Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • “Pasojat mund të jenë fatale”/ Policia tregon çfarë zbuloi mbrëmë gjatë kontrolleve në Tiranë, një i arrestuar

    “Pasojat mund të jenë fatale”/ Policia tregon çfarë zbuloi mbrëmë gjatë kontrolleve në Tiranë, një i arrestuar

    Policia Rrugore ka pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi të madhe, 10 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ku një shofer është vënë në pranga.

    Gjatë kontrolleve mbrëmjen e djeshme në aksin Sauk-Teg por edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, policia thotë se radari regjistroi shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

    Drageri shënoi masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve.

    “Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmeri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale, për jetën e të gjithëve përdorueseve të rrugës”, apelon policia.

    loading…
  • U aksidentua me makinën tip “Benz”/ Ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës (EMRI)

    U aksidentua me makinën tip “Benz”/ Ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës (EMRI)

    Mjeku kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili pasditen e sotme u aksidentua, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.

    Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “benz” kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.

    Nuk dihen edhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet se kirurgu i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë ku edhe u transportua menjëherë pas aksidentit.

  • Humb jetën një 30-vjeçar/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit

    Humb jetën një 30-vjeçar/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit

    Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    loading…
  • Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë/ Policia jep detajet

    Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë/ Policia jep detajet

    Një aksident me vdekje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Maminas.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në  autostradën Tiranë-Durrës ku mjeti  mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor.

    Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka nisur hetimet.

    Informacion paraprak i policisë

    Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • FOTO- 32 vjeçari përfshihet në aksidentin e frikshëm ku automjeti u shkatërrua plotësisht/ Zbulohet pas 6 orësh nga gruaja

    FOTO- 32 vjeçari përfshihet në aksidentin e frikshëm ku automjeti u shkatërrua plotësisht/ Zbulohet pas 6 orësh nga gruaja

    Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë Saint-Polgues në Francë.

    Automjeti me të cilën udhëtonte i riu shqiptar përfundoi në një livadh poshtë rrugës, duke u përplasur fort me një pemë.

    Shqiptari i aksidentuar kaloi rreth 6 orë në vendin e ngjarjes para se të zbulohej nga shërbimet e urgjencës. I politraumatizuar, shqiptari përfundoi në Spitalin Roanne.

    Mediat franceze bëjnë me dije se shqiptari ishte nisur rreth orës 5:45 të mëngjesit për të shkuar në punë.

    Ndërsa udhëtonte në Departamentin 8 për t’u bashkuar me autostradën A 89 drejt Lionit, humbi kontrollin e automjetit tip Peugeot 207 për një arsye ende të panjohura, rreth orës 6 të mëngjesit.

    Automjeti kaloi rrugën, pastaj u zhyt në një livadh dhe pas disa rrokullisjeve, u ndal tek një pemë siç shihet edhe në foto. Përplasja ishte aq e dhunshme, sa ka shkatërruar thuajse plotësisht mjetin.

    6 orë në pritje të ndihmës

    I mbetur brenda rrënojave të makinës, 32 vjeçari priti për ndihmë rreth 6 orë. Alarmi u dha rreth orës 8:30 të mëngjesit nga familja e tij, e shqetësuar për faktin se nuk dilte në telefon.

    Xhandarët filluan shpejt një kërkim, duke u përpjekur të gjenin makinën me GPS dhe shoferin e saj me celularin. Më në fund ishte gruaja e tij ajo që zbuloi automjetin e aksidentit rreth orës 12 të mesditës.

    Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Xhandarët nisën një hetim për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Elbasan, 16-vjeçarja që humbi jetën ishte me prindërit dhe motrën, po ktheheshin nga…

    VIDEO/ Aksidenti tragjik në Elbasan, 16-vjeçarja që humbi jetën ishte me prindërit dhe motrën, po ktheheshin nga…

    Një aksident i rëndë është regjistruar në unazën jugore të Elbasanit ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një 16 vjeçare për vdekje, e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës në një zonë ku nuk ka mbikalime për këmbësorë.

    Në momentin e ngjarjes, e reja ka qenë me prindërit dhe motrën e saj duke u kthyer për në banesë, pasi kishin konsumuar një kafe në lokal.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

    Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.

    Informacion paraprak

    Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Dy aksidente brenda pak orësh në Tiranë/ Përplaset një 10 vjeçare dhe një e moshuar. Policia tregon çfarë ndodhi

    Dy aksidente brenda pak orësh në Tiranë/ Përplaset një 10 vjeçare dhe një e moshuar. Policia tregon çfarë ndodhi

    Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

    Një automjet i drejtuar nga një shtetas ka përplasur një vajzë 10 vjeçare.

    Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim në spital.

    Ndërkohë, në zonën e “21 Dhjetorit”, në një aksident tjetër, ka mbetur e plagosur një 70 vjeçare, e cila ka përfunduar në spital.

    Njoftimet e policisë:

    Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Aksidenti tragjik/ Vdes fëmija 10 vjeçar, në gjendje të rëndë shëndetësore babai i tij. Si ndodhi ngjarja

    Aksidenti tragjik/ Vdes fëmija 10 vjeçar, në gjendje të rëndë shëndetësore babai i tij. Si ndodhi ngjarja

    Një aksident tragjik është regjistruar natën që lamë pas në Itali ku ka humbur jetën një 10 vjeçar, ndërsa babai i tij një 40 vjeçar me origjinë shqiptare është dërguar në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.

    Tragjedia ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

    Burri me banim në Itali për shumë vite – po ngiste një Fiat Panda dhe po udhëtonte në rrugën që ngjitet nga Valmir drejt qendrës historike, në shoqërinë e fëmijës së tij, lindur në Itali.

    Për shkaqe ende të panjohura për policinë, shoferi humb kontrollin e makinës, e cila u përplas fort me një mur dhe më pas u përmbys.

    Në ndikimin e dhunshëm, fëmija u hodh nga makina duke pësuar trauma të rënda, të cilave nuk u mbijetoi dot.

    Ndërkohë, babai kishte mbetur i bllokuar midis rrënojave të makinës.

    Zjarrfikësit e Fermos dhe personeli mjekësor i urgjencës ndërhynë menjëherë. Çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës është e kotë, ndërsa babai, pasi u nxor nga zjarrfikësit dhe pas trajtimeve të para që iu dha në vend, u transportua në kushte shumë të rënda në spital. Trupi i vogël i fëmijës u transportua në morgun e Fermos.

  • Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjeçare ka ndodhur në Vlorë. 

    Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë.

    “Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

    NJOFTIMI 

    Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Babai i 10-vjeçarit rrëfehet i përlotur se si ambulanca i aksidentoi djalin para syve ne Kakavijë: Si e goditi dhe e hodhi 30 metra, më pas…

    Babai i 10-vjeçarit rrëfehet i përlotur se si ambulanca i aksidentoi djalin para syve ne Kakavijë: Si e goditi dhe e hodhi 30 metra, më pas…

    Babai i 10-vjeçarit, i cili në datën 15 gusht u aksidentua për vdekje nga ambulanca në Kakavijë mes lotësh ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Me lot në sy dhe tepër i ngarkuar emocionalisht, Nik Ndoi thotë se ambulanca e ka hedhur djalin e tij 30 metra, më pas e ka shtypur me të dyja rrotat.

    Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, babai tregon momentet e vështira, kur në spital djali e tij ishte i vdekur, ndërkohe që edhe bashkëshortja ishte me oksigjen në gjendje të shokuar.

    Thotë se djali i tij u dërgua me një tjetër ambulancë në spital, ndërsa askush nuk e ka marrë në telefon nga shteti për ta ngushëlluar.

    PJESË NGA BISEDA

    Çfarë mbani mend nga momenti tragjik

    Babai i 10-vjeçarit: Mbaj mend që çuni ishte përbri makinës dhe vinte një ambulance me shpejtësi të madhe. Kur e kam parë ambulancën ishte shumë larg, ishte aq me shpejtësi saqë nuk arrita ti thërrisja dot çunit që mos lëvizte. Pasi e goditi dhe e hodhi 30 metra, e shtypi me të dyja rrotat e krahut të majtë.

    Çuni kishte dalë nga makina dhe po rrinte. Ai ka qenë në vijën ndarëse të rrugës.  Çdo gjë e kemi parë me sytë tanë.

    Çfarë ndodhi me ambulancën sepse po transportonte një të sëmurë?

    Babai i 10-vjeçarit: Unë nuk e vërtetoj këtë. Thoshin që ambulanca merret njerëz dhe i çonte në doganë. Ka edhe video që policia ia merrte makinën dhe ja çonte në doganë. Unë nuk i kam parë me sytë e mi nëse kishte apo nuk kishte njeri brenda në ambulancë.

    E takove shoferin?

    Babai i 10-vjeçarit: Ai ka zbritur, unë nuk e kam parasysh shoferin, por nuk e di ishte ai që çoi çunin tek spitali, apo ishte dikush tjetër.

    Si ishte djali pas goditjes?

    Babai i 10-vjeçarit: Ishte i mbaruar, shpresat ishin të pakta për të jetuar.

    Shoferi i ambulancës, apo persona të tjerë ju kanë kontaktuar për të shprehur ngushëllime?

    Babai i 10-vjeçarit: Asnjë, asnjeri, as nga shteti dhe askush nuk më ka marrë në telefon.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Babai i 10-vjeçarit: Vajtën në spital, na thanë që çuni nuk ishte në jetë. Unë po merrja çunin tjetër. Më ka çuar policia në spital. Në ambulancë që e kanë çuar çunin, nuk kishte as oksigjen.

    Çfarë thotë bashkëshortja juaj, kur ka ardhur vdekja?

    Babai i 10-vjeçarit:Nuk ka qenë në gjendje për ta kuptuar, sepse ka qenë e shokuar. Kur shkova në spital e pyeta infermieren, a shpëtoi çunin, po më tha.

    Nuk dija si t’ia thoja çunit tjetër, ndërkohë nga ana tjetër nusja ishte e shokuar në oksigjen. Ishte një moment tepër i vështirë, i papërballueshëm.