234
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktimave në Larisa në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Sipas gazetarit Arlind Isa, viktima është 60-vjeçari nga Lushnja, Pavlin Bozo.
“Një shqiptar, 60-vjeçar nga Lushnja, Pavlin Bozo ka humbur jetën në këtë aksident. Ai ka qenë një ndër 12 punonjësit që zhvillonin aktivitetin e tyre në tren. Trupi i tij, deri në momentin që flasim nuk është gjendur ende”, ka thënë gazetari.
Deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të plagosur ka shkuar në 8.