Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Italia

  • Pas 53 vitesh trofeu i Europianit është në Romë! Shikoni si kanë festuar lojtarët italianë me kupën (FOTO)

    Pas 53 vitesh trofeu i Europianit është në Romë! Shikoni si kanë festuar lojtarët italianë me kupën (FOTO)

    Tashmë trofeu i EURO 2020 është në Romë! Pas 53 vitesh pritje tani italianët i gëzohen një Europiani të dytë. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mançini ka udhëtuar pas gjatë orëve të para të mëngjeti me avion me destinacion kryeqytetin italian ku menjëherë kanë shkuar në hotel.

    Në dalje nga avioni shihet Mançini dhe kapiteni Kielini të cilët të buzëqeshur ngrenë në qiell trofeun e shumëpritur. Italia mposhti me penallti kombëtaren angleze e cila asnjëherë në historinë e saj nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe.

    Gjatë udhëtimit ka patur dhe çaste të bukura të lojtarëve duke shkrepur foto me trofeun në avion, por ka nga ato si Kielini dhe Bonuçi që e kanë shtrirë trofeun në shtrat njësoj si Levandovski me trofeun e Champions-it një vit më parë.

  • Italia shpallet fituese e “Eurovision 2021”/ Ja sa pikë mori Shqipëria

    Italia shpallet fituese e “Eurovision 2021”/ Ja sa pikë mori Shqipëria

    Festivali europian i muzikës “Eurovision” ka përfunduar dhe Italia është shpallur shteti fitues i edicionit të 65-të.

    Grupi italian “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” është vlerësuar me 524 pikë nga juria profesioniste dhe publiku.

    Italia ka qenë dy herë fituese e “Eurovision” në vitin 1964 dhe 1990, pas 31 vitesh edicioni i radhës do të mbahet në Itali.

    “Rock and roll nuk vdes kurrë,” është shprehur këngëtari i grupit Maneskin pas fitores.

    Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri është renditur në vendin e 21 me 57 pikë në total nga publiku dhe juria profesioniste. 

    Në vend të dytë është renditur Franca, ndërsa në vend të tretë Zvicra, përfaqësuar nga këngëtari me origjinë shqiptare Gjon’s Tears.

    Më poshtë gjeni renditjen e plotë të rezultateve të natës finale të “Eurovision 2021”.

    Maneskin from Italy perform during rehearsals at the Eurovision Song Contest at Ahoy arena in Rotterdam, Netherlands, Friday, May 21, 2021. (AP Photo/Peter Dejong)
  • Itali, nga e hëna ndryshojnë masat, ministri i Shëndetësisë: 50 milionë vaksinime deri në qershor

    Itali, nga e hëna ndryshojnë masat, ministri i Shëndetësisë: 50 milionë vaksinime deri në qershor

    Bilanci italian i koronavirusit flet për një rritje të rasteve , që sot janë 23696, nga 21267 të ditës së djeshme.

    Ndërkohë, numri i viktimave është i njëjti i ditës së mëparshme, 460, por rritet sërish niveli i pozitivitetit me 6.8%. Shqetësues numri i personave që u shtruan në terapi intensive, 250 vetëm në 24 orë.

    Lombardia sheh një rritje të dukshme të rasteve, me më shumë se 5 mijë raste, ndërkohë që e ndjekin Emilja Romanja, Piemonte dhe Lacio.

    Ndërkohë, të hënën pritet që vendi të ndryshojë edhe një herë masat shtrënguese, në bazë të shifrave të javëve të fundit.

    Lacio mund t’i rikthehet disa masave më të lehta, dhe të rihapen shkollat fillore dhe kopshtet, ndërkohë që rajone si Lombardia dhe Emilia Romanja, Pulia dhe Friuli mbeten zona “të kuqe” të paktën deri më 12 prill.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendi do të fillojë tashmë fushatën masive të vaksinimit, sipas ministrit Speranza, priten 4.5 milionë vaksina deri në fund të marsit, dhe më shumë se 50 milionë të tilla në tremujorin e dytë të vitit.

  • Koronavirusi në Itali, ulen viktimat por shtohen shtrimet në terapi intensive

    Koronavirusi në Itali, ulen viktimat por shtohen shtrimet në terapi intensive

    Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 20,396 raste të reja me koronavirus nga afro 370 mijë testime të kryera.

    Bilanci flet për 502 vdekje, krahasuar me 354 që ishin një ditë më parë. Në total që nga nisja e pandemisë, vendi fqinj ka regjistruar 103 mijë fatalitete.

    Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia (+4.235), e ndjekur nga Campania (+2.656), Emilia-Romagna (+2.184) dhe Piemonte (+2.074).Krahasuar me numrin e testimeve, indeksi i pozitivitetit është në rënie megjithatë mbi 53 mijë raste janë ende aktive ndërsa të shtruarit në terapi intensive janë në rritje.

  • Rriten shifrat e bilancit në Itali, qeveria përgatit mbylljen për 11 rajone

    Rriten shifrat e bilancit në Itali, qeveria përgatit mbylljen për 11 rajone

    Në Itali edhe sot regjistrohet një shtim i rasteve, që sot janë 26824, ndërkohë që në rritje graduale është edhe bilanci i viktimave, 380 të vdekur në 24 orët e fundit.

    Në rritje janë pothuajse të gjithë parametrat, duke filluar nga niveli i pozitivitetit, që sot ngjitet në 7.2%, ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive po i afrohet pragut të 3 mijë personave, ndërkohë që llogaritet se janë më shumëse gjysmë milion persona aktualisht pozitivë.

    Sipas vendimeve të qeverisë, vendi me 60 milionë banorë do të mbyllet plotësisht gjatë festave të Pashkëve, pra në periudhën 3-5 prill, dhe gjithsesi do të vendoset karantina për çdo shifër që do të kalojë mesataren javore të 250 rasteve çdo 100 mijë banorë.

    Sipas këtij parametri, janë 11 rajonet që nga java tjetër do të kalojnë në fashën e kuqe, dhe janë Lombardia, Emilja-Romanja, Piemonte, Veneto, Friuli Venecia Xhulia, Lacio, Marke, Bazilikata dhe Kampania, si dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzanos.

  • Itali, shifra më e lartë nga 1 janari, ekspertët: Sapo ulim masat, infeksioni merr vrull, po ulet mosha mesatare

    Itali, shifra më e lartë nga 1 janari, ekspertët: Sapo ulim masat, infeksioni merr vrull, po ulet mosha mesatare

    Vijon rritja e rasteve në Itali, që kanë kaluar sërish pragun e 20 mijë infeksioneve ditore. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 20499 raste, shifra më e lartë e vitit 2021, në qoftë se përjashtohet 1 janari, ku ishin 22111.  Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.3%, shifër kjo alarmante për ekspertët.

    Ndërkohë viktimat e deklaruara janë 253, në ulje të dukshme nga dita e djeshme, ku ishin 308.  Lombardia është sërish vatër e përhapjes së infeksionit, me bilancin më të madh me distancë, 4557 raste, e ndjekur nga Emilja Romanja me 2575 dhe Kampanja me 2519.

    Tre rajone do të shndërrohen në portokalli, pikërisht Lombardia, Piemonte dhe Marke, ndërkohë që Basilikata mund të shndërrohet në të kuqe, edhe nga mungesa e shtretërve spitalorë në atë rajon.

    Në momentin që ulim masat, epidemia fillon të përhapet menjëherë. Kjo do të thotë që popullsia që rrezikon infeksionin është ende shumë e madhe. Ndërkohë po bie mosha e të infektuarve, që pasqyrohet edhe në rritjen e rasteve në shkolla”, deklaroi drejtori i Parandalimit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.

  • COVID në Itali, qëndrueshmëri në shifra, shqetësojnë disa provinca

    COVID në Itali, qëndrueshmëri në shifra, shqetësojnë disa provinca

    Janë 9360 personat e infektuar në bilancin e fundit italian, në ulje të dukshme nga dita e mëparshme, kur ishin 13452. Vlen të theksohet që ulja e testime të kryera ishte po aq evidente, 170 mijë krahas më shumë se 250 mijë të 24 orëve më parë, dh ese shifrat i referohen fundjavës, ku kryhen më pak testime.

    Dhe që shifrat në vetvete nuk tregojnë gjë, e dëshmon niveli i pozitivitetit, që në fakt është rritur duke shkuar në 5.6%, por edhe numri i viktimave, që është rritur në 274 nga 232 të bilancit të mëparshëm, ndërkohë që janë 2118 personat e shtruara në terapi intensive në të gjithë vendin.

    Në përgjithësi, prej 5 javësh gjendja shihet e qëndrueshme nga virologët, ku vërehet gjithsesi një trend në ulje të viktimave në javët e fundit. Për shembull, nuk kishte ndodhur kurrë që vendi të kishte më pak se 300 viktima, tre ditë radhazi.Emilia Romanja është rajoni më i goditur sot me 1847 raste, e ndjekur nga Lombardia, por shqetëson rritja në provinca specifike si Bolzano, me 591 raste për 100 mijë banorë, por edhe Peskara, Bolonja, Ankona, Trento dhe Peruxhia.

  • Itali-Holandë mbyllet në barazim, Polonia i merr kreun e grupit

    Itali-Holandë mbyllet në barazim, Polonia i merr kreun e grupit

    Itali-Holandë ishte përballja më e fortë mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Europës, ku të “kaltrit” dhe “tulipanët” matën forcat në “Gewiss Stadium” të Bergamos, por në fund nuk pati fitues.

    Pellegrini kaloi kombëtaren italiane në avantazh pas 16 minutash loje, por Holanda reagoi shpejt dhe pas 9 minutash Van de Beek riktheu barazimin. Loja vazhdoi thuajse e barabartë dhe me raste në të dyja portat, por deri në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores. Nga ky barazim përfitoi Polonia, e cila pasi mposhti 3-0 Bosnjën mori kreun e këtij grupi me 7 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 6 pikë dhe Holanda e treta me 5 pikë.

    Në ndeshjet e së mërkurës, Franca triumfoi në Kroaci 1-2, Danimarka bëri surprizën në Angli, duke fituar 0-1, ndërsa Kosova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Greqisë.

  • Bilanci italian, të infektuarit më shumë se 300 mijë

    Bilanci italian, të infektuarit më shumë se 300 mijë

    Sipas autoriteteve italiane, personat pozitive ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit ishin 1392, pas 87 mijë tamponëve të ekzaminuar.Viktimat e sotme janë 14, ndërkohë që rriten personat në terapi intensive, që sot janë 239.Rastet totale në Itali nga fillimi i pandemisë kanë kaluar 300 mijë personat, ndërkohë që viktimat janë 35738. Lacio është rajoni më i goditur në 24 orët e fundit, me 238 raste, e ndjekur nga Lombardia me 182 dhe Kampania me 156.

  • Shqipëria vend me rrezik për Italinë/ Familja shqiptare e gjitha e infektuar me COVID-19, por…

    Shqipëria vend me rrezik për Italinë/ Familja shqiptare e gjitha e infektuar me COVID-19, por…

    Katër pjesëtarë të një familje shqiptare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pasi janë kthyer nga Shqipëria për në Itali.

    Sipas mediave përtej Adriatikut, familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthye në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.

    Megjithatë, ata janë të gjithë asimptomatikë. Ata iu nënshtruar testeve sepse u kthyen nga vendet në rrezik.

    Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.