Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kuvendi

  • FOTO/ Përjashtohen 5 deputetë nga Kuvendi, mes tyre edhe Berisha, zbulohet arsyeja!

    FOTO/ Përjashtohen 5 deputetë nga Kuvendi, mes tyre edhe Berisha, zbulohet arsyeja!

    Këshilli i Etikës ka marrë vendimin të përjashtojë për 10 ditë deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Anëtarët e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtuan kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për masë disiplinore të pesë deputetëve.

    Kërkesa mori tre vota pro dhe dy kundër. Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku.

    Kjo pas kaosit të krijuar të enjten në seancën plenare, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës, së bërtiturave dhe goditjes së tavolinave. Seanca degradoi pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

  • Nisma për hapjen e dosjeve/ Zbardhen propozimet, ja çfarë kërkojnë sot PS e PD në Kuvend

    Nisma për hapjen e dosjeve/ Zbardhen propozimet, ja çfarë kërkojnë sot PS e PD në Kuvend

    Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutuar dy nismat e deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.

    PD-ja ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cenojnë sigurinë kombëtare.

    “Të konsiderohen të deklasifikuara dokumentet nga 29 nëntori 1944 deri në korrik 1991. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe Sigurisë Kombëtare. Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të shtetit ka qenë i pranishëm në të gjitha tryezat publike. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshi edhe nismën ligjore të vitit 2015. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Skepticizmi për hapjen e dosjeve në këto 30 vite, tani nuk është më i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar shpagim, apo të ketë rrezik për trazira sociale”, tha Alibeaj.

    Nga ana tjetër, PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që t’i jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve të kryejë verifikimin e të gjithë personave që do të kandidojnë për institucionet kushtetuese, pavarësisht se më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

    “Është detyra jonë që të marrim nisma dhe t’u përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugë atij që i shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

  • “Nuk më ka zgjedhur Ali-Basha”, Noka përplaset me kryeparlamentaren Nikolla: Ti je thjesht…(REPLIKAT)

    “Nuk më ka zgjedhur Ali-Basha”, Noka përplaset me kryeparlamentaren Nikolla: Ti je thjesht…(REPLIKAT)

    Flamur Noka është shfaqur i nervozuar, pasi gjatë seancës parlamentare njihet si deputet i pavarur nga Kuvendi. 

    Më tej mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe deputetit Flamur Noka është zhvilluar një debat, lidhur me përcaktimin e tij si deputet jashtë grupit parlamentar dhe jo deputet i pavarur.

    Noka tha se ai është i zgjedhur nga demokratët e zonës ku është votuar dhe jo nga Basha apo Alibeaj, e më tej kërkoi të zbatohej rregullorja.

    Debati: 

    Lindita Nikolla- Flamur Nokës: Një sqarim zotit Noka, nuk shënohet i pavarur por deputet jashtë grupeve parlamentare. Ju e dini fort mirë që nga gr parl ju ka përjashtuar grupi e jo kryetarja e kuvendit. Keni dëshirë ta transferoni këtë problem te Kryetarja e Kuvendit, por kryetarja respekton rregulloren.

    Flamur Noka- Lindita Nikollës: Ju jeni kryetare, kur një deputet ta shënoni jashtë grupeve parlamentare duhet ti referoheni së pari KQZ, se zonjë demokratët mua më kanë zgjdhur gjithë këto vite si deputet të tyre s’më ka zgjedhur Ali-Basha kurrë as do pranoj të më zgjedhë Ali Basha mua më ka zgjedhur demorkatët.

    Në KQZ unë kam qenë e jam deputet i PD, më thoni cili nen i rregullores, i Kushtetuës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më cakotjë mua jan deptuet jashtë apo brenda grupeve. Se kush jam unë e dinë demokratët.

    S’mund të ma caktojë askush, kush jeni ju, ju jeni thejsht spikere s’jeni për të kombinaur as me Ali- Bashën as me askënd tjetër, por për të respktuar ligjin dhe rregulloren.

    Tritan Shehu- Lindita Nikollës: Sipas rreguillores deputetët depozitojnë emrat në sekretari, radhën e diskutimeve e përcaktoni ju as Ali-basha as Balla, ndaj këtu po bëhen shkekje të renda, s’janë ata që përcaktojnë radhën e diskutimeve, të jemi korrekt, pavarësisht marrëdhënies që kemi me kolegë të ndryshëm, mos bëhet kjo që po bëhet. Ju jeni kryetare e Kuvendit unë nuk njoh të tjerë.

  • Një minutë heshtje/ Trëndafila në tavolinat e deputetëve të Kuvendit (FOTO)

    Një minutë heshtje/ Trëndafila në tavolinat e deputetëve të Kuvendit (FOTO)

    Në kuadër të javës çame, në Kuvend u mbajt sot një minutë heshtje nga deputetët në fillim të seancës plenare.

    Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

    Ndërkohë në tavolinat e deputetëve ishin vendosur edhe trëndafila të kuq në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit.

  • Mblidhet sot Kuvendi/ Ja cili është rendi i ditës

    Mblidhet sot Kuvendi/ Ja cili është rendi i ditës

    Ashtu siç u paralajmërua edhe dje, ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, për të vijuar me diskutime dhe miratime të disa projektligjeve.

    Në axhendë është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

    RENDI I DITËS

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022.

    2. Njoftime.

    3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa.

    4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave

    5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

    6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

    7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.

    8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

    9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

    10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.

    11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

  • Plas në Kuvend/ Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja (VIDEO)

    Plas në Kuvend/ Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja (VIDEO)

    Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-kryeministri Sali Berisha.

    Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të merre fjalën vetë, për t’ju përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama ku shprehej se do të ndërpriste çdo raport me PD-në nëse në krye të saj vjen sërish Berisha.

    Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim. Sakaq, gjesti i bërë nga Berisha preku Alibeajn.

  • Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha: Basha iu bëri presion demokratëve i asistuar nga Yuri Kim

    Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha: Basha iu bëri presion demokratëve i asistuar nga Yuri Kim

    Sali Berisha në “Foltoren” me shqiptarët e Floridas u shpreh se mijëra demokratë u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania” pavarësisht presioneve të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD-së.

    Berisha: Duhet të pranojmë presione të pandershme edhe të pengut të qeverisë, deputetit Basha i asistuar në një mënyrë ose tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht e marrjes peng të opozitës nga qeveria.

    Berisha sulmoi edhe miliarderin George Soros, për të cilin tha se me Fondacionin e tij ndërmori reformën e Drejtësisë me qëllimin e vetëm për t’i dhënë Edi Ramës në dorë drejtësinë.

    Rezultatet e kësaj reforme janë katastrofale në Shqipëri, sipas Berishës.

  • Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha/ Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit

    Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha/ Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit

    Në takimin e sotëm me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

    Telegrafi merr vesh se marrëveshja mes Kurtit dhe deputetit Hoxha është arritur para pak çastesh në një takim të zhvilluar mes tyre në Prishtinë.

    Ndonëse, nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, zyrtarë të Partisë Unike të  Granëve kanë bërë të ditur për Telegrafin, se deputeti Hoxha ka reflektuar, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.

    “Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj,  do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë zyrtari i kësaj partie për Telegrafin.

    Sipas të njëjtave burime edhe të shtunën ishte mbajtur një takim mes Hoxhës dhe Kurtit, por nuk ishte arritur marrëveshja, që ky deputet të marrë pjesë në seancën ku do të votohej për presidentin e Kosovës, pasi Kurti nuk kishte ofruar asgjë në kompensim për votën.

    Mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.

    Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë. Ndërsa, votën në kuti pritet ta hedhin 80 prej tyre, pasi tash dihet se tre deputetë të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, ndonëse do të jenë në seancë nuk do ta hedhin votën e tyre në kuti, ashtu siç kanë vepruar edhe të shtunën. 

    Burimi: Telegrafi

  • Deputeti i Kuvendit i prekur nga COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore! Dërgohet në Turqi për kura të specializuara

    Deputeti i Kuvendit i prekur nga COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore! Dërgohet në Turqi për kura të specializuara

    Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti është infektuar nga koronavirusi. Mësohet se prej disa ditësh deputeti i Kuvendit të Shqipërisë është dërguar në Turqi për kurime më të specializuara.

    Mësohet se Përmeti ka patur probleme serioze me frymëmarrjen gjatë qëndrimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe për këtë arsye ai është dërguar në Turqi.

    Burime të Panorama.al bëjnë me dije se deputeti Andi Përmeti është në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari, e cila i ka uruar shërim të shpejtë kolegut, që sipas saj po kalon një periudhë të vështirë.

    “Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë.

    Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, tha Hajdari.

    Burimi: Panorama.al

  • Tensione jashtë Kuvendit/ Pamjet nga përplasja ku Halit Valterit tenton t’i gjuaj Damian Gjiknurit

    Tensione jashtë Kuvendit/ Pamjet nga përplasja ku Halit Valterit tenton t’i gjuaj Damian Gjiknurit

    Në një kohë në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputeti të opozitës dhe atij të PS-së.

    Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka pasur një përplasje me deputetin e PS, Damian Gjiknuri, i cili ka tentuar t’i gjuajë.