Emigrantët shqiptarë që tentojnë të shkojnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet kanalit të La Manshit në Francë janë përplasur me policinë franceze, pasi kjo e fundit u ka dëmtuar gomonet me të cilat do të shkonin në Britani.
Grupi i emigrantëve shqiptarët u përlesh me policinë në fshatin Gravelines pranë Dunkirkut.
Oficerët publikë nga CRS franceze – rezerva e përgjithshme e Policisë Kombëtare Franceze dëmtuan të paktën dy nga gomonet e emigrantëve përpara se të niseshin, shkruan Daily Mail.
Të irrituar, emigrantët filluan të gjuanin me gurë dhe degë pemësh ndaj efektivëve të policisë, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Një numër i madh gomonesh pritet të nisen këtë fundjavë pasi moti i keq në vend ka ndaluar emigrantët të kalojnë kanalin e La Manshit që prej 31 tetorit.
Emigrantët vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje në vend. Shtimi i kostove të jetesës dhe kriza e çmimeve të produkteve të shportës dhe jo vetëm i ka nxitur ata që gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të rrisin volumin e remitancave.
Dërgesat e emigrantëve në gjashtë muajit e parë të këtij viti kanë arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2010. Në të dhënat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë thuhet se nga janari në qershor remitancat u rritën me 36 milionë euro krahasuar me vjet, dhe në total arritën në 376 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e dërgesave e bërë në gjashtëmujor, prej 12 vitesh.
Vetëm në tre muaj prill, maj, qershor dërgesat e emigrantëve ishin 192 milionë euro, shifër rekord edhe kjo në dekadë. Por nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre ti sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.
“Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 192 milionë euro, në rritje vjetore 12%. Ka vijuar edhe për këtë tremujor, rënia e lehtë e përdorimit të kanaleve formale (sistem bankar dhe operatorë të sistemit të transfertimit të parave), si pasojë e lëvizjeve të emigrantëve dhe rrjedhimisht rritjes së prurjeve në cash”, thuhet në një raport të Bankës së Shqipërisë.
Kjo rritje e remitancave tregon se familjarët që punojnë jashtë vendit po kontribuojnë në përballimin e çmimeve nga të afërmve të tyre në Shqipëri, e nga ana tjetër dëshmon edhe për shtim të diasporës shqiptare si pasojë e emigrimit të lartë të viteve të fundit. Të larguarit më shumë janë të kualifikuar dhe të rinj, e për pasojë dhe kontributi i tyre në dërgesa valutore është në rritje të vazhdueshme.
Remitancat janë jetike për mijëra familje, dhe ato vijnë kryesisht nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra dhe SHBA.
TË ARDHURAT NGA EMIGRANTËT
Janar-Qershor 2021 340 mln euro
Janar-Qershor 2022 376 mln euro Diferenca +36 mln euro.
Kur të marr presidencën në muajin janar, Joe Biden pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë.
Presidenti nuk do të ketë nevojë që të marr miratimin legjislativ të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.
Rikthim në marrëveshjen e klimës së Paris që synon të kontrollojë ndryshimin e klimës – SHBA, në fakt, doli nga kjo marrëveshje më 4 nëntor të vitit të kaluar pasi Trumpi e kishte premtuar në fushatën e 2016.
Kthimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë – Trump premtoi të largohej gjatë pandemisë së coronavirusit.
Shfuqizon vendimin e Trumpit që t’iu ndalojë udhëtimin drejt SHBA-së të qytetarëve të disa shteteve myslimane.
Rivendos DACA – një program që shtyn kërcënimin e dëbimit të emigrantëve të padokumentuar që hynë si fëmijë në SHBA.
Historia nga kampi grek qe u perfshi nga flaket shkruar në BBC:
Talibshah Hosseini mori tre vajzat e tij, mbështeti gruan e tij të sëmurë dhe vrapoi. Flakët po rrethonin çadrën e tyre në kampin e migrantëve.
Ai kishte qenë zgjuar, duke mbajtur nën vëzhgim gjoja zjarret e vogla në distancë. Artisti 37-vjeçar nga Afganistani vendosi të hidhte një vështrim nga afër.
Ai këshilloi familjet aty pranë të qëndronin vigjilentë por kur u kthye në çadrën e tij, kishte panik.
“Ishte e tmerrshme”, thotë ai. “Vajza ime e vogël po qante dhe pyeste: ‘Babi, a do të vdesim?’”
Zjarri i madh shpërtheu në kamp në ishullin grek të Lesbos, të martën në mbrëmje, duke e kthyer gjithçka në hi.
Familja Hosseini vrapoi nëpër shkurre, u hodh mbi gardhe dhe vazhdoi të lëvizte për 90 minuta derisa të mbërriti në një vend e sigurtë.
Ata kaluan natën jashtë në një park makinash së bashku me mijëra azilkërkues dhe migrantë.
Vajzat e mia po më pyesnin:” Babi jemi të ftohtë. Pse jemi këtu dhe çfarë do të ndodhë me ne? ”
Por unë nuk kam asnjë përgjigje për asnjë nga ato pyetje dhe është shumë e vështirë.Ai thotë se ka “mashtruar vdekjen” që kur u largua nga Afganistani në 2019 për të mbrojtur familjen e tij nga militantët talebanë.Dhe ai ka numëruar ditët që kur ata mbërritën në kampin Moria – nëntë muaj më parë.Kampi është dashur të strehonte vetëm 3,000 migrantë, por ka qenë shtëpi për më shumë se 13,000. Ata përfshijnë njerëz nga 70 vende, por shumica janë nga Afganistani.Hosseini thotë se koha e tij në Moria ka qenë “përvoja më e tmerrshme e jetës së tij”. Ai ishte dëshmitar i vdekjes së një gruaje shtatzënë, ajo kishte marrë plagë nga një thikë në kamp, si tentativë për ta vjedhur.“Unë nuk isha në gjendje të flija për netë të tëra” thotë ai. “Unë kisha frikë se njerëzit mund të futeshin në çadrën time, të më vrisnin ose të sulmonin familjen time.”Për muaj me radhë, ai jetoi në një çadër të vogël kampi me tre vajzat e tij dhe gruan e tij, e cila ka probleme me veshkat.Pak më shumë se një muaj më parë, pas kërkesave të përsëritura, ata morën një çadër më të madhe për ta ndarë me një familje tjetër.“Sapo morëm çadrën tonë të re, ajo është djegur”, thotë ai. “Nëse nuk do të kishim shpëtuar, do të na kishte marrë të gjithë me vete“.
Rruga për në Lesbos
Është një rrugë e gjatë nga ajo që ishte një jetë e begatë në Afganistan, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm atje.
Hosseini ishte një anëtar kryesor i Teatrit Kombëtar Faryab në veri të vendit.
Ai ishte gjithashtu një njeri i famshëm në qytetin e tij të lindjes, i cili dilte në shfaqjet televizive si një satirist që kritikonte kryengritësit si dhe duke ngritur çështje sociale dhe politike.
Në vitin 2009, ai u martua dhe me gruan e tij, ata kanë tre vajza: Farima (9), Parisa (7) dhe Marjan (4).
Gruaja e tij punonte në një sallon bukurie dhe jeta ishte e mirë derisa ai kritikoi talibanët dhe vlerësoi ushtrinë afgane në një prej shfaqjeve të tij.
Ai filloi të merrte kërcënime.
“Unë e dua vendin tim dhe më pëlqente të punoja për republikën dhe qeverinë, por ata nuk më mbështetën kur jeta ime ishte në rrezik,” thotë ai.
Hosseini ka humbur babanë e tij, dy vëllezërit dhe një nip për dekada që është ushtruar në dhunë në Afganistan.
“Ishte koha për të shkuar”, thotë artisti.
Ndërsa familja udhëtoi nëpër shumë vende për të arritur në Evropë, vajza e tij e madhe Farima fatmirësisht mësoi disa gjuhë.
Hosseini është krenar për “vajzën e tij inteligjente” por gjithashtu i shqetësuar për të. Ajo ishte në mes të shkollës fillore kur ata u larguan nga Afganistani.
Vajza vazhdon të thotë: “Babi nuk më pëlqen sepse ma more shkollën, nuk jam e lumtur. S’është kaq e vështirë për një baba të lëshojë fëmijën e tij “, thotë ai, pranë lotëve. “Nuk mund t’ju them se sa dhemb“.
Është një luftë për të mbijetuar, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve greke për të mbështetur të pastrehët.
“Njerëzit nuk kanë asgjë me vete. Natën është shumë ftohtë dhe ata nuk kanë asgjë me të cilën të mbulohen”, thotë ai.
“Gjatë ditës është me diell dhe nuk ka hije dhe ata dëshpërimisht kërkojnë një copë letër ose leckë për të mbajtur larg diellin. Fëmijët po qajnë dhe familjet janë në një situatë kaotike. Të gjithë janë të tmerruar“.
Hosseini thotë se ai ka duruar aq shumë vuajtje në Lesbos saqë po mendon nëse ikja nga Afganistani ishte gjëja e duhur që kishte bërë.
“Nuk ka ujë, as ushqim, as tualet dhe as mjekë, unë kam probleme mendore dhe nuk di çfarë të bëj. Jam plot keqardhje,” thotë ai.
“Nuk mund të duroj më. Do të ishte më mirë të na deportonit nëse ata nuk do të na japin azil.”
Qeveria e Greqisë ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.
Lajmi bëhet publik nga Ministrisë së Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.
Burimet pranë kësaj ministrie sqarojnë se vendimi është marrë falë kërkesës prej Ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.
Për shkak të vështirësive të krijuara prej Covid-19, qeveria greke shtyu deri më 31 dhjetor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-ës. Me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra emigrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.
Prej këtij vendimi përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbeteshin pa leje qëndrimi, pikërisht për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare, për shkak të radhëve të gjata në Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe konsullatat tona në Janinë dhe Selanik.
Madje, korrupsioni i lartë dhe sorollatjet e shumta bënë që ministri i Jashtëm në detyrë,Gent Cakaj të shkarkojë gjithë stafin e shërbimit tonë diplomatik, me në krye ambasadoren Adriana Hobdari.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë. Por procesi ka shumë vështirësi, tha ai dhe kërkon kohë. Konkretisht, Edi Rama theksoi se problemi lidhet me regjistrimin e shqiptarëve në vendet që ndodhen jashtë kufijve. Në një mënyrë apo tjetër, kryeministri u shpreh besimplotë se votimi i emigrantëve do të realizohet, qoftë edhe duke filluar me një projekt pilot. Edi Rama dy fjalë i kishte edhe për debatin politik në Shqipëri, por sqaroi se te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur.
“Ajo që duhet sqaruar paraprakisht është së pari, ne jemi në një proces të një reforme zgjedhore, i pa ndodhur më parë, pasi sot nuk jemi dy palë, por tre palë dhe në njëfarë mënyre, skena e palëve politike që duhet të merren vesh është trepolare, shumica parlamentare, një opozitë brenda dhe një jashtë parlamentit. Nga pikëpamja aritmetike, kodi dhe reforma zgjedhore në tërësi duan një shumicë të cilësuar që ne nuk e disponojmë dot, por nga pikëpampja e traditës duam të respektojmë një vijëmësi të një procesi gjithëpërfshirës, që nënkupton një mirëkuptim mes tre palëve, ne me dy palë të tjera, që pavarësisht se janë produkt i të njëjtit bark janë në divergjencë ekstreme me njëri tjetrin.
Kur vjen puna te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur, por nuk kemi dakordësi në momentin që flasim. Procesi ka qenë i ngatërruar dhe konfliktual dhe ulja në tryezë u bë me vonesë të jashtëzakonshme dhe në kushte specifike, atëherë optimizimi është më i vogël se do të ishte normalisht. Ne i kemi studiuar dhe Majko është marrë për metodat e realizimit të votimit nga jashtë, por për arsye nga jashtë, por për arsye të konfliktit politike e kemi përjashtuar votimin në ambasada dhe konsullata, që mund të ishte i realizueshëm.
Por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi ata që nuk e kanë ambasadën apo konsullatën afër do të ishte e komplikuar. Ne kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë, por ka gjëra që lidhen me regjistrimin, jo vetëm në Shqipëri, por vendin ku është. Është një proces që kërkon kohë, jemi duke punuar cdo ditë. Jemi duke punuar për një opsion elektronik të regjistrimit, përputhshmërie mes listës së votuesve që gjenerohet nga regjistri i gjendjes civile dhe personave të regjistruar, por jemi herët të themi se kjo gjë mund të realizohet. Unë kam besim se në një mënyrë apo tjetër mund të hyjmë në këtë proces, qoftë edhe me një projekt, zonë, votim, projekt pilot” tha ai.