Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: basha

  • “Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës”, Bardhi akuzon, Basha reagon ashpër: Shpifës gojë çorap pisët!

    “Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës”, Bardhi akuzon, Basha reagon ashpër: Shpifës gojë çorap pisët!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar me tone të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai i kërkoi Bardhit para Kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht. Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave që iu bënë nga ana e Gazment Bardhit. Basha ka paralajmëruar se pas kauzave që i bëri Bardhi, këta të dy mund të përfundojnë në prokurori.

    DEBATI MES TYRE:

    Lindita Nikolla: Po lexoj një njoftim nga PD e cila më drejtohet me njoftim. Më vë në dijeni që kryetari i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

    Lulzim Basha: Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike.

    Gazment Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.

    Ja ku janë deputetët e grupit të PD, ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhën grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson. Dhe e di pse? Se je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar të PD, je thjesht i rikthyer pas 1 viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tua se me këta këtu mbrapa s’ta mban.

    Lulzim Basha: Znj. kryetare, prisja përgjigje nga ty dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies para qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjam nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, edhe njëherë po të them jep përgjigje.

    Ndërsa për ata që kanë vendosur të bëjë luftën e tyre të ndyrë personale në këtë sallë, kam një përgjigje: Votoni vettingun politik, mos e ndyni gojën.

    Ndërsa shqiptarëve do ju them, është i vetmi parlament ku prej vitit ‘91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pistë siç u hap sot pas mbajtur askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojëçorap pisët që janë çuar dhe çohen këtu, ata natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë jo vetëm s’na e mbyllin dot gojën por shumë shpejt këtu do përballeni me vetëdijen tuaj me projektligjin e rishikuar për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq përgjegjësinë që dilni në këtë foltore e shpifni si ju do qejfi juaj. Shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës, janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen.

  • Gara për kreun e PD, formalizohen dy kandidatët, ja kush është rivali i Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut

    Gara për kreun e PD, formalizohen dy kandidatët, ja kush është rivali i Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut

    Zbulohet emri i dytë në garën për kryetar të Partisë Demokratike zyrtare. Kundërshtari i Bashës për kreun e PD-së është Gjergji Hani, ish-i dënuar politik.

    Tashmë pritet një mbledhje e kryesisë së PD-së për formalizuar kandidaturat dhe dy emrat do t’i kalojnë Kryesisë së PD-së për miratim.

    Nga ana tjetër Kryesia do të mblidhet brenda datës 23 dhe më 24 qershor fillon dhe fushata për kryetar nëpër degët e PD-së zyrtare.

  • “Të kërkon ministri…”/ Zbulohet audio e vrasjeve të 21 janarit, çfarë u tha Lulzim Basha drejtuesve të Gardës (video)

    “Të kërkon ministri…”/ Zbulohet audio e vrasjeve të 21 janarit, çfarë u tha Lulzim Basha drejtuesve të Gardës (video)

    Gazetari Artan Hoxha ka analizuar komunikimin e zbardhur ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarshiu, ku protagonistë janë drejtuesit e Gardës së Republikës  të vitit 2011, gjatë zhvillimit të protestës së përgjakshme të 21 janarit.

    Ai deklaroi se vrasjet e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë kryer brenda pak sekondash, ndërsa në fund tregohet se ministri i atëhershëm i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar të komunikojë me drejtuesit e Gardës. Sipas tij, Basha duhet të japë përgjigje se çfarë ka komunikuar gjatë kësaj kohe.

    “8 të vrarët dhe 4 të plagosurit kanë ndodhur në një hark kohor shuam të shkurtër. Kujdes municioni, më kujton kur gardisti ndërron karikatorin dhe kërkon tjetër. Porta numër 2 është porta nga krahu i Bulevardit. Ai flet vetëm me drejtuesit sepse drejtuesit flasin pastaj me njësinë poshtë. Është si një lojë shahu. 206 I Tufanit, tek ky kod kam mundur ta deshifroj kush është pas tij. Kjo duhet bërë nga prokuroria. Pastaj kemi disa të panjohur që flasin me kode. Në fund kemi përmendjen e kodeve. Kemi fjalët ‘Të kërkon ministri’. Ai nuk ka pasur mundësi të komunikojë drejtpërdrejt me të po ka kërkuar të flasë këtu. Se çfarë ka komunikuar Lulzim Basha nuk dihet. Ai duhet ti përgjigjet familjes së Aleks Nikës.“– tha Hoxha.

  • Basha: “Kupa është mbushur dhe është derdhur. Mjaft është mjaft!”

    Basha: “Kupa është mbushur dhe është derdhur. Mjaft është mjaft!”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku deklaroi se sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i potencialit të rinisë në një mundësi punësimi dhe zhvillimi për vendin.

    Duke folur për zhvillimet ekonomike dhe situatën në vend, Basha u shpreh se “kupa është mbushur dhe është derdhur. Mjaft është mjaft!”.

    Basha tha se një nga sfidat e tij do të jetë frenimi i largimit masiv të të rinjve. “Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës”, tha Basha.

    Ky i fundit u ndal edhe tek investimet në bujqësi dhe blegtori. Ai tha se këto dy sektorë do të jenë prioritet dhe se do të jetë detyrë kryesore zhvillimi i këtyre dy sektorëve, që ai i cilësoi me potencial të jashtëzakonshëm. “Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha.

  • “Lul Basha s’bën as armiqësi, as pazare”/ Nishani reagon pas intervistës së kryeministrit: Rama s’ka alternativë tjetër përveç dështimit dhe degradimit

    “Lul Basha s’bën as armiqësi, as pazare”/ Nishani reagon pas intervistës së kryeministrit: Rama s’ka alternativë tjetër përveç dështimit dhe degradimit

    Ish-presidenti i Republikës dhe një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit ka dhënë vlerësime për figurat politike në vend.

    Nishani shprehet se Basha është model tjetër nga Rama, se lideri demokrat nuk mban armiqësi dhe nuk bën pazare. Sipas ish-kreut të shtetit, për kreun e qeverisë aktuale nuk ka alternativë tjetër, përpos dështimit dhe degradimit.

    Postimi i ish-presidentit të Republiikës Bujar Nishani:

    Platforma dhe përpjekja mediatike e Edi Ramës për të goditur dhe zvetënuar figurën e Lul Bashës është e mirë llogaritur dhe mirë pregatitur.

    Por ajo nuk ka alternativë tjetër veç dështimit dhe degradimit.

    Kjo, për shumë arsye, por më kryesorja është vetë ekzistenca para shqiptarëve e Edi Ramës, me tërë formatin që ai ka !

    Edi Rama përpiqet mediatikisht t’u imponohet shqiptarëve si një ndër figurat politike apo liderët shtetëror në historinë e këtij vendi.

    Qesharake !

    Shqiptarët anekënd botës e dinë fare mirë sot, se cili është Edi Rama.

    Eshtë e vërtetë që Edi Rama do të përfshihet në faqet e librit historik të “kryeministrave” të këtij vendi, por këto do të jenë faqet më pa vlerë të atij libri.

    Ndoshta rrjeshtat mbi korrupsionin, shkatërrimin e shtetit, paaftësinë dhe vulgariterin civil mund të mos përbëjnë shumë interes në historinë që vjen, por rrjeshtat më të zinj të asaj faqeje do të jenë ato mbi çështjen dhe interesin kombëtar.

    Edi Rama hyri në jetën institucionale të Shqipërisë si një inplantim politik, pa asnjë rekord jo vetëm politik por mbi të gjitha pa asnjë kontribut publik.

    Tentativa vetë inicuese për tu rrjeshtuar me Sali Berishën, Fatos Nanon apo Ilir Metën nuk ngjizet dot.

    Sepse personazhet që tinëzisht kërkon t’i përdorë Edi Rama, erdhën dhe kaluan përmes rekordesh të forta politike dhe publike.

    Me të mirat dhe dështimet e tyre.

    Por me rekorde në interesin publik !

    Postulati “një pallat një votë” është përkthimi përmbajtësor i Edi Ramës, por jo më i rëndësishmi tregues.

    Dramatik është dallimi intelektual, qytetar, institucional dhe në personalitet midis Edi Ramës dhe atyre socialistëve të tjerë që kishin stofin e lidershipit brenda së majtës, si Rexhep Meidani, Arben Malaj apo Maqo Lakrori.

    Imagjinoni tani ndryshimin !

    Kompleksimi që ka thellë në subkoshiencën e personalitetit të tij, Edi Ramën e bën nervoz karshi Lul Bashës !

    Projektimi i agresionit mediatik ndaj Lul Bashës, është i kuptueshëm.

    Edi Rama po del nga përditshmëria, Lul Basha po hyn tashmë !

    Edi Rama është sot përballë Lul Bashës jo thjesht si dy individë por si dy modele.

    Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk ka korruptuar askënd për tu ngjitur në krye të Partisë Demokratike, sepse antarësia e atij klubi politik nuk rrjeshtohet me para !

    Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk bën dot as miqësi e as pazare me botën e krimit.

    Edhe sikur të tentojë me imponim, nuk e bën dot se nuk e ka në gen dhe natyrë, do të dështonte keq po ta tentonte.

    Eshtë e vërtetë që Lul Basha nuk është agresiv dhe i dhunshëm me shoqërinë dhe në dimensionin e tij social.

    Dhuna dhe urrejtja ndaj komportimit shoqëror, duket që nuk është pjesë e personalitetit dhe civilizimit të Lul Bashës.

    Lul Basha nuk e konsideron vjedhjen e pasurive publike si një “zotësi” dhe as si atribut pushteti.

    Modeli i pushtetit të Lul Bashës është ekipi qeverisës dhe jo të qeverisë veç ekipin !

    Të jesh i thjeshtë, i njehësuar me normalitetin e shoqërisë, pjesë e së cilës je, është nevoja që kanë qytetarët, të majtë apo të djathtë qofshin në anësimin e tyre politik.

    Këto janë dallime të mëdha midis modeleve të Lul Bashës dhe Edi Ramës !

    Modeli dhe Atu-ja e Lul Bashës përballë asaj të Edi Ramës është si dita me natën.

    Kjo e detyron Edi Ramën të tentojë diversionin politik, agresionin mediatik, propagandën e intrigës.

    Të gjitha këto, tashmë të dala boje, ashtu siç e gjithë fasada mashtruese e 20-të viteve pushtet të manipuluar me paratë e korrupsionit që fshehin paaftësinë e Edi Ramës dhe mashtrimin e shqiptarëve.

    25 prilli po vjen. Furtunë popullore kundër moralit “një pallat, një votë” !

    #TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

    Burimi: balkanweb

  • Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

    Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë. Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

    “Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar. Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.

    Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, – tha Basha

  • Rama thirrje publike Bashës: Sqaro pozicionin tënd për kasetën e masakrës në Krushë të Madhe! Sa më shumë i bën bisht përballjes…

    Rama thirrje publike Bashës: Sqaro pozicionin tënd për kasetën e masakrës në Krushë të Madhe! Sa më shumë i bën bisht përballjes…

    Pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës, vjen një tjetër reagim nga kryeministri Rama.

    Ky i fundit thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqaronte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

    STATUSI I PLOTE:
    Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

    Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.

  • Vazhdojnë replikat në distancë/ Basha-Ramës: Shqipëria është në kulmin e infektimit, ndërsa ti…

    Vazhdojnë replikat në distancë/ Basha-Ramës: Shqipëria është në kulmin e infektimit, ndërsa ti…

    Replikat në distancë mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama kanë vazhduar edhe sot. Basha në një status në Facebook i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë.

    Basha ngre edhe një pyetje  për Ramën: Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?

    Postimi i Bashës

    Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndihmë.  Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?

  • Rama dhe Basha me akuza të ndërsjella për raportin e Dick Martyt

    Rama dhe Basha me akuza të ndërsjella për raportin e Dick Martyt

    Debati virtual lidhur me miratimin e raportit të Dick Marty, ka vazhduar edhe sot në mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit tha se Rama bën zëdhënësin e Beogradit.

    Rama ka pyetur Bashën nëse është e vërtetë se ka përdorur maskë qysh atëherë, kur merrte në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick.
    Menjëherë erdhi një reagim nga vetë Basha, duke i thënë t’i lëjë shpifjet dhe lojërat politike.

    “Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, ka shkuar Basha.

    Por sërish i është përgjigjur Rama përmes një postimi në Twitter, duke e pyetur çfarë mendon për votën votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty.

    “Lulëzim! Mos u fshih pas Covid-it dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.

    Debati i sotëm virtual nisi, kur Edi Rama përmes një postimi në Twitter, akuzoi Metën e Berishën për votimin e raportit të Dick Martytpër UÇK-në në Këshillin Evropës, kurse Bashën e akuzoi se nuk ka sqaruar për dosjen e përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan, ku Basha ishte përkthyes.

    “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, ka shkruar Rama.

    Bëhet fjalë për kohën, kur Lulzim Basha ishte përkthyes në atë kohë. Baza e materialit hetimor të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së ishte pikërisht raporti i Dick Marty-t, senatorit zviceran që e ktheu në rezolutë të Këshillit të Evropës në vitin 2011.

    Në ato vite, Jose Pablo Baraybar, një antropolog peruan që ishte në grupin e hetimeve të prokurorisë së Hagës pati dhënë një intervistë në një gazetë zvicerane, ku theksonte se në grupin e atyre personave që ishin marrë me këtë çështje ishte edhe një përkthyes shqiptar i cili quhej Lulzim Basha. Në kohën kur Gjykata e Hagës nisi hetimet, Lulzim Basha ishte i punësuar në Kosovë si pjesë e administratës ndërkombëtare të OKB-së.

    Por, nga ana tjetër kreu i PD-së nuk ka folur asnjëherë për të sqaruar këtë çështje, por në mënyrë të tërthortë e ka mohuar. Në një intervistë për mediat vendase peruani, Jose Pablo Baraybar, i cili u pyet se Basha thotë se nuk ka qenë pjesë e hetimeve deklaroi krejt të kundërtën e pohimit të liderit aktual të PD-së.

    Burimi: Telegrafi

  • “Minimumi 500 mijë lekë për sëmundjen”/ Basha bisedë me farmacistin në Tiranë: Nuk ka familje shqiptare që të përballojë këtë kosto

    “Minimumi 500 mijë lekë për sëmundjen”/ Basha bisedë me farmacistin në Tiranë: Nuk ka familje shqiptare që të përballojë këtë kosto

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bisedë me një farmacist në Tiranë, ku kanë folur për situatën për shkak të pandemisë.

    Gjatë bashkëbisedimit, farmacisti i pohoi Bashës se minimalisht kura për COVID-19 shkon 500 mijë lekë. Ndërkohë, lideri demokrat tha se kjo është një kosto e papërballueshme për familjet shqiptare.

    PJESË NGA BISEDA

    Farmacisti: Të sëmurët me covid janë shtuar.

    Basha: Sa pacientë vijnë çdo ditë?

    Farmacisti: Të paktën 10 ose 20. Janë shtuar shumë. Është dhe perioudha e gripit tjetër dhe virusi.

    Basha: Sa ju shkon blerja për çdo pacient?

    Farmacisti: Për të mbyllur ciklin e sëmundjes duhen 500 mijë leke. Tendenca per te shitur jane antibiotiket.

    Basha: Situata është e vështirë. jemi te ekspozur gjithe kohes. Nuk ka familje shqiptare që të përballojë sëmundje të tilla. Juve ua kane bere tamponin?

    Farmacisti: Jo!
    Basha: Po kolegeve tuaj?

    Farmacisti: Jo
    Basha: E kuptoj!

    Farmacisti: Ka me shume te semure, por jo me ate agresivitet.
    Basha: Sa eshte shtuar numri i pacienteve keto dy jave?

    Farmacisti: Dyfish. Aparati i oksigjenit shkon deri në 1200 euro. Por ka dhe kompani që e japin me qira. Format e rënda duan oksigjen, se rimarrin dot veten.

    Basha: Të uroj shëndet, pasi je ikonë në këtë shërbim. Të uroj shëndet e mbro veten që ta kalosh sa më lehtë këtë situatë.