Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • Mesazhi i George Frendos: COVID 19 do lërë pasoja, dëgjoni britmën e të varfërit!

    Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, përmes një shkrimi realist tregon problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare pas viteve ’90.

    Sipas tij, ndonëse në fillim të viteve ’90, ku Shqipëria doli nga komunizmi s’mund të flisje për të pasur, por vetëm për të varfër, sot situata ka ndryshuar. Por ndërsa janë rritur të pasurit, të varfërit nuk janë zhdukur.

    Koha që po jetojmë, ajo e krizës ekonomike në pandeminë e COVID 19, kërkon më shumë vëmendje për shtresën e të varfërve.

    SHKRIMI I PLOTE

    Nga pikpamja materiale, situata në vendin tonë është përmirësuar shumë. Megjithatë, çdo përparim ka sjellur me vetë edhe disa pasoja të padëshiruara. Për shembull, më kujtohet kur një person erdhi këtu në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit, dhe më tha: “Në Shqipëri nuk mund t’i drejtohesh një të pasuri dhe t’i thuash: ‘Ndihmoje fqinjin tënd që është i varfër’, sepse nuk ka të pasur”. Sot, përkundrazi, shumë shqiptarë janë pasuruar shumë! Por çfarë ka ndodhur? Është rritur shumë hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, dhe shumica e atyre që dymbëdhjetë vjet më parë ishin të varfër, sot janë bërë akoma më të varfër. Kostoja e jetesës ka vazhduar të rritet, ndërsa pagat nuk janë rritur në mënyrë të përpjesëtueshme. Gjithashtu, papunësia është akoma shumë e lartë.
    Kur erdha në Shqipëri për herë të parë, për një vizitë të shkurtër, në vitin 1993, kam pyetur një profesor: “A ndjehet shumë këtu problemi i drogës?” M’u përgjigji: “Droga bëhet problem vetëm kur populli është i pasur dhe ka mundësi ta blejë atë. Pra këtu nuk është problem fare”. Por a mund ta themi këtë gjë edhe sot? Sigurisht që jo!
    Qeveria demokratike në vitet ’90 kishte filluar tashmë procesin e privatizimit dhe qeveritë e mëvonshme kanë ndjekur të njëjtën politikë. Ky proces ka afruar më tepër Shqipërinë me Evropën Perëndimore, por kjo ka krijuar probleme të reja, mbi të gjitha për më të varfërit. Për shembull, shumë mjekë dhe mësues kanë kaluar në sektorë privatë, duke lënë një boshllëk në sektorët publikë, i cili është sektori më pranë për të gjithë, përfshirë të varfrit.
    Kur kam kaluar për herë të parë Krishtlindjet në Shqipëri, m’u kujtua sa shumë, në vendin tim, e qortonim popullin tonë mos të kremtojnë atë festë si viktimë konsumizmi, dhe mendoja se në Shqipëri as kishte nevojë të bëhej fjalë për konsumizem: konsumi i tepërt as që ekzistonte në Shqipëri. Por a mund të mendojmë ashtu sot? Sigurisht që jo! Si vendet e tjera ish-komuniste, e para gjë që ka mësuar nga Evropa perëndimore ishte pikërisht konsumizmi. Amerikani Francis Fukuyama deklaroi që etika e konsumimit ishte pushteti i ri për zgjidhjen e konflikteve ideologjike. Tregjet ishin bërë më tërheqës sesa politikanët; televizori me ngjyra është treguar më i pushtetshëm se Manifesti komunist.
    Kapitalizmi demokratik dhe individualizmi dalin mbi çdo ideologji. Dhe këtë e kemi parë të verifikohet edhe në Shqipëri. Pak a shumë të gjithë jemi bërë viktima të këtij mentaliteti, një mentalitet që mendon vetëm për të sotmen, sigurisht jo pse është ndriçuar nga fjala e Jezusit: “Mos u shqetësoni për të nesërmen, se çfarë do të hani…”, por sepse është tërhequr nga filozofia e Oracios: Carpe diem (Gëzoju të sotmes) dhe Quid sit futurum cras, fuge quaerere (Mos kërko çfarë do të bëhet me të nesërmen). Konsumizmi është si një ungjill i ri për njeriun e sotëm. Por njeriu duhet të ungjillëzohet me fjalën e Krishtit, që na kujton se, ndërsa jemi duke ngrënë mirë në një restorant apo në shtëpi, afër nesh është ai i varfëri që quhet Lazër, që dëshiron “të ngihej me dromcat që bien nga tryeza” jonë!
    Ende nuk dimë cilat do të jenë pasojat e krizës financiare globale për popullin tonë shqiptar veçanërisht pas krizës së koronavirusit. Sigurisht se kjo krizë do të ketë pasoja edhe për vendin tonë. Faktikisht, tashmë ka shkaktuar një rënie të madhe në turizëm si dhe në import dhe eksport.
    “Skamnorët i keni gjithmonë me ju”, na thotë Jezusi edhe sot. Dhe Kisha Katolike, veçanërisht por jo ekskluzivisht nëpërmjet Caritas duhet të dëgjojë, dhe në fakt dëgjon, britmën e të varfërve, britmën e atij të shkreti që quhet Lazër, i cili po kërkon pak dinjitet. Mund të jetë ai rom kundër të cilit ende ka shumë paragjykime, apo ajo grua që rrihet nga burri i saj, ose ai djalë i hedhur në mes të rrugës për të kërkuar pak lekë për të blerë një copë buke… Kushdo që të jetë, fytyra e tij gjithmonë pasqyron fytyrën e Krishtit, i cili edhe sot thotë: “Isha uritur, e më keni dhënë të ha!”

  • COVID-19/ Konfirmohen 33 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 45 numri i viktimave

    Ministria e Shëndetësisë raporton 33 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 239 testime. Ditën e djeshme u shënuan 71 raste të reja nga 327 testime.

    Aktualisht, në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

    https://youtu.be/dQ_T77Kiqz4

    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete. Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
    Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
    Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
    Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
    Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe pwr tw mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
    Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
    Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
    Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
    Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
    Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
    Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

    COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)
    Testime totale 23692
    Raste pozitive 1995
    Raste të shëruara 1159
    Raste Aktive 792
    Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 366
    Durrës 150
    Shkodër 133
    Vlorë 54
    Fier 37
    Korçë 18
    Lezhë 14
    Elbasan 10
    Kukës 8
    Gjirokastër 1
    Berat 1.

  • Koronavirusi në Shqipëri, shtohen rastet, 71 të prekur në 24 orë.

    Në 6 ditët e fundit janë shënuar 9 viktima, 44 në total. Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit. Të prekurit; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. 10 të shtruar në terapi intensive, një është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

    Një 62-vjeçar nga kryeqyteti ka humbur betejën me COVID-in duke e çuar në 44 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri që nga momenti i fillimit të pandemisë. Sipas ministrisë 62-vjeçari nga Tirana ishte i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar dhe nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

    Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, një rritje mjaft e lartë krahasuar me ditën e djeshme që ishin 53. Rastet në 24 orët e fundit janë kryesisht të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

    Një lajm i keq edhe për shtrimet te Infektivi. Po sipas ministrisë, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 15 më shumë se dje, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

    Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    https://youtu.be/09-qS1xn2WQ

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve “për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

    Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjegjës, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

    Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

    Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127″ mbyllet njoftimi.

    COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
    Testime totale 23453
    Raste pozitive 1962
    Raste të shëruara 1134
    Raste Aktive 784
    Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 361
    Durrës 151
    Shkodër 127
    Vlorë 54
    Fier 37
    Korçë 17
    Lezhë 16
    Elbasan 10
    Kukës 8
    Gjirokastër 2
    Berat 1

  • “Qeveria s’ka asgjë në dorë, mbi 20 të shtruar në ditë”/ Pipero apel qytetarëve më 3 të mëngjesit

    Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Mjeku ka dhënë një mesazh në Facebook rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku thekson se qytetarët duhet të mbajnë masat dhe të respektojnë distancën. Pipero nënvizon se qeveria nuk ka asgjë në dorë dhe se rrezikojnë të bëjnë hapa pas nëse nuk mbajnë masat dhe nuk ruajmë distancën.

    “Me distance dhe me Maske! Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem: Ruani distancen dhe mbani masken! Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen! Ju lutem me degjoni SOT.Neser eshte shume von! Qeveria nuk ka asgje ne dore! Gjithcka eshte ne duart tona! Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet! Maska dhe distanca! Vetem kaq mjafton!”, shprehet Pipero.

    Reagimi i plotë:

    Nuk dua t’ju zgjoj,
    por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit!

    Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot,disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone. Dhe pse valle?!

    Mos virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos valle virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne cdo dite, orë e minute! Mos vallë shkenca zbuloi nje vaksine?!
    Mos valle ne mjeket kemi ne dore nje medikament kunder ketij virusi ende vrases?
    JO Virusi eshte ende midis nesh! Ne ende nuk kemi nje vaksine! Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij! Po si dhe me cfar mund ta luftojme?! Vetem me nje arme!

    Me distance dhe me Maske! Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem: Ruani distancen dhe mbani masken! Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen!

    Ju lutem me degjoni SOT.Neser eshte shume von! Qeveria nuk ka asgje ne dore!
    Gjithcka eshte ne duart tona! Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet! Maska dhe distanca! Vetem kaq mjafton! Kaq pak, per te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet cdo dite! Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!

    Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm një ditë më parë u zbuluan 53 raste të reja dhe humbi jetën një 70-vjeçare. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

  • Sot 53 raste të reja me koronavirus në vend, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

    Vijon përhapjen koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, të dala pas testimeve të bëra nga ISHP në personat e dyshuar.

    Shifrat zyrtare jane bere publike sot gjate raportit ditor nga ana e Ministrise se Shendetesise, lidhur me situaten me te fundit te koronaviruisit ne vend.

    Vijon te kete shtrime te reja, duke perfshire edhe moshat e reja, 30-40 vjecare. Aktualisht ne Infektiv jane 60 paciente, 7 ne terapi intensive dhe 2 te intubuar.
    26 ne Tirane, 6 ne Shkoder, 5 ne Kruje, 4 ne Vlore, nga 3 ne Fier dhe Pogradec, nga 2 ne Kukes dhe Leshe, 1 rast ne Durres dhe 1 ne Permet.

    https://youtu.be/CTbCycCWtrc

    E PLOTE

    COVID19/ 53 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

    Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe vendosjen e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo biznesi apo sipërmarrje të bashkëpunojë në kufizimin e përhapjes së Covid19, duke respektuar protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
    Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
    Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.
    Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
    Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
    Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
    Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines.
    E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur.
    Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
    Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
    Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

    COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
    Testime totale 23126
    Raste pozitive 1891
    Raste të shëruara 1126
    Raste Aktive 722
    Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 336
    Durrës 143
    Shkodër 116
    Vlorë 49
    Fier 31
    Lezhë 14
    Korçë 13
    Elbasan 10
    Kukës 7
    Gjirokastër 2
    Berat 1

  • Bie numri i të infektuarve me COVID-19/ 50 raste të reja

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19, një rënie kjo në krahasim me 66 rastet që u raportuan një ditë më parë.

    Ndërkohë 4 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar ditën e sotme në Krujë, ndërkohë që ende priten përgjigje të testimeve të tjera të kryera. Burime bëjnë me dije se rastet e reja janë zinxhir i kontakteve të mëparshme të fasonerive.

    Po ashtu një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar. Burime të sigurta thonë se e moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.

    Ndërkaq në Vlorë burri i kuzhinieres së kopshtit Nr. 9, prej më shumë se një jave ka rezultuar pozitiv ndaj Covid.

    Ndërsa gruaja (kuzhinierja) shkonte rregullisht në punë. Një ditë më parë vetë kuzhinierja ka treguar që burri është pozitiv. Janë marr tamponët për gruan dhe pjesën tjetër të stafit. Ndërsa është mbyllur edhe kopshti.

    Kujtojmë se dje janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon:

    32 raste në Tiranë,

    12 në Krujë,

    7 në Vlorë,

    6 në Durrës,

    3 në Shkodër

    3 në Fier,

    1 në Tropojë,

    1 në Lezhë,

    1 në Elbasan.

    Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

  • Ministria e Shëndetësisë raporton 50 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus nga 333 testime që janë kryer.

    Lajmi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon: Maskat një domosdoshmëri për t’u mbajtur në ambiente të mbyllura

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
    Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.
    Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.
    Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
    Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
    Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

    Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
    Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
    Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
    Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
    Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
    Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

    COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
    Testime totale 21510
    Raste pozitive 1722
    Raste të shëruara 1077
    Raste Aktive 608
    Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
    Tiranë 272
    Shkodër 97
    Krujë 78
    Durrës 36
    Vlorë 35
    Kamëz 30
    Lushnje 13
    Pukë 13
    Elbasan 8
    Korçë 7
    Fier 6
    Lezhë 3
    Kukës 2
    Tropojë 2
    Mallakastër 2
    Kurbin 2
    Ura Vajgurore 1
    Gjirokastër 1

  • A mund ta përhapin koronavirusin, njerëzit asimptomatik?/Ja çfarë thonë zyrtarët shëndetësor dhe ekspertët

    Që nga koha kur grupi i parë i rasteve të koronavirusit u raportua në Kinë dhjetorin e kaluar, shkencëtarët kanë garuar për të kuptuar më mirë sëmundjen shumë ngjitëse, COVID-19 dhe si të ndalojnë përhapjen e saj.

    Siç dihet deri më tani, koronavirusi transmetohet nga një person në tjetrin përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, pikave të pështymës gjatë kollitjes ose “shkarkimit” nga hunda kur teshtini.

    Por ka një debat dhe hulumtime shkencore në vazhdim në lidhje me bartjen që kalon nga bartësit asimptomatikë, shkruan Al Jazeera.

    Çfarë është një asimptomatik?

    Asimptomatik do të thotë që një person është infektuar nga virusi, por nuk ndjehet i sëmurë ose nuk shfaq ndonjë simptomë.

    Kjo është e ndryshme nga një para-simptomatik, që do të thotë se një person nuk tregon simptomat në fazat e hershme të sëmundjes, por i zhvillon ato më vonë.

    Për ata që nuk janë asimptomatikë, koha midis infeksionit dhe fillimit të simptomave mund të shkojë nga një deri në 14 ditë ndërkohë që shumica e personave të infektuar tregojnë simptoma brenda pesë deri në gjashtë ditë.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethe, lodhje dhe një kollë e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje, dhimbje të fytit, diarre ose humbje ere ose shije.

    A mund ta përhapin koronavirusin njerëzit asimptomatikë?

    Konsensusi i përgjithshëm midis zyrtarëve shëndetësorë dhe ekspertëve është: Po.

    OBSH ka pohuar që njerëzit asimptomatikë mund të transmetojnë COVID-19, por kërkohen më shumë hulumtime për të përcaktuar shtrirjen e transmetimit.

    Dr. Naheed Usmani, presidente e Shoqatës së Mjekëve me prejardhje pakistaneze të Amerikës së Veriut (APPNA), i tha Al Jazeera: “Njerëzit asimptomatikë në përgjithësi nuk po ekzaminohen, të paktën në Shtetet e Bashkuara. Ata sigurisht që mund të përhapin sëmundjen”.

    Si mund të transportojnë asimptomatikët virusin?

    Ashtu si rastet simptomatike dhe ato para-simptomatike, njerëzit asimptomatikë mund të shpërndajnë virusin në shumë mënyra, duke përfshirë përmes pështymës, kollitjes dhe teshtitjes.

    Infeksioni gjithashtu mund të kalohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me të tjerët ose duke kontaminuar sipërfaqet dhe objektet.

    “Kur flisni, ndonjëherë do të pështyni pak”, thotë Anne Rimoin, një profesoreshë e epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të University of California, Los Angeles.

    “Do të fërkoni hundën. Do të prekni gojën. Do t’i fërkoni sytë. Dhe pastaj do të prekni sipërfaqe të tjera, dhe atëherë do të përhapni virusin”.

    A janë bartësit asimptomatikë COVID-19 më pak ngjitës?

    Kjo mbetet e paqartë dhe kërkohet më shumë hulumtim.

    Bazuar në provat aktuale, OBSH thotë se individët e infektuar asimptomatikisht kanë më pak të ngjarë të transmetojnë virusin sesa ata që zhvillojnë simptoma, shkruan Al Jazeera.

    Dhe dr. Usmani pajtohet.

    Ajo tha: “Nëse infektiviteti lidhet me dozën e ekspozimit ndaj virusit, atëherë transportuesit asimptomatikë do të depërtojnë kopje të virusit më të ulët”.

    Si mund të mbroheni?

    Rekomandohet të lani duart shpesh me sapun dhe ujë, të mbani sipërfaqet dhe objektet të pastra dhe të vishni maska për fytyrën, veçanërisht në vendet e mbushura me njerëz.

    Kur është e mundur, mbani një distancë të sigurt mes vetes dhe të tjerëve – veçanërisht nëse kolliten dhe teshtijnë – dhe shmangni prekjen e fytyrës, syve dhe gojës me duar të palara.

  • Turizmi në krizë/Rriten çmimet deri në 30 %, 1.5 miliard euro më pak në ekonominë shqiptare

    Pandemia pritet të reduktojë deri në 70 % numrin e turistëve në vendin tonë krahasuar me një vit më parë.

    Operatorët turistikë shprehen pesimistë. Edhe pse prej dy javësh janë hapur plazhet, numri i pushuesve është i pakonsiderueshëm ndërsa për turistë të huaj nuk bëhet fjalë në këto momente.

    Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik në Shqipëri deklaron se ekonomisë do t’i mungojnë 1.5 miliard euro.

    “Ngelet për tu parë se çfarë rezervimesh të reja do të kemi. Do të rifillojnë rezervimet, por pasi të ketë një datë rezervimesh. Nëse do të vazhdojmë në të njëjtën situatë, pritet që industria e turizmit pritet të ketë mbi 1.5 miliard euro humbje”, u shpreh ai.

    Përballë kësaj krize, thonë se janë të detyruar të rrisin edhe çmimet. Shoqata e turoperatorëve thotë se, në krahasim me sezonin e kaluar, paketat janë rritur deri 30%.

    “Këtu diskutohet që të shkojnë, 20-25 deri në 30% më të larta se çmimet që kanë qenë. Çmimet janë rritur pasi nuk mund të mbijetonin duke shfrytëzuar vetëm gjysmë sezonin”, u shpreh ai.

    Ndërkohë ata i bëjnë apel qeverisë, por jo me kredi me interesa të ulëta.

    “Do të duhet një plan masash me mbështetje fiskale, financiare dhe jo thjeshte dhënie kredie nga banka. Ne kemi nevojë për kredi 100 % sovrane”, tha më tej ai.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë turizmi solli në Shqipëri rreth 93 milion euro në tremujorin e parë të këtij viti. Turistët e huaj sollën 346 milion euro në Shqipëri ndërsa  nga shqiptarët që udhëtuan jashtë u shpenzuan 253 milion euro.

    Tremujori i dytë pritet të jetë negativ, sa i përket të ardhurave në këtë sektor, kjo pasi kjo kohë përkon me pandeminë dhe kufizimin e plotë të vendeve.

  • 69 raste të reja me koronavirus konfirmon Ministria e Shëndetësisë

    Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e lartë që nga nisja e pandemisë.

    Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 1590 raste me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve është shëruar.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.