Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Albana Vokshi

  • Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!

    Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!

    Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur dritë mbi depozitimin e kallëzimit në SPAK të ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për tenderat sekretë të zhvilluar gjatë pandemisë Covid-19.

    Sipas të dhënave që publikoi Vokshi, dalloheshin qartë shkeljet skandaloze të bëra nga ministria e Shëndetësisë me tendrat sekretë, ku një maskë mbrojtëse të zhdoganuar me vlerën e 3 eurove, ministria e Shëndetësië e ka blerë nëpërmjet kompanisë që ka zgjedhur si kliente të saj, me një vlerë prej 8.3 euro, në një kohë që në farmaci e gjeje për një vlerë prej 400 lekësh.

    “Me babëzinë që e karakterizon Ogerta Manastirliun zëvendësministrat dhe kushdo që ka marrë pjesë në procedurat e tenderave sekretë, te kjo tabela bëhet fjalë për njërin prej tenderave.

    Janë disa tendera që janë zhvilluar. E para është për maskat mbrojtëse, ku janë porositur 200 mijë maska mbrojtëse FFP2, zhdoganimi nga kompanitë që janë porositur nga ministria e Shëndetësisë, hyn me vlerën 3 euro dhe në të njëjtën ditë ministria e blen me 8.3 euro. Të njëjtën maskë unë e kam blerë në farmaci atë ditë për 400 lekë, të njëjtën maskë të cilën ministria e Shëndetësisë ia ka paguar këtij klientit të cilit i ka dhënë tenderin sekret.

    Dëmi është kolosal pasi nuk i dimë të gjitha.

    Janë veshje spitalore njëpërdorimshme, hynte me 9.6 euro dhe në të njëjtën ditë e paguante ministria te klienti që e kishte përzgjedhur për tenderin sekret, 28 euro, nga 9.6 euro e ka blerë me 28 euro të njëjtin produkt, trefishin. Çfarë e justifikon këtë?“, tha Vokshi në një intervistë televizive.

  • Plas keq në Kuvend/ Vokshi akuza të rënda Manastirliut për tendera sekretë, ministrja: Buxheti i shëndetësisë më i larti në histori, fatkeqësi që…

    Plas keq në Kuvend/ Vokshi akuza të rënda Manastirliut për tendera sekretë, ministrja: Buxheti i shëndetësisë më i larti në histori, fatkeqësi që…

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është kundërpërgjigjur akuzave që Albana Vokshi bëri ndaj qeverisë për “tendera sekretë në shëndetësi”.

    Manastirliu tha se buxheti i shëndetësisë për 2023-in është rritur dhe është më i larti në histori që prej viti 2013.

    Ndërsa cilësoi opozitën “aleancë të rublave” që duan të hedhin qeverinë me dhunë.

    “Aleanca e rublave bëjnë thirrje për të hedhur qeverinë me dhunë. Kjo është fatkeqësia juaj, s’keni ca të thoni për shëndetësinë. Është fatkeqësi, përdorini foltoren në interesat tuaja personale. Fatkeqësia për të gjithë ata që deri dje ju kanë besuar. Qeveria juaj e dështuar rrënoi shëndetësinë. Buxheti 2023 i shëndetësisë është rritur dhe është më i lartë në historinë krahasur nga 2013 dhe 2022. Sa për tenderat sekret shko pyet te organet kompetente, janë denoncime të turpshme”, tha Manstirliu.

  • “Ndryshimin e sjell Lulzim Basha kryeministër”, Vokshi rinisë: Rama ju la në baltë, më 25 prill keni në dorë të ardhmen

    “Ndryshimin e sjell Lulzim Basha kryeministër”, Vokshi rinisë: Rama ju la në baltë, më 25 prill keni në dorë të ardhmen

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi zhvilloi një takim me të rinjtë në Laprakë, e cila kërkoi angazhimin e plotë të tyre në këtë fushatë. Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte ajo e largimit të të rinjve nga vendi gjatë këtyre 8 viteve.

    Në 8 vite, 180 mijë të rinj janë larguar, sepse e vetmja alternativa që u jepte Edi Rama ishte mungesa e arsimit, mungesa e punësimit. Praktikisht e braktisi rininë. Praktikisht ju la në baltë. Pjesën më të mirë të shoqërisë shqiptare e la në baltë. Ju largoi ju që të fusë trafikantin e drogës dhe të qenieve njerëzore, vrasësin, kriminelin. Çfarë ju dha juve të rinjve në këto 8 vite? A është ndonjëri prej jush i punësuar në këto 8 vite? Sigurisht që jo. Ju la pa punë, ju la rrugëve, që ju të ikni.”- tha Vokshi.

    Sipas Vokshit, gjatë këtyre 8 viteve, vendi nuk ka bërë përpara në asnjë drejtim, as në ekonomi, arsim, shëndetësi, ndërsa vendet fqinje kanë përparuar.

    Nuk duhet të mbajmë këtë njeri edhe 4 vite të tjera, tani që ka filluar të riciklojë të njëjtat premtime si para 8 vitesh. Të rinjtë nuk do t’ia japin këtë mundësi këtij kryeministri mashtrues.” – theksoi Vokshi.

    Vokshi u shpreh se këtij problemi duhet t’i jepet fund me zgjedhjen e një qeverije të përgjegjshme, që ka prioritet arsimimin dhe punësimin e të rinjve:

    Jam e sigurtë se jo vetëm ju që jeni këtu, por të gjithë të rinjtë nuk do t’i besojnë me as edhe një sekondë Edi Ramës si kryeministër. Në datën 25, me votën tuaj do të votoni një qeverisje që do të jetë e përgjegjshme. Do të votoni alternativën për rininë, që është alternativa e Partisë Demokratike, me kryeministër Lulzim Bashën, që ka vizionin dhe vullnetin për mbështetjen e rinisë”- tha Vokshi.

  • Fushata dhe programi i PD/ “Çdo familjeje i ka ardhur laku në fyt” , Vokshi akuzon qeverinë: I ka lënë shqiptarët në baltë

    Fushata dhe programi i PD/ “Çdo familjeje i ka ardhur laku në fyt” , Vokshi akuzon qeverinë: I ka lënë shqiptarët në baltë

    Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë të dhënë për Fax News u shpreh se në këto 8 vite qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët shqiptar dhe i ka lënë në baltë pasi është rritur varfëria, papunësia dhe janë ulur mundësitë e punësimit dhe të studimit.

    Sipas saj qeveria Rama nuk ka bërë asnjë hap përpara, por ka bërë vetëm hapa pas në sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

    Ndër të tjera Vokshi tha se qytetarët me 25 prill do e kthejnë Shqipërinë në duart e tyre pasi do të kenë një qeverisje që nuk do të mendojë për pushtetarët, por për qytetarët.

    Padurimi për të ndryshuar, për të sjellë ndryshimin në datë 25 shihet në sytë e çdo qytetari sepse në 8 vjet kjo qeverisje nuk ka bërë asgjë, kjo qeverisje ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë, çdo familje shqiptare i ka ardhur laku në fyt.

    Po të kthehemi pas, a është bërë një hap përpara në ekonomi, asgjë, rënia ekonomike është në pikjatë, është rritur varfëria, është rritur papunësia, janë ulur mundësitë e punësimit, mundësitë e studimit, mundësitë e arsimit, pra në çdo sektorë nuk është bërë asnjë hap përpara.

    Shqipëria pavarësisht mundësive dhe burimeve njerëzore apo resurseve që ajo disponon në vend që të shkëlqente në shumë sektorë ka bërë asnjë hap përpara përkundrazi në pjesën më të madhe të tyre ka bërë hapa pas. Ndaj entuziazmi është shumë i madh.

    Qytetarët çdo ditë e më shumë në çdo takim që unë kam bërë në njësinë time, por në çdo takim që bëjnë drejtuesit politikë të PD apo strukturat e PD në terren me qytetarët, ata po e kuptojnë që kanë ndryshimin, pra mund të ndryshohet kjo situatë e krijuar pas 8 vjetësh që Edi Rama i ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë.

    Me datë 25 ato kanë mundësi në që të kthejnë Shqipërinë atje ku duhet, të kthejnë vendin në duar të qytetarëve, pra Shqipërinë në duart e qytetarëve, atje ku ajo u përket dhe të kenë një qeverisje që të mos mendoj më për pushtetarët, por të mendojë për qytetarët“- u shpreh Vokshi.

  • Ish-deputetja e PD nxjerr pamjet: Grumbullime masive në shkolla, realiteti ndryshe nga propaganda e Ramës

    Ish-deputetja e PD nxjerr pamjet: Grumbullime masive në shkolla, realiteti ndryshe nga propaganda e Ramës

    Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar disa foto dhe video nga dita e parë e shkollës, qe deshmon kushte krejt te tjera nga ato qe pasyqrohen nga qeveria.

    Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, ajo akuzon kryeministrin Edi Rama për propagandë, teksa jep pamje nga situata ne shkollen “Gustav Mayer” në Tiranë.

    #Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti.

    Përkundër fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe.

    Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

    Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.

    https://www.facebook.com/559294428/videos/10158816539739429/?extid=Vc9vHYhXeQJdCW2v
  • Denocimi i PD-së: Veliaj me metoda mafioze po mundohet t’i mbyllë gojën RTV Ora

    Një muaj më parë, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, gazetarë, personalitete politike, organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe jashtë saj u renditët në mbështetje të televizionit Ora.

    Në atë kohë ishte ISHSH që pas vendosjes së një gjobe për shkak të emisioneve me debat, dërgoi dhe një tjetër shkresë për mbylljen e televizionit.

    Pikërisht pas kësaj kërkese, pas verifikimit të parregullsive në aktekspertim dhe reagimit të fortë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ISHSH korigjoi vendimin duke tërhequr kërkesën për mbyllje.

    Ashtu si dhe ju kemi informuar, presionet nuk kanë ndalur. Prej muajsh kreu i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar shantazhin ndaj gazetarëve dhe presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Situata ka vënë në alarm dhe opozitën e vendit. 

    Albana Vokshi: Rasti i televizionit Ora është më flagranti në rradhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit.

    Ish kryetarja e komisionit të Medias Albana Vokshi, përmes deklaratës për mediet, nga selia e PD-se u shpreh mesditen e 12 qershorit 2020 se po përdoren dhe segmente të shtetit.

    Albana Vokshi: Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Për PD, këto metoda represive kundër fjalës së lirë, janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë bashkë me kryebanditin e Tiranë që fyen gazetarët.

    Qëllimi sipas PD është e qartë.

    Vokshi: Mesazhi i Erion Veliaj është i qartë. Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe ndaj Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranohen kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin.

    Yldon Media Group duke falenderuar shikuesit por dhe mbështetjen brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik parimit për të arritur sa më pranë së vërtetës.