Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • Aksident me vdekje në Mirditë/ Makina përplas kalimtaren

    Aksident me vdekje në Mirditë/ Makina përplas kalimtaren

    Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Mirditë. Ngjarja ndodhi në fshatin Reps. Burime zyrtare bënë me dije se një kalimtare është përplasur nga një makinë, e për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.

    Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin me inicialet B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Sot, rreth orës 07:30, në fshatin Reps, Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R., e cila ka gjetur vdekjen.
    Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

  • NGJARJE E RËNDË! Aksidentohet një 11-vjeçar, niset drejt Tiranës. Shoferi braktisi mjetin dhe…Policia jep detajet

    NGJARJE E RËNDË! Aksidentohet një 11-vjeçar, niset drejt Tiranës. Shoferi braktisi mjetin dhe…Policia jep detajet

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Kukës-Gostil. Një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Shoferi ia ka mbathur pas aksidentit dhe ka braktisur mjetin në vendin e ngjarjes.

    Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

    Kukës/Informacion paraprak

    Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

    Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

    Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

    Kukës/Informacion paraprak

    Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

    Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

    Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet

    Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet

    Një 15 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në Tiranë.

    Gazeta Panorama
    Menu Refresh Kthehu

    Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet
    Aug 13, 2020 | 21:41
    FacebookFacebook MessengerTwitterWhatsAppViberEmailCopy Link

    Një 15 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në Tiranë.

    ambulance-1-720×450
    Policia bën me dije se djali është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

    Njoftimi:

    Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident i rëndë/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 14-vjeçarin në Farkë, ndërron jetë në spital

    Aksident i rëndë/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 14-vjeçarin në Farkë, ndërron jetë në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Farkë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku 14-vjeçari me inicialet A.L po lëvizte me biçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin I.Z.

    I mituri është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

    Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

    Njoftimi i plotë:

    Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

  • Makina “fluturon” 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë/  2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

    Makina “fluturon” 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë/ 2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

    Një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Elbasan- Librazhd në Labinot Fushë duke bërë që të përfundojë në hekurudhën që përshkon përkrah aksit në fjalë .

    Hedhja e mjetit ka qenë e fortë dhe për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës. Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

    Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.

  • VIDEO/ Po udhëtonin me shpejtësi, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, plagosen rëndë dy të rinj

    VIDEO/ Po udhëtonin me shpejtësi, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, plagosen rëndë dy të rinj

    Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Berat, si pasojë e një aksidenti. Sipas “News 24”, ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen periferike të qytetit në lagjen “Uznovë”.

    Në aksident është përfshirë një mjet tip ‘Audi A 80’, me targa AA 135 BZ, ndërsa shoferi ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me shtyllën.

    Pas përplasjes me shtyllën, mjeti ka përfunduar i përplasur me murin ndarës të një shtëpie në anë të rrugës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi, N.Xh, 30-vjeç dhe pasagjeri, një 27-vjeçar.

    Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

  • Përplasen dy makina në Llogara/ Plagosen dy persona nga aksidenti

    Përplasen dy makina në Llogara/ Plagosen dy persona nga aksidenti

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, në afërsi të fshatit Fushë Dukat, ku janë përfshirë dy makina.

    Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital

    Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Aksident i rëndë në Shkodër, gjen vdekjen 36 vjeçari teksa…

    Aksident i rëndë në Shkodër, gjen vdekjen 36 vjeçari teksa…

    Një 36 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

    Viktima udhëtonte me një motoçikletë në lagjen “Liria” kur është përplasur nga një automjet tip “Audi” rreth orës 19:00.

    News 24 bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale E.L, ndërsa makina drejtohej nga një 50 vjeçar.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

  • Ngjarje e rëndë/ Humb kontrollin e makinës e del nga rruga, vdes në vend 30-vjeçarja në Tiranë

    Ngjarje e rëndë/ Humb kontrollin e makinës e del nga rruga, vdes në vend 30-vjeçarja në Tiranë

    Një vajzë e re vetëm 30 vjeçe ka gjetur vdekjen sot paradite në një aksident të rëndë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

    Sipas policisë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Treni aksidenton makinën/ Gruaja që ishte në timon…

    Treni aksidenton makinën/ Gruaja që ishte në timon…

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku treni i linjës Durrës–Kashar ka përplasur një makinë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, ndërkohë që makina që u aksidentua drejtohej nga një shtetase me iniciale E.M. Treni e ka marrë para dhe e ka spostuar mjetin në kanal.

    NJOFTIMI 

    Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

    Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.