Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: basha

  • Aleanca me Lulzim Bashën/ Kryemadhi siguron opozitarët: Mos të kenë frikë, LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi! Është imuniteti…

    Aleanca me Lulzim Bashën/ Kryemadhi siguron opozitarët: Mos të kenë frikë, LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi! Është imuniteti…

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi tha se kreu i PD Lulzim Basha sipas shefit të qeverisë, “nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covid”.

    Sipas Kryemadhit, “LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi se e ka imunitetin top”, duke siguruar opozitarët se LSI do qëndrojë me opozitën dhe nuk ka “lojëra” me kryeministrin Rama.

    “Çështja e aleates së zotit Basha të jetë i bindur se LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi, edhe nëse e kalon ndonjërin tangent e kalon pa pasoja, kështu që mos ia ketë frikën LSI, se LSI-ja është me imunitet top”, tha Kryemadhi.

    Kryemadhi foli edhe për tendera sekretë që sipas saj kanë terrorizuar kryetarët e bashkive në vend.

    “Çështja e koronavirusit është një situatë emergjente, sot problem qëndron te menaxhimi i kësaj situate. Sic menaxhon tenderat sekretë të bashkive, që u bën tendera për letra higjienike i ka terrorizuar kryetarët e bashkive, se bën tendera sikur futet letra higjienike në bashki e nuk futet, sa që thonë kryetarët e bashkive të paktën ti sjellë tu bëjmë fotografi e ti marrë prapë. Se do na fusin në burg për letra higjienike që bën ky në Kryeministri”, tha Kryemadhi.

  • “Na kanë rrënuar pa masë”/ Basha publikon videon e pronarit të biznesit: Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

    “Na kanë rrënuar pa masë”/ Basha publikon videon e pronarit të biznesit: Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar sot dëshminë e një pronari të një biznesi që ankohet për taksat e shtetit dhe nga Bashkia.

    Rolandi thotë se biznesi i tij bën xhiro rreth 33 milionë lekë dhe paguan një mori taksash që e kanë rrënuar atë dhe gjithë bizneset si i tiji teksa shton se po del me humbje vetëm sa për të mbijetuar.

    ‘’Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E njoh mirë zonën dhe vështirësitë e punës, e di çfarë të do të thotë të çohesh nga mëngjesi në darkë, të privohesh nga koha me fëmijët. Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare. Me gjithë sigurime 6 milionë e gjysmë. Dhe taksën e tatim fitimit 5%, që këtë taksë e paguan edhe ai që ndërton në bregdet, edhe ai që bën pallate, dhe kjo s’më duket e drejtë. Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojnë fare. 75 mijë lekë, taksë arsimi, e taksë uji, që s’e marr vesh fare dhe na kanë rrënuar pamasë. E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus, dhe të dalësh me humbje, jo të fitosh s’bëhet fjalë.’’- tha pronari i biznesit.

    Nga ana tjetër, lideri i opozitës Lulzim Basha ripërsërit thirrjen për planin e PD duke thënë se është e vetmja zgjidhje për të shmangur humnerën pasi bizneset janë në grahmat e fundit.

    “Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!’’- tha Basha.

    https://www.facebook.com/watch/?v=714823962723570
  • VIDEO/ Në zgjedhje me koalicion apo më vete? Basha flet për taktika elektorale: Asnjë formulë nuk e shpëton Ramën, por sot…

    VIDEO/ Në zgjedhje me koalicion apo më vete? Basha flet për taktika elektorale: Asnjë formulë nuk e shpëton Ramën, por sot…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e ardhshme nëse do të futet i vetëm apo në koalicion.

    Kryedemokrati nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, por foli për taktika elektorale, ndërsa tha se asnjë formule nuk e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor, por edhe nga drejtësia.

    Pyetje: E keni diskutuar me aleatët si do të paraqiteni në zgjedhje, koalicion me listë të përbërë, vec e vec e keni menduar planin?

    Basha: Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri nga ndëshkimi popullor që e pret dhe ndëshkimi nga drejtësisë që e pret. Por sot e gjithë vëmendje ime, e PD e koalicionit opozitar është një dramë që po shpaloset ditë për ditë para syve, tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe te pamundësia ulëritëse e shqiptarëve për tu përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës.

  • Taksistët i “qajnë” hallet Bashës për karburantin, licencat e taksat/ Kreu i PD-së: Pas 25 prillit do të flitet me vendime dhe jo fjalë

    Taksistët i “qajnë” hallet Bashës për karburantin, licencat e taksat/ Kreu i PD-së: Pas 25 prillit do të flitet me vendime dhe jo fjalë

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me taksistët mëngjesin e sotëm, ku u njoh me problematikat që e shqetësojnë këtë shërbim.

    Çmimi dhe cilësia e karburantit, licencimi pa kriter, taksat dhe rënia e fluksit të udhëtarëve gjatë pandemisë, ishin disa nga shqetësimet kryesore që ata ngritën.

    Shefi i opozitës i siguroi se situata do të ndryshojë pas 25 prillit, por deri atëherë qeveria aktuale duhet të reflektojë mbi propozimet e demokratëve në planin 5 pikësh për t’iu përgjigjur emergjencës ekonomike e shëndetësore.

    “Na larguan me dhunë për korsinë e emergjencës”.

    “Dy muaj e gjysmë ndaluam fare, pastaj një muaj e gjysmë me një pasagjer, ishte kosto në llogarinë tonë. Ky është një biznes që u shërben të gjithëve”.

    Basha: Sa ka rënë xhiroja këto katër-pesë muaj?

    “Më përpara bëja një 70 mijë lekësh, sot shkoj te një 30 mijë lekësh.Konsumoj rreth 6 mijë lekë në muaj karburant. Na dëmton shumë cilësia, dëmton mjetin. Ka qenë e trashëguar por nuk është marrë asnjë masë. Po ashtu licencimi pa kriter. Punoj 18 orë çdo ditë”.

    Basha: Çmimi i naftës është më i larti në rajon. Pas 25 prillit, me heqjen e kësaj takse karburanti do të ulet 240 lekë për litër.Pas 25 prillit do të flitet me vendime dhe jo fjalë.

    “E di sa shitet sot një vendparkimi? 1000 euro.Kjo është kastrofë. Tjetër që më shqetëson është trashëgimia e licensës, unë do t’ja trashëgoj djalit tim, nipit tim. Unë edhe mund ta shes. Paratë ti përdor për pleqërinë time”.

  • Basha takime me biznesin në Elbasan për planin e rimëkëmbjes: 5 pikat tona synojnë…

    Basha takime me biznesin në Elbasan për planin e rimëkëmbjes: 5 pikat tona synojnë…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Elbasan ku ndau me bizneset e këtij qyteti planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen.

    Basha bisedoi me disa prej përfaqësuesve të biznesit, të cilët i konfirmuan krizën e thellë që përjeton vendi.

    Basha u ndal në një farmaci ku ashtu si në Durrës ishin shtuar listat.

    Farmacistja: Ka arritur puna deri aty që paracetamoli ka arritur 2 qind lekë, ai thotë më jep një kokërr, detyrohesh ja jep falas. Listat e gjata…

    Basha: Me listë?

    Farmacistja: Edhe në famaxi me lista.

    Basha: Dje isha në Durrës. Më tha një kolegia juaj të njëjtën gjë. Listat kanë filluar prej kohësh, por tani tha, kanë arritur nivele të papërballueshme për ne.

    Farmacistja: Shume e kushtueshme, sepse receta e Covidit është shumë e shtrenjtë. Edhe nuk i thua dot jo, sepse të vjen për hall, nuk të vjen për qejf. Je i detyruar t’ia japësh!

    Situat paraqitet aq e rënduar sa edhe konsumi i bukës ka rënë.

    Shitësja:  Bie konsumi, shkurtohet dhe punëtori! Imagjino, po, shkurtohet dhe punëtori! Me ça ta paguash kur s’ka punë? Kur s’ka prodhim? Me ça do e paguash punëtorin? detyrohemi të dyja mbulojmë një punëtor tjetër?!

    Duke shpjeguar planin e rimëkëmbjes kreu i opozitës tha se problem kryesor për të nxitur konsumin është që njerëzit s’kanë lekë në xhep.

    Mundësitë ekzistojnë, sepse vendi nuk është një vend i varfër por një vend i vjedhur dhe po të ndalojmë këtë rrugë që na ka futur kjo qeveri, rrugë që na çon drejt kolapsit, të futemi në një rrugë zhvillimi normal. Kemi dalë përpara me këtë propozimin me 5 pika, planin me 5 pika që kemi propozuar, ku synimi kryesor është të nxitet konsumi dhe synimi i dytë është të mbështetet biznesi i vogël dhe bizneset në tërësi. Është plotësisht e mundur, prandaj ia kemi vënë në dispozicion tani. Propozimi ynë me 5 pika i ndihmon të gjithë ata që janë nën presionin më të madh të krizës. Në radhë të parë, ata që kanë humbur vendet e punës, në radhë të dytë biznesin e vogël, në radhë të tretë ata që do rimerren në punë për t’i stimuluar bizneset që t’i rimarrin në punë, me një ndihmë prej 200 mijë lekësh, për këdo që merr në punë, t’i japë 200 mijë lekë shteti, dyfishimin e ndihmës ekonomike, një 20 mijë lekësh të vjetër për pensionistët, për shpenzimet shtesë që kanë tani dhe pa diskutim mbështetje për shëndetësinë dhe arsimin”, u shpreh Basha nga Elbasani

  • “Rama do fërkonte duart po të ishte në vendin tim”, Basha flet për propozimet e PD: Nëse sot do drejtoja qeverinë…

    “Rama do fërkonte duart po të ishte në vendin tim”, Basha flet për propozimet e PD: Nëse sot do drejtoja qeverinë…

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpjegoi propozimet që ka bërë opozita për qeverinë dhe planin me 5 pika për të përballuar situatën e vështirë ekonomike që ka shkaktuar pandemia tek qytetarët shqiptarë.

    I ftuar në emisonin “Çim Peka Live”, në Syri Tv, kreu i PD tha se e ka vënë theksin tek ekonomia se “vendi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë”.

    “Unë e ndiej cdo ditë që jam në kontakt me njerëzit. Ajo që më shqetëson më shumë është që në këto muaj qeveria e ka braktisur vendin dhe qytetarët dhe po bëjnë gjërat që kanë bërë 7 vitet e fundit.

    Që të parandalojmë një rënie të dytë në greminë dhe kemi propozuar një plan realist që po të ishim sot në krye të vendit do e aplikonim”.

    Ku do gjenden fondet nëse do ishit kryeministër, për këtë plan?

    Basha: Kosto totale e planit tonë për 6 muaj është 312 milionë euro, gjithcka është e kostuar, që ndahen në 6 muaj , 3 muaj të këtij viti e 3 muaj të vitit të ardhshëm.

    Pas 25 prillit kemi plan për të përballur dhe me pandeminë dhe për ringritjen ekonomikë për gjithë vendin, pavarësisht pandemisë.

    Nga buxheti, shpenzimet qeverisë, të ardhurat e borxhet janë 4.5 mld euro në vit.

    Ne propozojmë që qeveia të rialokojë mesatarisht 51 mln euro për 3 muajt e këtij viti dhe për 3 muajt e parë të vitit tjetër, 156 mln euro rialokim brenda një buxheti 4.5 mld.

    Po kërkojmë rialokim 3% të buxhetit. Plan me përgjegjësi për ta zbatuar sikur do ishi. vetë në qeverisje. Njerëzit e presin përgjigjet sot, ky i thotë prisni pas prillit se do ju rris rrogat e heq taksat. Kërkoj që këto 5 pika ti marrë e ti zbatojë.

    Ka dy përqasje, po të ishte në vendin tim Rama do fërkonte duart se më japin mua kapital politik do thoshte, ka drejtuar vendin duke parë interesin e tij të ngushtë politik, por sot ka ardhur puna te jeta e vdekja, te shëndeti te buka e gojës”.

    Basha propozon çek mujor prej 16 mijë lekë në muaj shtese për papunësisë, krijimin e Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike, çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për per pensionistet, 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv. Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm. Rritje e testimeve në 2500 në ditë, rimbursim i mjekimit ambulator kundër COVID”.

  • Ndryshimet kushtetuese/ Aleatët e Bashës mblidhen në selinë blu, ja kur zhvillohet takimi

    Ndryshimet kushtetuese/ Aleatët e Bashës mblidhen në selinë blu, ja kur zhvillohet takimi

    Nderkohe qe Kuvendi i Shqiperise do te votoje sot ndryshimet kushtetuese, e pak pasi Opozita e Bashkuar, doli me apel te forte per PS-se per te mos bere ndryshime te njeanshme te Kushtetutes, aleatet e Bashes mblidhen ne seline blu.

    Takimi i kryedemokratit Basha dhe aleateve te tij do te zhvillohet ne oren 12:30, e pas kesaj, pritet qe kreu i PD-se te dale me nje deklarate per mediat.

    Kujtojme se mengjesin e sotem, nje dite pas deshtimit te takimit ne Keshillin Politik, në përpjekjen e fundit për të gjetur konsensusin në ndryshimet kushtetuese që prishin rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme, Opozita e Bashkuar iu drejtua me nje apel Partise Socialiste. 

    DEKLARATA Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

    Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

    Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

    Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

    Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

    Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

    Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.

  • “Me amnistinë fiskale, Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar”, Tabaku: Nëse Rama nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues

    “Me amnistinë fiskale, Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar”, Tabaku: Nëse Rama nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues

    PD ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku lidhur me ligjin e aministisë fiskale, për të cilën thotë se po thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

    “Projekti i kryeministrit në ikje për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.” –tha Tabaku ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues.

    “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.”- përfundoi Tabaku.

    Deklarata e plotë:

    Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

    Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

    Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

    Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.

    Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

    Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.
    Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.

    Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.

    Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

    Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.

    Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.

    Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

  • Basha pas takimit me qytetarët, “Vlorën e gjeta të heshtur”/Premtimi që u jep pas “gjunjëzimit” të situatës ekonomike

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Vlorës për të parë nga afër situatën pasi vendi u godit nga pandemia e koronavirusit. Kryedemokrati shprehet se e gjeti ndryshe nga asnjëherë më parë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe mbylljes së bizneseve për të cilën akuzon qeverinë se i ka braktisur.

    Basha theksoi se premtimi i tij për qytetarët është qeverisja normale me prioritet hapjen e vendeve të punës.

    Reagimi i Bashës: Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë.
    Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
    Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë.

    U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

    Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura.

    Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

    Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

    Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi.

    Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

    Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

    Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

  • Presidenti Hashim Thaçi vlerëson Bashën: Sjellja e tij prej burrë shteti

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar takimet e tij me liderët politikë në Tiranë, e fundit pasditen e sotme me kryetarin e PD, Lulzim Basha

    “Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë evropiane”- Presidenti Hashim Thaçi vlerëson Bashën: Sjellja e tij prej burrë shteti

    “Unë njihem për një kohë të gjatë me zotin Lulzim Basha, kryetar i PDSH. Jemi njohur edhe kur punonte në Kosovë. E vlerësoj si President i Kosovës për sjelljet e tij shumë të përgjegjshme dhe prej burrështetasi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Është për tu uruar dhe përgëzuar marrëveshja e arritur së fundmi në Shqipëri. Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë evropiane. Edhe si opozitar, edhe si kryeministër, edhe si president nuk kam ndonjë preferencë personale politike, por ajo çka duam ne është një Shqipëri stabile”, tha Thaçi.

    I pyetur mbi takimet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe fotografimin pac kravatë me shefin e qeverisë, Thaçi tha:

    Thaçi nuk kurseu elozhet ndaj liderit të opozitës duke e quajtur burrë shteti.

    “Unë njihem për një kohë të gjatë me zotin Lulzim Basha, kryetar i PDSH. Jemi njohur edhe kur punonte në Kosovë. E vlerësoj si President i Kosovës për sjelljet e tij shumë të përgjegjshme dhe prej burrështetasi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Është për tu uruar dhe përgëzuar marrëveshja e arritur së fundmi në Shqipëri. Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë evropiane. Edhe si opozitar, edhe si kryeministër, edhe si president nuk kam ndonjë preferencë personale politike, por ajo çka duam ne është një Shqipëri stabile”, tha Thaçi.

    I pyetur mbi takimet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe fotografimin pac kravatë me shefin e qeverisë, Thaçi tha:

    “Në momentet që është bërë fotografia me presidentin ka qenë paradite, ka qenë shumë produktiv dhe vëllazëror. Unë me zotin Meta njihem prej dy dekadash. Jemi miq familjarë e kështu do të vazhdojë. Edhe dreka me Ramën ka qenë shumë vëllazërore dhe është krijuar situata që të heqë kravatën dhe të bëhej shumë miqësore dhe vëllazërore”, u shpreh Thaçi në “Syritv”.

    “Në momentet që është bërë fotografia me presidentin ka qenë paradite, ka qenë shumë produktiv dhe vëllazëror. Unë me zotin Meta njihem prej dy dekadash. Jemi miq familjarë e kështu do të vazhdojë. Edhe dreka me Ramën ka qenë shumë vëllazërore dhe është krijuar situata që të heqë kravatën dhe të bëhej shumë miqësore dhe vëllazërore”, u shpreh Thaçi në “Syritv”.