Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Italia

  • Rriten rastet me koronavirus tek të rinjtë, ja vendimet e fundit që ka marrë Italia. Duke filluar që sot…

    Rriten rastet me koronavirus tek të rinjtë, ja vendimet e fundit që ka marrë Italia. Duke filluar që sot…

    Nga sot, Italia do të mbyllë klubet e natës dhe do ta bëjë të detyrueshme bartjen e maskave gjatë natës në disa zona të vendeve të hapura, raporton Reuters.

    Kjo është rivendosja e parë e kufizimeve, pas rritjes së rasteve me koronavirus në gjithë vendin, veçanërisht në mesin e të rinjve.

    Fotografitë e turmave të pushuesve të rinj që vallëzojnë dhe pinë natën, ishin në faqet e para të gazetave italiane, raporton AFP.

    Rastet e reja gjatë javës së kaluar në Itali, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga koronavirusi, ishin më shumë se dyfish nga ato të regjistruara tre javë më parë dhe mosha mesatare e personave që u infektuan ka rënë nën 40, sipas të dhënave.

    Rregullat e reja do fillojnë të hënën – dy ditë pas një feste italiane, ku shumë të rinj italianë dalin jashtë për të festuar, – dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit.

    Bartja e maskës do të kërkohet nga ora 6:00 deri në 18:00 në zonat afër bareve ku ka më së shumti tubime.

    Sipas agjencisë së lajmeve dpa, të gjitha klubet, përfshirë ngjarjet në vendet e hapura dhe klubet e plazhit, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 shtator.

    Ekspertët dhe politikanët kishin paralajmëruar se rihapja e shkollave mund të rrezikohet nga rritja e numrit. Shkollat pritet të rifillojnë më 14 shtator pas pushimit të verës.

    “Ne nuk mund të dëmtojmë sakrificat e bëra në muajt e kaluar. Prioriteti ynë duhet të jetë ai i hapjes së shkollave në shtator, me siguri të plotë,” tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në Facebook.

    Speranza të shtunën u bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi “nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë”.

    Qeveria kishte mbajtur klubet e hapura pavarësisht kritikave të mëdha se ata tërhoqën turma, se distancimi shoqëror nuk po respektohej dhe maskat nuk po barteshin.

    Kjo industri ka të ardhura vjetore prej 4 miliardë eurosh, sipas grupit të lobit të këtij sektori Silb, që i bëri thirrje qeverisë për mbështetje.

    Ministri i Industrisë, Stefano Patuanelli, pranoi se do të ketë dëme ekonomike, por ai shtoi se nuk ka ndonjë alternativë.

    Të dielën, 479 raste të reja u konfirmuan, kurse te shtunën 629. Që nga shpërthimi i koronavirusit më 21 shkurt, Italia ka regjistruar më shumë se 35,000 vdekje.

  • Meta publikon pamjet tronditëse: Koha që shqiptarët të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

    Meta publikon pamjet tronditëse: Koha që shqiptarët të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

    Presidenti Ilir Meta publikon pamjet rrëqethëse të 19 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë me shpresë për të gjetur lirinë e munguar nga regjimi komunist 45-vjeçar.

    Mes të tjerash, Kreu i Shtetit thekson se “Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”.

    Mesazhi i Metës:

    Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

    Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

    Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

    Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

    Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

    Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

    Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!

    https://www.facebook.com/watch/?v=389152438716871
  • “Virusi vazhdon të qarkullojë”, Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin…

    “Virusi vazhdon të qarkullojë”, Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin…

    “Zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme nuk është “një gjest autoritarizmi, është një masë legjitime dhe e pashmangshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë”.

    Kështu, kryeministri italian Giuseppe Conte, zyrtarizoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme deri në 15 tetor në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

    Rezoluta u votua nga Parlamenti të martën, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.

    Sipas kryeministrit Conte, “në këtë mënyrë vendi do të jetë më i sigurt.” “Bashkë me kurbën e transmetimit, impakti i Covid-19 në shërbimin kombëtar shëndetësor është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo na inkurajon ne, të dhënat na tregojnë se virusi vijon të qarkullojë në vendin tonë,” u shpreh ai.

  • Çfarë ndodhi? Katër deputetë ngrejnë në peshë dhe e nxjerrin nga parlamenti Sgarbin (Foto)

    Vittorio Sgarbi është nxjerrrë sot me forcë nga salla e parlamentitti italian teksa refuzoi të dilte pas urdhrit të zv. kryetares Mara Carfagna prej ofendimeve ndaj saj.

    «Nuk mund të ofendohen kolegët duke përforur fjalë të pista”, tha Carfagna mes duartrokitjeve të sallës. Konfrontimi lindi pasi Sgarbi nisi të kritikonte ashpër ligjin e ri për drejtësinë dhe nisi të quajë gjykatësit italianë ‘mafiozë’.

    or pas kërkesës së kryetares për të ndaluar retorikën e tij ai iu drejtua Carfagna-s dhe deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi, me fjalë rruge si «vaffanculo», «stronza», «troia» dhe disa të tjera që nuk kuptohesin mirë në sallë.

    Pas refuzimit të kërkesës së Carfagna për të dalë nga salla, katër deputetë të ‘Fratelli d’Italia’ dhe të ‘Lega’ e ngritën peshë atë, dy nga këmbët e dy nga krahët, mes duartrokitjeve të sallës që thërriste “Turp, turp!”

    Carfagna tha më pas se Sgarbi «e ka trasformuar këtë sallë në një ‘show’. Nuk është hera e aprë që ai e përdor parlamentin për ndërhyrjet e tij të pandershme”