Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kernaja

  • “Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit:  Ishte gjest antisportiv

    “Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

    Partizani pas 5 ndeshjesh pa humbje radhazi në Superiore, ka “rënë” në Rrogozhinë ndaj Egnatias me rezultatin 1 – 2. Tashmë distanca mes “Demave të Kuq” që mbajnë pozitën e 6-të në tabelë karshi Egnatias kryesues ka shkuar në 11 pikë:

    “E kishim përgatitur ndeshjen në këtë mënyrë. Në pjesë e parë pas gabimit të Mehmetit erdhi goli. Para kësaj situate kishim rast me Tomën. U munduam të ndryshonim, të bënim shumë gjëra, por me apo pa meritë i humbëm pikët. Djemtë luajtën shumë mirë. Goli i dytë i Egnatias erdhi prej gabimit teknik të arbitrit.

    Nuk e di rregulloren. Gjest antisportiv, duhej penallti për ne. Kërkojë një arbitër më të aftë se Myrtaj. Tentuam 2-3 herë me Markun. Rezultoi e saktë deri-diku. Tentuam dy herë me Tomën, sikurse Isgandarli.

    Ne i dinim ndryshimet. Mehmeti u zëvendësua për shkak fizik. Bëmë të njëjtën qasje, mrekullia e Dajsinanit na penalizoi për 1 – 1. Të mendojmë për ndeshjen me Dinamon tani. Goli i parë na gjeti jo të vendosur, si pasojë e një topi pa presion.

    Ndodhin edhe gabime të tilla. Pa harruar edhe cilësit e lojtarëve të Egnatias. Nuk e menduam se Mehmeti do e humbiste topin aq kollaj, por gjëra që ndodhin. Skuka? Xhuljano ka qenë i dëmtuar, nuk preferuam të rrezikonim sot. Menduam ta rujamë për ndeshjen tjetër”.

  • “Futbolli nuk luhet në gazeta”/ Oltjon Kërnaja sfidon në distancë Egnatian: Djemtë po vijnë në rritje, shkojmë me besim të plotë

    “Futbolli nuk luhet në gazeta”/ Oltjon Kërnaja sfidon në distancë Egnatian: Djemtë po vijnë në rritje, shkojmë me besim të plotë

    Oltijon Kërnaja ka folur në prag të takimit që Partizani do të luajë me Egnatian. Kjo sfidë vlen për javën e 17-të të Superiores dhe do të zhvillohet nesër në stadiumin “Arena Egnatia”.

    Kërnaja u pyet edhe për përbërjen e Egnatias me lojtarë që ishin pjesë po ashtu e formacionit të vitit. Këtu mund të preket edhe Adnard Mehmeti, që po ashtu u bë pjesë e 11 më të mirë nga sezoni i kaluar. Mesazhi i Kërnajës ishte i qartë.

    Ecuria pozitive e Partizanit, besoni se mund ta mbani këtë performancë rezultatesh?

    Besoj që po, përderisa çunat po vijnë në rritje. Gradualisht forma e të gjithëve është në rritje dhe shpresojmë që të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm.

    Partizani ka provuar shijen e fitores në Rrogozhinë. A mund ta përsërisni këtë rezultat nesër?

    Me besim të plotë. Ne shkojmë atje sigurisht për fitore edhe pse kemi respekt maksimal për ekipin e Egnatias, janë kampionët në fuqi, por ne shkojmë sigurisht për fitore atje.

    Gjeni përballë një Egnatia me numrin më të madh të lojtarëve në formacionin e vitit si dhe kanë trajnerin më të mirë të vitit?

    Futbolli falë zotit nuk luhet me ata që janë në formacionin e vitit, apo në gazeta. Futbolli luhet në fushë, në të kundërt nuk do të shkonim fare të luanim.  Nëse do të niseshim nga “Mbrëmja Gala” nuk do iknim të luanim fare, kështu që do të fitonte Egnatia. Fusha ka treguar tjetër gjë, djemtë janë në formë, janë stërvitur shumë mirë. Shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv pse jo edhe me fitore.

    Shpresoni te një fundviti sa më pozitiv?

    Fokusi ynë është Egnatia ditës së nesërme. Pas kësaj përballje do të mendojmë të përgatisim ndeshjen me Dinamon.

    Merkato e janarit?

    Janë çështje të brendshme të klubit. Grupi është. Ku ka nevojë ekipi të përforcohet ne e dimë dhe këto janë çështje shumë shpejt do jenë zgjidhur?

    Dëmtimet dhe gjendja e skuadrës?

    Atëherë janë rekuperuar pothuajse të gjithë, me përjashtim të Prekës i cili besoj do të rikthehet me Dinamon. Vazhdon i dëmtuar Doumbia i cili e ka mbyllur vitin dhe kthehet në janar. Rikthehet Martinez dhe pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm.

  • “Doja të fitoja 3-0 për hakmarrje”, Kërnaja ironizon Tiranën: Nuk është ekip agresiv, e kisha studiuar mirë

    “Doja të fitoja 3-0 për hakmarrje”, Kërnaja ironizon Tiranën: Nuk është ekip agresiv, e kisha studiuar mirë

    Oltijon Kërnaja, foli pas triumfit 2 me 0, të arritur në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës për mikrofonin e “RTSH”, tekniku i të kuqve, ndër të tjera deklaroi:

    “Ne e kishim përgatitur në këtë mënyrë, kam lojtarë që mund të ndërrojmë sisteme pa bërë zëvendësime. I dinim pikat e forta dhe të dobëta të Tiranës, të le të luash futboll, nuk është agresive. Golin e parë e kishim menduar jashtëzakonisht shumë, kishte probleme Tirana në goditje standarte, e studiuam me Dinamon. Kjo ishte fale gjithë grupit, kjo fitore shkon për presidencen, tifozët dhe për të gjithë familjen e kuqe.

    Rastet i kishim për 3 me 0 me Diegon, me Gudjufin. Rëndësi ka fitore, donim 3 me 0 për hakmarrjen, por rëndësi ka qe mbaroi 2 me 0.

    Nuk u surprizuam nga Tirana, këtë mënyrë loje ka bërë edhe në ndeshjet e fundit. Ne e zgjidhëm me Tomën që do të bënte presing Dembelesë ose Metës. Edhe me Egnatian edhe me Flamurtarin ka pasur të njëjtën manovër. Nuk ka rëndësi për emrat, rëndësi ka rreshtimi dhe manovra.

    Hjuman e bënë shumë mirë si 6 dhe 8. Do ti kapnim në një moment në tranzcionon. Dihet shpejtësi dhe eksperienca e Skukës, arritëm ti shfrytëzonim. Kemi 4 pikë më pak seç meritonim. Sot do ishim 2 pikë më lartë Final 4.

    Kemi pësuar 1 autogol me Dinamon, një gol nga goditja standarte me Teutën. Jemi munduar të sistemojmë pjesën mbrapa, falë të gjithë çunave, pastaj pame pjesën përpara, avash avash do vinin dhe golat.

    Është rregulluar gjithë skuadra në fazën mbrapa, jemi agresivë, dublojmë njëri-tjetrin. Dhomat e zhveshjes u fituan duke thënë realitetin, kush vrapon luan, kush lufton luan. Meritokracia dhe konkurrenca e pastër të çojnë përpara.

    Të kapim Final 4 për të shkuar te titulli. Mos harrojmë ku ishim, janë marrë shumë pikë falë këtyre çunave.

    Dhimbja e kokës më e mirë për trajnerin është të kemi vështirësi në zgjedhje. Në stërvitje punojmë shumë”, u shpreh Kërnaja.

  • “Ndeshje speciale për mua”, Oltjon Kërnaja lë pas emocionet dhe sfidon Tiranën: Humbja fazën e parë ishte histori tjetër

    “Ndeshje speciale për mua”, Oltjon Kërnaja lë pas emocionet dhe sfidon Tiranën: Humbja fazën e parë ishte histori tjetër

    Oltijon Kërnaja ka folur para ndeshjes derbi, Tirana-Partizani. Për teknikun e “demave” do të jetë hera e parë, që e provon këtë ndjesi.

    Kërnaja është parë si asistent i Milinkoviç në derbin e parë, që Partizani humbi me rezultatin 0-3 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri aktual i të kuqve thotë në fjalën e tij se tashmë është histori tjetër.

    “Atmosfera siç e thashë në javën e kaluar, është shumë e mirë brenda ekipit. Djemtë janë përgatitur. Dihet derbi që ka specifikë tjetër dhe adrenalinë tjetër, nga tifozët, lojtarët, stafi. Ka tjetër realitet dhe specifikë, jemi munduar ta përgatisim në mënyrën e duhur.

    Zakonisht në derbi nuk është parë renditja e ekipeve. Gjithmonë kanë qenë të luftuar, pavarësisht pozicionit në tabelë. Si nga ekipi ynë dhe nga kundërshtari. Gjithmonë është luftuar për çdo top, do jetë çdo gjë në kuadër të luftës sportive. Nuk do nisemi nga renditja, e kemi parë ndeshjen e fundit, por nuk duhet. Të merremi vetëm me ekipin tonë. Jemi gati.

    Derbi i fundit? Është komplet histori tjetër. Ne do presim të japim maksimumin, si çdo ndeshje që kanë dhënë çunat maksimumin. Duke luftuar për çdo top dhe në çdo centimetër fushe, për të respektuar fanellën e Partizanit dhe tifozët e tij të shumtë.

    Është një ndeshje speciale, edhe për mua. Derbi i parë. Është ndeshja më speciale në Shqipëri, pavarësisht renditjes. Është derbi, do shohim dhe t’ja lëmë fushës.

    Skuadra vazhdon të jetë po e njëjta, ndoshta mund të jenë në pankinë Skuka dhe Sembene. Nuk janë të gatshëm me 100% të formës se vijnë nga dëmtim prej 4-5 javësh. Preka vazhdon i dëmtuar. Djemtë e tjerë, kanë bërë goxha mirë këto kohë. Ekipi është i gatshëm besoj.

    Tifozët tonë kanë ardhur. Kanë qenë prezent në të gjitha ndeshjet tona. Guerrilsat janë të pandashëm, janë tifozët numër 1 në Shqipëri dhe të pandashëm. Pavarësisht rezultateve të këqija në fillim, ata sërish na mbështetën. Besoj dhe i ftoj të na mbështesin nesër, kjo ndeshje përveç lojtarëve është më shumë në anën e tifozllëkut. Më shumë për ta, që t’i bëjmë krenarë me rezultat pozitiv nesër”, u shpreh Kërnaja.

  • “Ekipi më i mirë nga të gjithë”, Kërnaja ngre në qiell Partizanin dhe sfidon Vllazninë: Nesër hyjme me një objektiv të qartë…

    “Ekipi më i mirë nga të gjithë”, Kërnaja ngre në qiell Partizanin dhe sfidon Vllazninë: Nesër hyjme me një objektiv të qartë…

    Oltijon Kërnaja ka folur në prag të ndeshjes që Partizani do të luajë me Vllazninë. Ky takim do të nisë në orën 16:30, të dielën tek “Arena e Demave”.

    Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë – Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.

    Si e vlerësoni Vllazninë – Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.

    Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat.

  • “Një mik më dha informacione për strategjinë e Flamurtarit”, Kërnaja tregon çelësin e suksesit: Partizani nuk ka frikë asnjë kundërshtar

    “Një mik më dha informacione për strategjinë e Flamurtarit”, Kërnaja tregon çelësin e suksesit: Partizani nuk ka frikë asnjë kundërshtar

    Oltijon Kërnaja foli pas ndeshjes që Partizani fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit. Të kuqve u mjaftoi autogoli i Lorenc Trashit për t’u rikthyer te fitorja, pikërisht në javën e shtatë.

    Oltijon Kërnaja u shpreh pas ndeshjes:

    “Si fillim dua të falenderoj të gjithë çunat që dhanë maksimumin, sidomos ata çuna që nuk luajtën. Deri ditën e sotme askush nuk ka ditur kush do luante ose kush do vinte me ekipin. Kanë ngelur disa lojtarë shumë të rëndësishëm jashtë. E dinim deri diku si luante Flamurtari, falë njohurive që thatë ju më përpara, por edhe falë një miku që më ka ndihmuar shumë në informacione për dy lëvizje të reja që tekniku kishte bërë. Ndërsa tjetër falenderoj presidentin, që ka ardhur çdo ditë në stërvitje duke qëndruar afër në situatë që të themi të drejtën nuk ishte shumë e mirë në klub, por djemtë ishin të bashkuar. Siç e thashë jemi të gjithë bashkë për të dalë nga kjo situatë.

    Duke parë cilësitë e ekipit që kemi, dhe kundërshtarët. Duke parë sulmuesit tonë më të shpejtë, u munduam ta zgjidhnim kështu duke i lënë Da Silvës hapësirë. Të jetë lojtar i lirë, të prishnim treshen e mbrojtjes së Flamurtarit, e cila funksionoi shumë mirë pjesën e parë. Pjesën e dytë ndryshuam manovrën se e dija që do ndryshonte edhe trajneri kundërshtar.

    Nuk mund ta zbuloj, edhe kundërshtarët dëgjojnë. Në pjesën e dytë ndryshuam manovrën duke parë që Flamurtari nuk dilte dot atëherë menduam presing ultra ofensiv. Kishim rastin e golit, Mehmetit dhe Skukës. Ishte ndeshje e luftuar shumë.

    Kush është miku? Miku nuk tregohet se është mik. Lojtarëve u dhashë disa udhëzime që të luftonin për topin e dytë, mënyra e vendosjes pak më ndryshe që të kapnim mesfushën”, u shpreh Kërnaja për “RTSH”.

  • Kërnaja ndryshon “fytyrën” e Partizanit, rreshtimi përpara ndeshjes me Flamurtarin

    Kërnaja ndryshon “fytyrën” e Partizanit, rreshtimi përpara ndeshjes me Flamurtarin

    Java e shtatë e gjen Partizanin në transfertën e Fl amurtarit. Sfida në Vlorë do të nisë në orën 17:00 dhe i gjen të kuqtë në moment delikat. Oltijon Kërnajës i është besuar detyra për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive, pasi numërohen katër humbje radhazi.

    Ndaj Flamurtarit, që është motivuar me Françesko Morieron në krye, nuk do të jetë aspak e lehtë. Te Partizani me shumë gjasa do të ketë revolucion në rrështim nga Kërnaja, i cili në ekipin B dhe skuadrat e mëparshme, ka preferuar rreshtimet 5-3-2 dhe 5-4-1.

    Zëvendësimi i Alban Hoxhës pas pjesës së parë, tregon se Pano Qirko do rikthehet në portë. Para tij me shumë gjasa do të qëndrojnë pesë mbrojtës. Marku, Bytyçi, Preka, Atanaskoski dhe Janjeva ose Sembene. Ky i fundit është rikuperuar nga dëmtimi dhe shfaqet si garanci për prapavijën.

    Linja para sulmit është ndoshta dilema më e madhe. Do të jenë 3 apo 4, të cilëve Kërnaja do u besojë. Në derbi nuk patën minuta Mehmeti dhe Isgandarli, ndërsa kjo situatë mund të ndryshojë duke i rikthyer ata në fushë. Shanaj mund të jetë surprizë e Kërnajës po ashtu, pasi mori minuta ndaj Kukësit.  Alternimet qëndrojnë me lojtarë si Garsia dhe Kote, që e nisën titullarë në derbi. Në rast se gjithçka shkon sipas parashikimit, në krye të sulmit do të jetë vetëm një ose në rastin më të mirë dy lojtarë. Skuka dhe Bintsuka.

    LEXO ME SHUME:“Ishte më mirë për mua që u largova nga Inter”, Asllani e thotë troç: Jam i lumtur në Torino

  • Rikthime dhe mungesa te Partizani, Kërnajan e shqetëson futbollisti përpara ndeshjes me Flamurtarin

    Rikthime dhe mungesa te Partizani, Kërnajan e shqetëson futbollisti përpara ndeshjes me Flamurtarin

    Partizani e ka lënë pas humbjen në derbi ndaj Tiranës dhe të gjithë fokusin e ka te Flamurtari. Takimi me vlonjatët do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

    Partizani-t i janë kthyer në stërvitje dy futbollistë, të cilët pritet të luajnë rol të rëndësishëm në vazhdim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sembene dhe mesfushorin Doumbia. Rikthimet ndërkohë janë një lajm mjaft i mirë, ndërsa si problem mund të shikohet mungesa aktuale e Rouen Hjumen. Të dy kanë lënë plotësisht pas dëmtimet, ndërsa janë gati të kontribuojnë në këtë moment delikat. Sembene do synojë menjëherë vendin e titullarit. Senegalezi në mbrojtje bashkë me Prekën shikohen si garanci.

    Mbrojtësi i djathtë mungoi në seancën e djeshme stërvitore. Albion Markut iu dha mundësia që të punojë me pjesën tjetër të ekipit kombëtar nën dispozicionin e Silvinjos. Marku nuk ka një ftesë zyrtare, ndërsa është thirrur në “Shtëpinë e Futbollit” si plotësues për seancën stërvitore. Bashkë me të, trajnerit Kërnaja i mungojnë edhe disa lojtarë.

    LEXO ME SHUME:Ishte pjesë e finales së Champions League, zbulohet arbitri i takimit Serbi-Shqipëri

  • Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

    Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

    Partizani ditën e djeshme shkarkoi Mladen milinkovic, me “Demat” që mbyllin pas disa muajsh bashkëpunimin me trajnerin serb. Tashmë stoli i kreyqytetasve është “bosh” dhe zëvendësuesi i tij është një emër i njohur pëer kampionatin shqiptar.

    Oltijon Kërnaja do të drejtojë nga dita e sotme Partizanin, me drejtuesit që kanë vendosur t’i besojnë ekipin e parë deri në gjetjen e një timonieri të ri. Siç dihet Kërnaja aktualisht është trajner te Partizani B dhe e mori këtë detyrë në muajin korrik.

    Në 2 javët e para të zhvilluara në Kategorinë e Dytë, Kërnaja ka rritur që me Partizani-n B të bëjë paraqitje të shkëlqyera dhe të sigurojë 6 pikë. Këto rezultate kanë bërë që krerët e klubit t’i besojnë ekipin A deri në gjetjen e një trajneri të ri. Siç dihet 37-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kukësi, Laçi dhe Valbona.

    LEXO ME SHUME:Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit

  • Humbja në sekondat e fundit të Kukësit, në konferencë del Kërnaja: Nica iku në shtëpi, nuk u tha gjë lojtarëve

    Humbja në sekondat e fundit të Kukësit, në konferencë del Kërnaja: Nica iku në shtëpi, nuk u tha gjë lojtarëve

    Dinamo ka mposhtur Kukësin mes spektaklit të 5 golave, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me fitoren 3-2 të dinamovitëve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja.

    “Nica nuk tha asgjë, thjeshtë të gjithë ishin me kokën ulur. Profesori u vuan shumë këto ndeshje. Thjeshtë iku në shtëpi. 11 javë pa fitore? Janë shumë. Pavarësisht ndeshjeve të mira, në fund kanë rëndësi pikët që për ne nuk po vijnë.