Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kuvendi

  • Hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore/ Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese

    Hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore/ Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kunder, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

    Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.

    Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar. Por si arritëm në këtë pikë?!

    28 DEPUTETËT

    Pa arritjes së marrëveshjes së 5 qershorit me praninë edhe të ambasadorëve kryesorë në Shqipëri për amendimin e Kodit Zgjedhor, në Parlament në ditët në vijim nisën lëvizjet kërcënuese se nuk do të votonin ndryshimet e miratuara në Këshillin Politik pa plotësuar kërkesat e tyre. Në fillim ishin 39 deputetë të opozitës në Parlament që kërkonin lista të hapura.

    Pas insistimit, ata mundësuan një takim me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe ky i fundit u kërkoi që çdo kërkesë ta paraqesin sipas procedurave parlamentare. Më pas një grup prej 29 deputetësh, me në krye Myslim Murrizin, depozituan në Parlament një draft i cili propozonte riformulimin e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës bashkë me relacionin përkatës.

    Ajo që ra në sy në fillim, pavarësisht se kishin firmosur draftin, Myslim Murrizi pohonte se ai si përfaqësues kishte kërkuar vetëm hapjen e listës dhe nuk kishte kërkuar heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut kombëtar.

    Dy pikat e fundit konfuzuan opozitën e Parlamentit, saqë disa prej tyre të tërhiqnin firmat. Por pas kësaj lëvizjeje për të plotësuar numrin e 28 deputetëve (aq sa duhet për të propozuar ndryshime kushtetuese) listës së firmave iu bashkua deputetja Elena Xhina dhe Reme Lala. Të dyja deputete të ardhura nga listat e PDIU-së dhe në të njëjtën linjë votimi të ligjeve në Parlament me maxhorancën.

  • Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit, çfarë nuk u pa në seancën e kësaj të enjte? (FOTO)

    Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit, çfarë nuk u pa në seancën e kësaj të enjte? (FOTO)

    Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave.E ndërkohë pikërisht ata që folën brenda sallës duket se ishin ndryshe jashtë saj.

    Kryeministri Rama i bëri disa herë thirrje deputetëve të vënë maskën pas përfundimit të fjalës, por Hajdari vendosi që njërën maskë t’ja dërgonte në foltore kryeministrit.

    “Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve” – tha ai.

    Rama tregoi maskën e tij duke iu u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe të qeshura në sallë.

    Hajdari vije maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”,-tha Rama. 

    Shumë prej tyre u panë sot pa maskë duke hyrë në parlament. Më poshtë shikoni edhe fotot që u shkrepën ndaj deputetëve që vlen të theksojmë që duken me mjaft elegancë, klas dhe shumë të kuruar, ajo që bie në sy për zonjat deputete janë larmishmëria e ngjyrave verore.

  • Ekspertët e Reformës Zgjedhore mbyllin amendamentet/ Kodi të hënën në Kuvend

    Ekspertët e Reformës Zgjedhore i kanë dhënë dorën e fundit amendamenteve të Kodit Zgjedhor. Sipas formulës se dakordësuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, opozita jashtëparlamentare do të rikthehet në Parlament me të drejtë përzgjedhjeje dhe përjashtimi të kandidaturave.

    Zgjedhja për kryekomisionerin do të vijë nga komisioni që do të ngrejë Kuvendi, dhe ku do të zgjidhen përmes disa kandidaturave 3 emra. I dërguari i posaçëm i PD-së në këtë komision do të ketë të drejtën të skualifikojë një emër nga lista. Kuvendit do t’i duhen 84 vota për të zgjedhur mes dy alternativave të mbetura. E kundërta do të ndodhë me nënkomisionerin, i cili do të jetë një njeri i opozitës, me detyrën specifike të zbatimit të teknologjisë.

    “Do të jetë opozita që do të zgjedhë tre emra nga lista e kandidatëve dhe Kuvendi do të skualifikojë një. Më pas kalohet në votim mes dy emrave të mbetur”

    Formula vjen me votim në bllok për rregullatorin dhe KAS, në raportin 3 me 2.

    Nga ana tjetër, kodi parashikon kufizime për Qeverinë në shfrytëzimin e aseteve publike, apo dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve përpara zgjedhjeve.

    “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet dhënia e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, etj.”

    Në nenin 12 është vendosur që shqiptarët e diasporës që janë të regjistruar të jenë në një zonë unike, atë të qarkut të Tiranës, por njësoj si për teknologjinë, i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve realizimi i votës së emigrantëve.

  • “E paprecedentë! Po bëni pazare me Metën”, deputeti Halit Valteri i revoltuar në nisjen e seancës, Ruçi i bën premtimin publik

    Deputeti Halit Valteri e cilësoi si të paprecedent faktin që mbledhja e seancës plenare të Kuvendit u shty me një orë për shkak të mbledhjes së grupit të PS-së.

    “Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën…Një orë të dhunohet ky parlament se ka mbledhje PS-ja nuk kanë faj shqiptarët. Mos përsëritet më”, kërkoi ai.

    Gramoz Ruçi pranoi situatën dhe premtoi se nuk do të përsëritet më. “Vërejtja është e drejtë, nuk do të përsëritet më. Çdo grup ka të drejtë të ndërpresë seancën deri në një orë”, tha kryetari i Kuvendit.

  • Kodi Zgjedhor, Rama: Listat e hapura jo tabu për ne, por mos na shantazhoni

    Kryeministri Rama pati një diskutim të gjatë për reformën zgjedhore. Në foltoren e parlamentit, ai pohoi se listat e hapura nuk janë tabu për të. Por, ai i kujtoi opozitës parlamentare se nuk duhet ta shantazhojë, pasi do të detyrohet t’u tregojë, ashtu si atyre jashtë, sa të vegjël janë.

    “Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthejnë kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty. Por, janë disa pyetje, nëse ju sot jeni këtu kjo ka ardhur nga listat e mbyllura. Listat e hapura nuk janë tabu për mua. Doni t’i diskutoni? I diskutojmë, por nuk mund të na impononi, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe PS-në e tundoni të tregojë sa të vegjël jeni. Të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht. Vota e diasporës do kohë është sistem”, tha Rama.

  • LIVE-Seanca plenare, Rama e Lleshaj japin llogari para deputetëve të opozitës: Ka ulje galopante të krimit

    Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, bëhet me dije se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të ketë interpelancë me deputetin e opozitës, Halit Valteri.

    Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet për seancën plenare. Sipas rendit të ditës, deputetët e opozitës po zhvillojnë interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rritjen kriminalitetit në vend. 

    Pas përfundimit të interepelancës, Këshilli i Ministrave do të publikojë dhe raportin për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Në seancë do jetë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do publikojë raportin e institucionit që drejton për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

    Në seancë do të diskutohet dhe disa ligje të sjella nga qeveria, por pritet të rrëzohen tre dekretet e Presidentit Ilir Meta. Por edhe pse rendi i ditës është i qartë, sërish debati mes deputetëve pritet të zhvillohet për Reformën Zgjedhore, temë e cila po mban pezull politikën.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/721369452010451/