli nga mbledhja, Bylykbashi tha se nëse maxhoranca bie dakord për hapjen 100% të listës së deputetëve e gjitha puna për ndryshimet në Kodin Zgjedhor mbyllet brenda 2 ditëve.

    “Ajo që kërkon opozita është që zgjedhësit të kenë të drejtë që të zgjedhin, pra të përcaktojnë ata deputetët në parlament dhe, po zgjedhësit, të kenë të drejtë të votojnë partinë që duan ata. Koalicionet me listë të përbërë e lejojnë këtë mundësi. Ajo që kërkon maxhoranca është që t’u heqë zgjedhësve mundësinë e listave 100 përqind të hapura për kandidatët dhe t’i ketë pjesërisht të mbyllura. T’u heqë mundësinë zgjedhësve të zgjedhin lirisht partinë politike që ata duan. Ne, për çështje që nuk kemi dakordësi, sipas kësaj marrëveshje kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ODIHR për të dhënë opinion për çështjet, kur nuk gjendet konsensus. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga përfaqësuesi i maxhorancës. Ai shprehu qartë qëndrimin se nuk është dakord të marrë opinionin e OSBE/ODIHR.

    Ne i japim kohën që të reflektojnë dhe jemi gati që nesër të nënshkruhet kjo kërkesë e përbashkët dhe po nesër të vazhdojë puna për hapjen 100 për qind të listave dhe për gjithë çështjet e tjera. Koalicionet janë sot në Kodin Zgjedhor dhe nuk ka nevojë ç’të draftohet. Funksionojnë perfekt, me çdo lloj sistemi zgjedhor, janë pjesë e sistemit politik prej 17 vitesh dhe janë sot në Kushtetutë. Në nenin 96 të Kushtetutës, koalicionet para qeveritare, pra, zgjedhore, ekzistojnë sot dhe nuk kemi ç’t’i shkruajmë. Në Kod Zgjedhor janë të mirëshkruara formula për shpërndarjen e mandateve, të cilën Komisioni i Venecias e bën fare të qartë qe nuk duhet ndryshuar më vonë se 1 vit para datës së zgjedhjeve. Në lidhje me pyetjen për sa i përket listës së hapur 100%, për ne kjo është shumë e qartë, shumë e thjeshtë. Ata bëjnë propozimin dhe në momentin që sjellin listën e hapur 100%, nuk ka fare nevojë të zgjatemi, mund të mbyllet edhe brenda dy ditësh kjo si çështje”, u shpreh Oerd Bylykbashi

    GJIKNURI: OPOZITA TË SJELLË DRAFTIN E PROPOZIMEVE DERI TË PREMTEN

    Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së djeshme u shpreh se maxhoranca është gati të pranojë propozimet e opozitës, por se nuk do të presë pa fund. Ai tha para gazetarëve në dalje nga mbledhja se opozita duhet të sjellë propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për t’ju përshtatur ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut deri të premten.

    Ai theksoi se qëllimi i maxhorancës që puna në Këshillin Politik për të implementuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të përmbyllen deri në 30 shtator. Sa i përket kërkesës së opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, ai theksoi se në këtë organizëm ndërkombëtar mund të shkohet me një draft të shkuar dhe mbi pika, ku palët nuk bien dakord gjatë negociatave.

    “Pas një debati të gjatë, fatkeqësisht PD dhe Opozita qëndroi me të njëjtat pozicione sikur s’ka ndodhur asgjë. Kushtetuta është ndryshuar dhe u kthyen tek i njëjti debat tek koalicionet që është ezauruar në Këshillin Politik. Ne si formulim mund të marrim një model të vendeve të OSBE. I thashë opozitës, deri të enjten të sjellin propozimet në lidhje me formulimet për pragun zgjedhor, afatet etj, që PD është e hapur t’i sjellë. Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese. Synojnë që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen.

    Me konsulta dhe zvarritje, dhe shkojmë në limite që s’mund t’i bëjmë. Kërkova që brenda 30 shtatorit çështja të mbyllet përfundimisht. Sa i përket kërkesës që t’i drejtohemi ODIHR. Fatkeqësisht, kur e thirrëm për rekomandime nuk e morëm parasysh. ODIHR-it i shkohet me drafte kur s’ka dakordësi. Nëse kemi dispozita që s’biem dakord i drejtohemi, se ODIHR nuk jep opinione. Nëse draftet e PD dhe të PS kanë diferenca, atëherë i drejtohemi. Gjithmonë bëhen konsultime mbas Kodit Zgjedhor. Le të sjellin draftet, ku s’ka dakordësi i drejtohemi ODIHR. Jo t’i çojmë idetë tona. Kuvendi i ka votat, prandaj Komisioni i Ligjeve ngriti grupin e punës. Do reflektojmë edhe shqetësimet e opozitës, si kuotat gjinore, apo dhe të tjera që ruajnë integritetin e listave të hapura dhe pragu zgjedhor”, tha Gjiknuri.

    “PS s’i hap listat 100% për të bllokuar Këshillin Politik”

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik deklaroi se maxhoranca socialiste po tenton që ta bllokojë punën e Këshillit Politik, duke mos pranuar hapjen e listave 100%.

     “Hapja e listave refuzuan që të diskutojnë, lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik. Ata nuk kishin asnjë draft të vet pasi ishin pala iniciatorë të këtyre ndryshimeve. Të mbetet në rekorde që Shqipëria bllokon diskutimet me OSBE duke bërë precedentin më të turpshëm të një Shqipërie pluraliste. Afatet që vendos maxhoranca me veten e vet janë problem i saj. Ky këshill nuk është për të bërë fasadat e maxhorancës. Ata thanë që nuk kanë në draft. Kjo ose është një gënjeshtër ose mungesë serioziteti. T’i bëjmë një kërkesë OSBE, nëse ata sjellin shkresën për hapjen e listave 100% mbyllet ajo çështje”, tha Vasili.

    Burimi: Panorama.al

  • “Rikthim në ‘skenën e krimit’…”/ PD denoncon vendimin për kazinotë: Qeveria më e korruptuar në rajon, punon për një grusht klientësh

    “Rikthim në ‘skenën e krimit’…”/ PD denoncon vendimin për kazinotë: Qeveria më e korruptuar në rajon, punon për një grusht klientësh

    Partia Demokratike denoncon vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove.

    Shefi i kabinetit të kryetarit të PD-së, Dorjan Teliti, shkruan se si çdo premtim i Edi Ramës edhe ky u tret për interesa të oligarkëve.

    “Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët”, shkruan ai.

    Rikthim në “skenën e krimit”…

    Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR.

    Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës.

    Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

    Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët.

    Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike. #-228ditë #ditëmëtëmira

  • “Të pikëlluarit e mëdhenj janë Rama dhe Vuçiç”- PD: Presidenti Trump hodhi poshtë propagandën dyvjeçare dhe grisi planin e tyre për…

    “Të pikëlluarit e mëdhenj janë Rama dhe Vuçiç”- PD: Presidenti Trump hodhi poshtë propagandën dyvjeçare dhe grisi planin e tyre për…

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë propagandën dyvjeçare sipas tij, të Ramës dhe taborit të tij se ndarjen e Kosovës e pranonin edhe SHBA-të.

    Sipas tij, me marrëveshjen e sotme midis Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, Trump grisi planin Rama- Vuçiç për copëtimin e Kosovës.

    Sipas tij, sot Trump me firmën e tij tregoi qartë se teoritë e ndarjes dhe implikimet e SHBA ishin mashtrime të paguara nga lobet pro serbe në Uashington.

    Reagimi i plotë:

    Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpi të Bardhë Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.

    Sot dy te pikëlluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.

    Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copëtimi i Kosovës nuk eshte opsion.

    Rama dhe taborri i tij i propagandës janë në panik, pasi për dy vjet mashtruan e helmuan publikun me tezen se ndarjen e Kosovës e paska dashur SHBA e Shtëpia e Bardhe.

    Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Washington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.

  • Denoncimi i PD: Ja skema si Rama i kalon milionat nëpërmjet tenderave fiktivë të AKSHI-it te mediat pranë tij

    Denoncimi i PD: Ja skema si Rama i kalon milionat nëpërmjet tenderave fiktivë të AKSHI-it te mediat pranë tij

    Partia Demokratike ka publikuar të tjera detaje në lidhje me tenderin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti Endri Hasa thotë se përfituesi i vërtetë i tenderit dhënë kompanisë Web & Development Communication është Carlo Bolino, pronari i medias Report Tv, që sipas PD është media afër pushtetit.

    PD thotë se disponon të dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit, pronar i  Web & Development Communication  nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

    “Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino”, thuhet në deklaratën e Hasës.

    Kjo skemë fitimi, thotë Hasa, tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes. Ai thotë se kjo është një provë për SPAK, i cili duhet të tregojë se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

    Deklarata e Endri Hasës

    Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

    Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.

    Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit  e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

    Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

    Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë,  Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

    Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

    Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

    Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

    Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

    Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

    Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

    Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.

    Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

    SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

    Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

  • Reforma territoriale, PD akuza qeverisë: Ke dështuar, sot për administratën u merren 92 mln € më shumë për 8100 militanë

    Reforma territoriale, PD akuza qeverisë: Ke dështuar, sot për administratën u merren 92 mln € më shumë për 8100 militanë

    Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale. Në një deklaratë nga selia blu në emër të PD, Mateo Spaho u shpreh se në vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal. Ai shtoi se të dhënat janë zyrtare nga INSTAT dhe se çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj.

    Sipas Spahos një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. Zyrtari i PD shtoi se në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë dhe se është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve.

    https://youtu.be/XFkYtpVnd50

    DEKLARATA E PLOTË

    Një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdorur për punësimin e militantëve të pushtetit. Përveç largimit të shërbimeve nga qytetari, rritjes së taksave dhe ryshfetit për të mbaruar një punë, reforma territoriale është një katastrofë e vërtetë financiare. Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre.

    Këto para dalin nga taksat dhe tarifat që bashkitë u imponojnë dyqaneve të vogla, familjeve, lokaleve, punishteve dhe qytetarëve, dalin nga gjobat e padrejta dhe faturat e larta. Po kush janë këta punonjës shtesë në administratën shqiptare? Teknikët dhe specialistët janë figura profesionale që do të zgjidhnin shumë probleme për menaxhimin më të mirë të punëve të bashkisë, për ndërtimin apo riparimin e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimit publik, menaxhimit të mbetjeve etj. Kjo nuk ka ndodhur. Në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë. Është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në facebookun e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.

    Në vend që në bashkitë e Shqipërisë të kishim më shumë teknikë që zgjidhin probleme konkrete, kemi militantë partie. Kemi më shumë drejtorë dhe më pak specialistë! Strategjia e qeverisë për të blerë vota me vende pune që paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës ka çuar në një rezultat dështimi spektakolar. 70% e financave vendore shkojnë për paga dhe administratën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim.

  • PS dhe PD nisin përgatitjet për fushatë

    PS dhe PD nisin përgatitjet për fushatë

    Afro 10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, 2 forcat më të mëdha në vend kanë përgatitjet për garën elektorale të vitit 2021. Kryesocialisti Rama prej javësh ka nisur takimet me drejtuesit e strukturave dhe forumeve drejtuese. Një format më i zgjeruar ishte ai që zhvilloi një ditë më parë në Vlorë me deputetët e zonës dhe kryebashkiakët.

    Ndërkohë PD, e cilat kërkon të kthehet në pushtet pas 8 vjetësh, është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me një model krejt të ri për politikën shqiptare.

    Baza e demokratëve do të vendosë vetë për pjesën më të madhe të atyre që do ta përfaqësojnë në Kuvend. Procesi është drejt fundit, thonë burime nga PD, sipas të cilave, në 85 përqind të bashkive, propozimet nga baza janë mbyllur. Risi është dhe procesi i seleksionimit të kandidaturave.

    Televizioni Klan mëson se do të jetë një komision i përbërë prej 5 figurave të njohura të së djathtës, që do e drejtojnë këtë proces, mes të cilëve Besnik Mustafaraj dhe Genc Ruli, dy ish-ministra demokratë, që rikthehen në selinë blu me kërkesën e Lulzim Bashës, për të dhënë kontributin e tyre.

    Në këto zgjedhje, nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do të rikthehen listat e hapura, ku zgjedhësit mund të votojnë jo vetëm për logot e partive, por dhe për kandidatët e tyre të preferuar.

  • “Me amnistinë fiskale, Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar”, Tabaku: Nëse Rama nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues

    “Me amnistinë fiskale, Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar”, Tabaku: Nëse Rama nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues

    PD ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku lidhur me ligjin e aministisë fiskale, për të cilën thotë se po thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

    “Projekti i kryeministrit në ikje për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.” –tha Tabaku ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues.

    “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.”- përfundoi Tabaku.

    Deklarata e plotë:

    Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

    Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

    Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

    Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.

    Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

    Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.
    Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.

    Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.

    Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

    Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.

    Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.

    Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

  • A do rikthehen në PD Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi? Basha jep përgjigjen e prerë

    A do rikthehen në PD Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi? Basha jep përgjigjen e prerë

    Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse mund të rikthehen në parti Arben Imami, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.

    Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të flasë me emra të përveçëm, ndonëse pohoi se ka kontaktuar disa persona që nuk janë më pjesë e strukturave të PD-së.

    Çani: A do rikthesh në parti Arben Imamin?

    Basha: Nuk mund të flas me emra të përveçëm, PD është e hapur për këdo. Babai i një partie nuk flet me emra të përveçëm.

    Çani: A do të rikthesh në parti një si Rudina Hajdari?

    Basha: Nuk flas me emra të përveçëm. Çdokush që mendon se i ka të gjitha kredencialet të afrohet.

    Çani: Do afrohen emra të rinj që të vijnë mbrapa, sevilë?

    Basha: Shpresojë që jo, po garanci nuk ka.

    Çani: A do ketë personazhe të pazakontë si Murrizi me shokë?

    Basha: Të gjithë ata që ndajnë vlera të njëjta me ne mund të bashkohen.