Tag: Italia
-

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë
Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen sportive italine, “Gazzetta dello Sport”. Në synimet e tij ai nënvizon, rikthimin e Shqipërisë në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe kualifikimin në fazën finale të Euro 2028-ës. E për realizimin e këtyre objektivave, Marani do të vijë të jetojë në Tiranë e do të mësojë të flasë shqip.Rolando Maran ka vendosur të ndryshojë jetën e tij. Në moshën 62 vjeç, për herë të parë do të jetojë jashtë Italisë, do të të stërvitë një ekip kombëtar dhe e qëllimi nuk është mbijetesa apo ngjitja në kategori, por një kampionat evropian. E për këto ndryshime në jetën dhe karrierën e tij, Gazzetta dello Sport, e përdithshmja sportive italiane, i ka kushtuar një intervistë të gjatë trajnerit të kombëtares shqiptare.“Kur më thirri Shqipëria u emocionova. Eshtë një komb me krenari të jashtëzakonshme dhe një ndjenjë të lartë përkatësie. Për ta njohur më mirë vendin, traditën dhe njerëzit, do të jetoj në Tiranë. Të dielën do të transferohem atje dhe do të filloj punën e vërtetë. Qyteti është i bukur, me mikpritje të jashtëzakonshme”.Për këtë vendim Maran është konsultuar edhe me Gianni De Biasi, i cili e udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve në Euro 2016. “Xhanin e kam mik, ai ishte personi i parë që u konsultova. Më tha se nuk kishte dyshime, se po bëja zgjedhjen e duhur. Dhe se Shqipëria kishte bërë zgjedhjen e duhur me mua. Kjo më bëri të lumtur. Çuditërisht, pata folur edhe me Igli Taren 20 ditë më parë në Milanello. Nuk e kisha imagjinuar se do të stërvisja pikërisht ekipin e tij kombëtar”.Rolando Maran vjen me synime të mëdha në krye të kombëtares kuqezi. “Qëllimi është të kthehemi në Ligën B në Nations League dhe të kualifikohemi në Euro 2028. Ëndërroj të arrij rezultate të shkëlqyera dhe të shkruaj histori. Falënderoj presidentin Duka, për zgjedhjen e tij: stadiumi i Tiranës më la pa fjalë, mezi pres të stërvitem atje. Dua të shikoj sa më shumë seanca stërvitore dhe të mësoj shqip për të folur me lojtarët. Do të doja të stërvitesha në mënyrën që kam luajtur gjithmonë: proaktiv, vertikal dhe luftarak. Arritja e rezultateve përmes djersës dhe përpjekjes është në ADN-në e këtij kombi”. -

“Na kishte munguar”, gazeta e Napolit tallet me performancën e Hysaj-t Është art që ti i shmangesh topit në këtë mënyrë (ARTIKULLI)
Elseid Hysaj është në qendër të kritikave, pas ndeshjes së djeshme që Kombëtarja humbi 2 me 1 përballë Italisë. Mbrojtësi kryqëzohet si fajtori kryesor i humbjes, ndërsa episodi për të cilin fajësohet është konkretisht goli i fitores së axurrëve.
Në minutën e 16’, Hysaj i hapi rrugë topit të gjuajtur nga Barella që më pas përfundoi në rrjetë. Për performancën e tij kanë shkruar dhe në Itali. Më saktë “Il Napolista” i ka kushtuar një shkrim tallës.
Mbështetësit e klubit ku Hysaj ka luajtur për plot 6 vite, thonë me nota ironie se i ka munguar. “Na ke munguar Hysaj, është art që ti i shmangesh topit të Barella i cili më pas përfundon në rrjetë”, shkruhet në titull.
Kujtojmë se Hysaj la Napolin për Lazion në vitin 2021. Prej atëherë është pjesë e Lazios ku ka kontratë të vlefshme dhe për 1 vit.
ARTIKULLI: GAZETA NAPOLISTA
-

Telashe për Shqipërinë, UEFA hap procedurë disiplinore për ngjarjet ndaj Italisë (ARSYET)
UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma. Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë ndeshjes ku Shqipëria humbi 2-1 nga Italia.
UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”. UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë dhe me rastin do të merret Komisioni Disiplinor i UEFA-s, që do të marr vendimin.
Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna.
-

Koka e ulur te goli i Barella-s, Hysaj kritikohet pa mëshirë, tifozët duan Balliun në krahë (video)
Italia përmbysi golin blitz të Shqipërisë me Bastoni e Barella e pas një çerek ore lojë mori kryesimin. Pikërisht në golin e shënuar nga mesfushori i Inter, që bëri rezultatin 1-2, u evidentua gabimi i Asanit që spastroi zonën keq duke e dërguar topin te Barella. Por në konkluzionin e lojtarit ishte Elseid Hysaj me gjestin e tij, që tërhoqi mbi vetë mërinë e tifozëve kuqezinj.
Në minutën e 16′ Barella lëshoi një trinë të djathë që përfundoi në këndin e pambrojtur të portës së Strakoshës, por Hysaj mund ta kishte ndaluar. Ose të paktën të ishte përpjekur ta ndalonte. Topi kaloi afër mbrojtësit, që uli kokën duke i hapur rrugën topit. Pikërisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë zakonisht një lojtar i rolit. Hysaj ka kështu përgjegjësinë kryesore në golin që përmbysi ndeshjen, por nuk është rasti i vetëm. Lojtari i Lazios është krejtësisht jashtë forme dhe Italia nga krahu i majtë organizoi me Dimarco rastet më të rrezikshme.
Ivan Balliu është gati dhe në miqësoren e provuara përpara Europianit impresionoi me mënyrën e interpretimit të rolit, si ajo e një mbrojtësi modern. Anësori i Rayo Vallecano ishte konsistent edhe në fazën ofensive dhe tani tifozët kuqezinj, duan të shohin atë kontribut, në ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, që është vendimtare për të shpresuar kualifikimin.
-

Dëshira e grinta nuk mjafton ndaj kampionëve të Europës, rasti i Manaj-t mund të kishte ndryshuar fatet e takimit
Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Ishte Bajrami që tundi rrjetën për Shqipërinë pas 23 sekondave lojë. Goli i tij është dhe më i shpejti në historinë e Europianëve të zhvilluar.
Italia reagoi shpejt, pasi përmbysi me golat e Bastonit dhe Barellas. Minuta e 11’ dhe 16’ hodhi poshtë golin e Bajramit. Në pjesën e dytë duhet përmendur rasti i Rey Manaj-t në minutën e fundit të ndeshjes, por tentativa e sulmuesit u ndal nga Donnarumma, me topin që mund të kishte përfunduar në rrjet.
-

Nedim Bajrami vendos rekord në Europian, askush si mesfushori i Kombëtares (ARSYEJA)
Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë. Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut.
🇦🇱 What a start 🥵#EURO2024 | #ITAALB pic.twitter.com/YpVOFsAjRG
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 15, 2024
Nedim Bajrami shënoi pas vetëm 23 sekondash, duke u konsideruar si goli më i shpejtë në historinë e turneut, duke ndezur tifozët shqiptarë në stadium.
-

EURO 2024/ “Itali-Shqipëri plot me gracka”, Donnarumma zbulon frikën e madhe te Kombëtarja kuqezi
“Kur përballeni me një kompeticion të tillë, energjia vjen natyrshëm, fryma do të jetë ajo e tre viteve më parë. Le të përpiqemi t’i rikthejmë sërish ato netë magjike. Ekipi është gati”. Kështu tha kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, ndeshjes së parë të Azzurrit në Euro 2024.
A është kjo ndeshja më e vështirë për të filluar? “Debutimi është sigurisht sfida më tinëzare. Grupi është i vështirë dhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka pasur gracka, do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe në rrugën e duhur që në fillim. Shqipëria fitoi grupin e saj: cilat janë pikat e forta? “Për mua ata janë një ekip i shpejtë dhe me individë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e teprojmë dhe të gjejmë veten në kundërsulm. Kompaktësia dhe ekuilibri do të nevojiten gjatë gjithë ndeshjes.” Përfundoi Donnarumma.
-

“Ndeshja e zemrës”, Kristjan Asllani për “Corriere dello Sport”: Ndaj Italisë, fitojmë për babain tim që mbërriti me gomone
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Kristjan Asllani ka vlerësuar në maksimum tifozët shqiptarë: “Janë të çmendur, si të mos japësh maksimumin për ata në fushë”. Për mesfushorin, dueli mes Shqipërisë dhe Italisë është një “derbi” i vërtetë pasi tregon se: ”Kam dalë në shesh së bashku me shokët për të festuar titullin kampion të Italisë në 2021”.
Keni mbërritur në krahinën e Butit në Piza kur ishit vetëm dy vjecc. Ndeshja Shqipëri-Itali nuk është si të tjerat.
Do të thosha një gënjeshtër nëse do të përgjigjesha pozitivisht. Më vjen keq se jemi në një grup të hekurt, por duam që të bëjmë mirë dhe të hapim një cikël, i cili mund të na dërgojë në Botëror.
Kur kthehesh në Buti a ia del që të bësh një jetë normale?
Nuk kam ndryshuar shumë, kur kthehem në atë qytezë bëj pak a shumë gjithçka që bëja edhe më parë. Jam shumë i lidhur me zonën ku kam shumë shokë të moshave të ndryshme.
A bën mirë Italia që i frikësohet vrullit të Shqipërisë?
Silvinjo solli në grup shumë besim dhe shumë entuziazëm.
E mabn mend ku ishe kur fitoi Italia, Europianin?
Në sheh, duke festuar me shokët e mi!
Ku mendon se je më shumë “shqiptar”?
Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flasim shqip. Ruaj kontakte me gjyshërit në Shqipëri ku kam rrënjët.
A shkon në Elbasan?
Po sa herë luaj me Shqipërinë. Pasditet kur kam pushim shkoj të takoj gjyshërit.
Prindërit a të kanë thënë si jetonin në Shqipëri?
Gjithmonë. Babai më ka thënë se ka ardhur në Itali me gomone dhe më ka treguar se sa e vështirë ka qenë jeta pë ata. Mamaja më solli në jetë që në moshën 18-vjeçare. Uën dhe vëlllai im Leonard nuk kemi fjalë që t’i falenderojmë për sakrificat e bëra. Mundohem që të bëj diccka.
Në ç’mënyrë?
I kam marrë të gjithë më vetë në Milano. Në moshën 21-vjeccare do të ishte mjaft e vështirë që të jetoja vetëm. Mamaja ime jetonte në një fabrikë ëmbëlsirash ndërsa babi në ujësjellës. Tani jeta e tyre ka ndryshuar. Përfundoi Kristjan Asllani
LEXO MË SHUMË: Shpresoj të më dalë ndonjë asist ndaj Italisë, Kristjan Asllani me ide të qarta: Duhet të jap shpirtin në fushë, na duhet benzinë në këmbë
-

36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, Rama bën marrëveshjen me Melonin
Një marrëveshje historike, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.
Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.
Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.
Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.
“Më shumë se aperitivë, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë”, shprehen burimet për La Stampa, duke ju referuar marrëveshjes së 15 gushtit, që u nënshkrua sot dhe që do të funksionojë duke nisur nga pranvera e vitit 2024.
Si do të funksionojnë dy qendrat?
Memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane, si ato të Marinës dhe Gdf, por jo ato të OJQ-ve.
Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.
“Ajo në port do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit me një aktivitet fillestar depistues, ndërsa qendra që do të ndërtohet në zonën më të brendshme do të jetë një strukturë model CPR”, tha kryeministrja italiane.
Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.
Objektivat e marrëveshjes, siç nënvizoi Meloni, janë “të goditet trafiku i qenieve njerëzore, të parandalohen flukset e parregullta dhe të mirëpriten vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”.
-

Tentoi t’i arratisej policisë italiane, shqiptari hidhet nga dritarja e hotelit dhe plagoset rëndë
30-vjeçari me nënshtetësi shqiptare ndodhet në urgjencën e spitalit Cattinara me kodin e kuq. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, ai u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 30 vjeç, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq.
Sipas asaj që mësohet, burri kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa, por me sa duket emri i tij është dashur të denoncohet në polici. Ndaj, kur punonjësi i hotelit e ka përfshirë në mesin e mysafirëve të objektit, policia është paralajmëruar. Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, por kur i riu kuptoi se policia kishte ardhur për të, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej në një parvaz. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo është kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar.