Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • Aksident i FRIKSHËM në Librazhd/ Përmbyset makina në mes të rrugës, foshnja… (FOTO)

    Aksident i FRIKSHËM në Librazhd/ Përmbyset makina në mes të rrugës, foshnja… (FOTO)

    Një aksident i friskhëm ka ndodhur këtë të diel në aksin Librazhs-Prrenjas, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë fshatit Pishkash.

    Siç shihet edhe nga FOTO makina është rrokullisur në rrugë, ndërkohë që brenda mjetit ndodhej një grua dhe fëmija i saj një vjeç.

    Fatmirësisht nëna dhe fëmija nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa drejtuesi i mjetit ka thyer krahun.

  • Aksident i rëndë në Fier, makina kthehet përmbys, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    Aksident i rëndë në Fier, makina kthehet përmbys, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident është regjistruar këtë të diel në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti.
    Nga burimet për mediat bëhet me dije se një automjet është kthyer përmbys në rrugë.

    Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie ku edhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

  • Audi në “fluturim” nga mbikalimi në Sauk, i riu që ndodhej në timon i fiksuar pas shpejtësisë/ Në 6 muaj kishte marrë 5 gjoba nga policia

    Audi në “fluturim” nga mbikalimi në Sauk, i riu që ndodhej në timon i fiksuar pas shpejtësisë/ Në 6 muaj kishte marrë 5 gjoba nga policia

    Klevis Ruçaj, i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Tiranë një natë më parë kishte vetëm një muaj që kishte marrë patentën.

    Nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti ai kishte marrë 5 gjoba nga policia rrugore. Ai ishte gjobitur për shpejtësi, përdorim të celularit në timon dhe parakalime apo veprime të tjera të ndaluara gjatë drejtimit të automjetit.

    Gjobat e Klevis Ruçajt

    -Në datën 06.09.2022, për parakalim të gabuar.
    -Në datën 07.09.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.
    -Në datën 15.11.2022, për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).
    -Në datën 09.12.2022, për përdorim celulari.
    -Në datën 27.01.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.

    Ruçaj mbeti viktimë e aksidentit bashkë dy vajzat që udhëtonin në automjet me të pasi makina përfundoi nga mbikalimi i Saukut në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një tjetër automjet. Për pasojë humbën jetën edhe dy pasagjeret ndërkohë që personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur.

  • Aksidenti i tmerrshëm në Sauk/ Makina ra nga mbikalimi mbi kofanon e një mjeti tjetër, 2 gra të vdekura dhe 3 të plagosur (video)

    Aksidenti i tmerrshëm në Sauk/ Makina ra nga mbikalimi mbi kofanon e një mjeti tjetër, 2 gra të vdekura dhe 3 të plagosur (video)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Saukut, tek mbikalimi. Një makinë që vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi duke çarë bordurat.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

    Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

  • Përplasja e dy trenave kokë më kokë në Larisa/ Humb jetën një qytetar shqiptar (EMRI)

    Përplasja e dy trenave kokë më kokë në Larisa/ Humb jetën një qytetar shqiptar (EMRI)

    Një  shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktimave në Larisa në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave.

    Sipas gazetarit Arlind Isa, viktima është 60-vjeçari nga Lushnja, Pavlin Bozo.

    “Një shqiptar, 60-vjeçar nga Lushnja, Pavlin Bozo ka humbur jetën në këtë aksident. Ai ka qenë një ndër 12 punonjësit që zhvillonin aktivitetin e tyre në tren. Trupi i tij, deri në momentin që flasim nuk është gjendur ende”, ka thënë gazetari.

    Deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të plagosur ka shkuar në 8.

  • Aksident në Himarë/ “Benzi” përplas 12-vjeçaren, ja gjendja e vajzës

    Aksident në Himarë/ “Benzi” përplas 12-vjeçaren, ja gjendja e vajzës

    Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Himarë në lagjen “Potam” ku një Benz që drejtohej nga një 39-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Rr ka përplasur një vajzë 12 vjeçe.

    E mitura është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Sipas informacioneve mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë/ Makina përplas 7-vjeçarin

    Aksident i rëndë/ Makina përplas 7-vjeçarin

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

    Mësohet se një automjet që drejtohej nga shtetasja me iniciale E.L. ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç.

    Nga informacionet paraprake raportohet se fëmija është dërguar menjëherë në spital, ndonëse nuk dihet ende gjendja e tij shëndetrësore.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa pritet të japë më shumë detaje rreth këtij aksidenti.

  • Vdiq së bashku me të fejuarin në aksidentin e Bullgarisë/ Pedagogu prek të gjithë me rrëfimin për 23-vjeçaren shqiptare: S’më shqiteshin kujtimet Albinë! Sidomos hartimi yt ku thoje…

    Vdiq së bashku me të fejuarin në aksidentin e Bullgarisë/ Pedagogu prek të gjithë me rrëfimin për 23-vjeçaren shqiptare: S’më shqiteshin kujtimet Albinë! Sidomos hartimi yt ku thoje…

    Aksidenti i autobusit maqedonas në Bullgari shënoi një tragjedi të vërtetë, ku 46 persona humbën jetën teksa po ktheheshin nga një udhëtim turistik në Turqi.

    Mes viktimave ishte dhe një çift shqiptarësh të cilët kishin shkuar drejt Stambollit për të festuar fejesën e tyre. Ata janë 27-vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Beluli. Përmes një letëre prekëse, ish-pedagogu i Albinës, Prof. Xhelal Zejneli përkujton studenten e tij të ndjerë.

    “S’më shqiteshin kujtimet Albinë. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë. Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?

    Jote amë vazhdimisht të kishte thënë se babai yt një ditë do të kthehet. M’u kujtua hartimi yt, ku shkruaje për çastin plot dhimbje, për një fëmijë të klasës së parë fillore, që mëson nga e ëma se babai i kishte vajtur në dritën e amshimit qiellor dhe se ai nuk do të kthehej më. Në rrëfimin tënd plot dëshpërim, pashë tronditjen e thellë shpirtërore që ti 7-vjeçe, kishe përjetuar në atë çast rrëqethës”, shkruan mes të tjerash profesori.

    Shkrimi i plotë

    .. E TI ALBINË, NË VALLEN E YJEVE LASGUSHIANE

    Në mediumet e Shqipërisë, lexova emrin Albina. Sakaq, pashë dhe fytyrën e saj engjëllore. Do të jetë ajo, nxënësja ime e para ca viteve. Ngjarjet e tilla janë të trishtueshme.

    * * *

    M’u fanite, Albinë, e ulur në bankën e tretë, pranë dritareve. Me “Procesin” mbi bankë. Afër librit, edhe fletorja e lektyrës. Në krye të faqes, lexova: “Jozef K., në labirintet kafkiane”.

    M’u fanite, Albinë, me dorën përpjetë, për ta marrë fjalën dhe për të më pyetur: “Kush është Estragoni dhe a do të vijë ndonjëherë Godoja?” E hoqe me krah Beketin dhe prite përgjigjen.

    M’u fanite Albinë, kur më pyete: “Merso vrau për shkak të diellit, ç’do të thotë, të vrasësh për shkak të diellit?!”

    Më dole para, Albinë, në bankën e tretë, pranë dritareve, me Dostojevskin ndër duar dhe pyetjen: “Kush e vrau Raskollnikovin, vrasës?!”

    M’u kujtove, Albinë, kur dole para klasës për ta deklamuar Zhak Preverin dhe poezinë legjendare “A të kujtohet Barbara”. Tridhjetë e dy nxënësit e klasës ishin stepur në vend. Dukeshin si të ngrirë. Pas kësaj, shpërtheu një frymëmarrje e thellë. Dhe një duartrokitje frenetike.

    M’u kujtove Ti, me buzëqeshjen e padjallëzuar, me fytyrën engjëllore, në bankën e tretë pranë dritareve. Mbi bankë, çanta ngjyrë kafeje. Një fletore me lapsin mbi të dhe “Vallen e yjeve” të Lasgushit.

    Erdhi dimri, një dimër i acartë, e ti e brishtë. Ta ndërrova vendin, dole në rreshtin pranë murit. Më the: “Dy herë e lexova Markezin, s’arrij dot ta kuptoj”.

    S’më shqiteshin kujtimet Albinë. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë.

    Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?

    Jote amë vazhdimisht të kishte thënë se babai yt një ditë do të kthehet.

    M’u kujtua hartimi yt, ku shkruaje për çastin plot dhimbje, për një fëmijë të klasës së parë fillore, që mëson nga e ëma se babai i kishte vajtur në dritën e amshimit qiellor dhe se ai nuk do të kthehej më. Në rrëfimin tënd plot dëshpërim, pashë tronditjen e thellë shpirtërore që ti 7-vjeçe, kishe përjetuar në atë çast rrëqethës.

    Hartimin tënd Albinë, e lexuan edhe nëpër klasat tjera. E notuan, jo unë por shokët e klasës, të gjeneratës.

    Pas shumë kohësh, të takova në sheshin Iliria, me tët amë. Më tha se hartimin e ruanin, sot e gjithë ditën.

    Sot Albinë, banka e tretë, pranë dritareve, m’u duk e zbrazët. Mbi të, një çantë, pa ty. Fletorja e mbetur hapur. Një laps, që s’do të lërë më gjurmë. Gjurmët e jetës, të kohës. Një klasë, e mbetur pa frymë, si atë ditë kur deklamove “Barbaranë”. Një klasë, pa një fytyrë engjëllore, pa një buzëqeshje të virgjër. Një ditë e zbrazët, koha ishte ndalur, e Ti Albinë, në vallen e yjeve lasgushiane.

    U ngjite në parajsën qiellore, bashkë me yllin e zemrës, pa e kënduar këngën e jetës, pa e luajtur vallen e yjeve. U ngjite në majat e detit të kaltër, pa e ngjeshur fustanin e nusërisë. U shkëpute për t’u ngjitur lartë, atje ku albatrosi me vetëtimë i mpin sytë, me stuhitë përplaset. Ndarje e trishtueshme, në çastin kur pritje të përkundje djepin e frytit tënd, t’i këndoje ninulla, të dëgjoje të shenjtën fjalë – nënë, t’ia tregoje “Kësulëkuqen” dhe “Alisën në botën e çudirave”.

    Por jo, Ti kurrë s’do të jesh e brezit të humbur. Do të jetosh Albinë, sot e mot, në kujtesën e shoqeve dhe të shokëve të klasës dhe të gjeneratës. Do të jesh e gjallë në kujtesën e atyre që të njihnin të çiltër dhe zemërbardhë.

    Prehu e qetë, Albinë, në gjirin e tokës arbërore, në parajsën e dritës qiellore, aty pranë babait, që kurrë nuk e njohe dhe s’e nxore nga zemra.

    Lajm i kobshëm, dy silueta. Mbase, ylli i zemrës sate. Të pikturuara, dy fytyra engjëllore, sy plot shkëlqim, shpirt virgjër. Prehu pranë yllit të zemrës. Të përqafuar, prehuni bashkë. Engjëllorë që ty dy, të virgjër, plot dritë jete, melodi e ndërprerë, shkëlqim bukurie – bodleriane dhe platonike.

    Re të zeza kudo pranë nesh. Korba ndjellakeq na ndjekin këmba-këmbës.

    Një buzëqeshje plot njerëzi, e kapluar nga heshtja e trishtueshme. Një dritë syri, përjetësisht e shuar. Një lot në mollëzën e nënës, përgjithmonë i ngrirë.

    Prof. Xhelal Zejneli

  • Pamje me dron nga vendi që ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëz (VIDEO)

    Pamje me dron nga vendi që ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëz (VIDEO)

    Mediat bullgare kanë publikuar një incizim nga lartë ku duket vendi i ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Maqedonia e ku mbetën të vdekur 45 persona dhe 7 tjerë janë lënduar.

    Nuk dihet identiteti i të vdekurve e as i të lënduarve por informacionet e para nga autoritetet bullgare thonë se aksidenti ndodhi si shkak i një përplasjeje të autobusit me hekurat mbrojtës.

    Pas kësaj supozohet se ka ndodhur një shpërthim që ka rezultuar me zjarr, nga i cili kanë gjetur vdekjen shumica e udhëtarëve në të.

    Ministri i Brendshëm i Bullgarisë ka thënë se është i vështirë identifikimi i viktimave nga aksidenti tragjik i autobusit.

    Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

    Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. 

  • Fotoja që i përloti të gjithë/ Kjo është familja që u shua në aksidentin tragjik, mes tyre vëllezërit binjakë

    Fotoja që i përloti të gjithë/ Kjo është familja që u shua në aksidentin tragjik, mes tyre vëllezërit binjakë

    Në rrjetet sociale tanimë janë duke qarkulluar fotot e para të disa nga viktimat që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari.

    Mes tyre është dhe familja Ahmeti nga Shkupi, ku humbën jetën 4 persona, përkatësisht prindit me dy fëmijët e tyre binjak.

    Avni Ahmeti 1985 , Shkup

    Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup

    Alban Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)

    Luan Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)

    Nga aksidenti humbën jetën 46 persona, kryesisht shqiptarë, ndërkohë që autobusi me të cilin ata udhëtonin u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.