Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • Aksident i rëndë/ Humb jetën një 24 vjeçar

    Aksident i rëndë/ Humb jetën një 24 vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites me pasojë vdekjen.

    Një 24-vjeçar ka humbur jetën në hyrje të Përrenjasit pasi është përplasur nga një makinë.

    Njoftimi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit

    Sipas dinamikës së ngjarjes, i riu ka qenë në trotuar kur është marrë përpara nga makina, e cila lëvizte me shpejtësi.

    ‘24-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend. Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.

    Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

  • Aksident në Durrës/ Makina përplas vajzën 6-vjeçare, niset urgjent në spital. Policia jep detajet

    Aksident në Durrës/ Makina përplas vajzën 6-vjeçare, niset urgjent në spital. Policia jep detajet

    Nje vajze 6 vjecare eshte perplasur nga nje makine tip “Benz” dhe eshte derguar me urgjence ne spital.

    Policia e Durresit informon se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 7, Durrës. “A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes”- njofton policia.

    NJOFTIMI 

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

    A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

  • Makina tek ‘Brryli’ përfshihet nga flakët në ecje, tjetër mjet përmbyset në Kashar: Plagoset pasagjerja

    Makina tek ‘Brryli’ përfshihet nga flakët në ecje, tjetër mjet përmbyset në Kashar: Plagoset pasagjerja

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë-Kashar në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Gjithashtu një tjetër incident ka ndodhur tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

    Njoftimi i policisë: Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • I mituri humb kontrollin e biçikletës dhe përplaset me trafikndarësen/Niset urgjent në spital

    Një 15-vjeçar me inicialet K.M është aksidentuar sot në Sauk teksa ka humbur kontrollin e biçikletës edhe është përplasur fort me trafikndarësen.

    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jeten.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.