Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse mund të rikthehen në parti Arben Imami, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.
Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të flasë me emra të përveçëm, ndonëse pohoi se ka kontaktuar disa persona që nuk janë më pjesë e strukturave të PD-së.
Çani: A do rikthesh në parti Arben Imamin?
Basha: Nuk mund të flas me emra të përveçëm, PD është e hapur për këdo. Babai i një partie nuk flet me emra të përveçëm.
Çani: A do të rikthesh në parti një si Rudina Hajdari?
Basha: Nuk flas me emra të përveçëm. Çdokush që mendon se i ka të gjitha kredencialet të afrohet.
Çani: Do afrohen emra të rinj që të vijnë mbrapa, sevilë?
Basha: Shpresojë që jo, po garanci nuk ka.
Çani: A do ketë personazhe të pazakontë si Murrizi me shokë?
Basha: Të gjithë ata që ndajnë vlera të njëjta me ne mund të bashkohen.