Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • “Ma fshehu! E mësova nga vajza”/ Burri shkon në polici dhe bën denoncimin ndaj gruas

    “Ma fshehu! E mësova nga vajza”/ Burri shkon në polici dhe bën denoncimin ndaj gruas

    Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vjeçe. Po ashtu edhe procesi i divorcit të cilin e reja pret ta finalizojë në gjykatë. Por denoncimi i njeriut me të cilin ajo bashkëjetoi dhe më pas solli në jetë një fëmijë.

    Sipas burimeve të Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore, burri denoncoi në komisariatin numër 2 pranë oficerit të gatshëm, i cili nuk ka patur asnjë kundërshtim, por ka regjistruar dhe shkruar çdo pretendim të mundshëm të bashkëshortit të nevrikosur. Megjithëse për policinë kallëzimi për fshehje të ngjarjes nga burri nuk është krim dhe nuk përfshihet as tek veprat penale, kështu që vështirë të ketë një rezultat. Sidoqoftë denoncimi që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al tregon shprehimisht ankesën penale të GJ.A, i cili e ka zbuluar aksidentin nga frazat e bijës që herë pas here i ka thënë: ne u rrëzuam sepse tabela thoshte drejt, por aty ishte një kthesë e fortë dhe nuk ishte faji i mamit çfarë ndodhi.

    “Nga martesa ne kemi një vajzë të vogël të moshës katër vjeçe. Atë ditë si e mësova më vonë, ime shoqe me të cilën jemi në proces ndarjeje, po udhëtonte me makinën e saj nga Tirana drejt Beratit”.

    Siç pretendon burri në polici, atij nuk i është treguar që gjatë këtij udhëtimi bashkëshortja ka bërë aksident dhe sipas tij madje të bijës i është mohuar dhënia e ndihmës së parë.

    “Mbas aksidentit, nëna bashkë me fëmijën kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të saj dhe i është bërë presion që mos të tregojë që kanë bërë aksident dhe as shkaqet e kësaj përplasjeje“, shton në polici shtetasi Gj.A.

    Madje në shkresën që Gazetasi.al disponon ai ka denoncuar edhe është ankuar edhe për të afërmit e bashkëshortes, duke i vënë edhe ata në pozitë të vështirë se ishin bashkuar me ish-partneren për ti bërë presion fëmijës që të mbante gojën mbyllur e mos ti tregonte gjë të atit.

    “Por kur e takova time bijë përsëriste vazhdimisht që nuk ishte faji i mamit aksidenti dhe se të dyja ishin mirë. Aty u informova çfarë kishte ndodhur”, deklaron më tej denoncuesi.

    I ndodhur përpara këtij fakti denoncuesi shton se e dërgoi fëmijën për vizita mjekësore dhe se fatmirësisht konstatoi se e bija nuk kishte pësuar asnjë dëmtim. Policia shton për Gazetasi.al se për të sqaruar situatën ka thërritur për ta marrë në pyetje gruan me inicialet D.A. Ajo e ka pranuar aksidentimin e po ashtu ka refuzuar versionin e bashkëshortit sepse sipas saj, ky veprim i ish partnerit ka ndodhur nga efektet e procesit të ndarjes.

    “Aksidenti na ndodhi në aksin Fier-Shegan, ku si pasojë e aksidentit dolëm nga rruga dhe u batuam në një kanal. Më të liruar veprimi i parë që bëra ishte kontrollimi i sime bije që fatmirësisht nuk kishte asnjë dëmtim. Kur shkova në shtëpi e zhvesha sërish vajzën dhe e kontrollova imtësisht dhe nuk kishte asnjë dëmtim. Veç kësaj im vëlla është mjek edhe ai e kontrolloi dhe nuk kishte asnjë problem. Ne nuk e kemi fshehur aksidentin përkundrazi ka qenë çështje që është diskutuar në familje”, thekson e reja para agjentit të krimeve.

    E pyetur nga agjenti nëse kishin ndërhyrë prindërit e saj dhe a kishin folur me mbesën, gruaja saktëson se “mbase ime bijë ka fiksuar momentet kur diskutohej për aksidentin dhe kur të gjithë flisnim për këtë gjë”.

    Ajo këmbëngul se asnjëri prej tyre nuk ja ka mohuar ndihmën mjekësore dhe se nga situata e pandemisë i është dashur të jetë më e kujdesshme. Sidoqoftë policia shton se për të qenë më të qetë nëse është fshehur apo jo aksidenti, është llogaritur të merret në pyetje edhe fëmija, një procedurë që do mbahet nën praninë e psikologëve. Megjithatë e ëma këmbëngul “bijës sime nuk i ka munguar asistenca psikologjike dhe as ndihma mjekësore, jam e bindur që ka fiksuar çastet e para që kemi folur dhe thjesht i ka riprodhuar”.

    Policia nuk është në gjendje të thotë për Gazetasi.al se çfarë vepre penale mund të ketë në këtë rast, megjithëse jo zyrtarisht shton se më tepër kjo çështje është një sherr bashkëshortësh, ku çifti vëzhgon çdo lëvizje të partnerit tjetër për të gjetur shkaqe me të cilat do argumentojë pakujdesinë në gjykatë.

    Burimi: GazetaSi

  • “Benz”-i doli nga rruga dhe aksidentoi 24-vjeçaren në trotuar/ Arrestohet i riu Jehon Breçani

    “Benz”-i doli nga rruga dhe aksidentoi 24-vjeçaren në trotuar/ Arrestohet i riu Jehon Breçani

    Është arrestuar sot Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policisë që aksidentoi dje me makinën e tij tip “Benz” një 24-vjeçare në Tiranë.

    “J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, por edhe lagështirës makina humbi kontrollin dhe përplasi të renë dhe një pemë buzë rrugës.

    Përplasja ka qenë e fortë, çka bëri që 24-vjeçarja që ishe shtatzënë të pësojë dëmtime të rënda në gjymtyrë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar.

  • Aksident tragjik/ 20-vjeçari përplas për vdekje me makinë 72-vjeçaren

    Aksident tragjik/ 20-vjeçari përplas për vdekje me makinë 72-vjeçaren

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, me pasojë vdekjen e një personi.

    Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit eshte i pajisur me leje drejtimi, si dhe eshte shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i frikshëm! Përplasen tre makina, plagosen 4 persona!

    Aksident i frikshëm! Përplasen tre makina, plagosen 4 persona!

    Një aksident i frikshëm është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas policisë në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa janë plagosur 4 persona, një shofer dhe 3 pasagjerë.

    Ndërkohë drejtuesit e dy mjeteve të tjera janë shoqëruar në polici.

    “Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë  në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

    Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N. dhe shtetasja Z.B., janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident tragjik në Tiranë me pasojë vdekjen/ Kalimtari përplaset dhe lihet në mes të rrugës

    Aksident tragjik në Tiranë me pasojë vdekjen/ Kalimtari përplaset dhe lihet në mes të rrugës

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, në fshatin Varosh, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​

    Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë shpërndarës të kokainës, apo persona që akuzohen për dhunë në familje.

    Njoftimi i policisë:

    Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

    O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ; E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

    Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

    Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • U aksidentua sot në Tiranë/ Familjarët apel për gjak për të shpëtuar 6-vjeçarin

    U aksidentua sot në Tiranë/ Familjarët apel për gjak për të shpëtuar 6-vjeçarin

    Fëmija 6-vjeç i cili u aksidentua këtë mesditë në Tiranë, ka nevojë për gjak, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “JOQ Albania”, ka publikuar një mesazh nga një i afërm i fëmijës, i cili shkruan se fëmija ka nevojë urgjente për gjak të grupit AB+.

    “NDIHMË!!! JU LUTEM KUSH KA GRUP GJAKU AB+ TE VIJE TE DHUROJE TEK SPITALI I TRAUMES PER ATE FEMIJEN QE U AKSIDENTUA SOT… Jam shok i tij, jam ne spital qe nga momenti i pare dhe po kerkojne gjak pasi situata eshte jo e mire. Ju lutem sa me shume njerez ta ndihmojme Roanin”- shkruhet në mesazh.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në lagjen ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku një makinë tip ‘Opel’ u ngjit në trotuar duke përplasur një grua dhe një fëmijë të vogël.

  • Aksidenti i frikshëm me tre viktima/ Ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën(FOTO), ishte nisur për në…

    Aksidenti i frikshëm me tre viktima/ Ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën(FOTO), ishte nisur për në…

    Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik me tre viktima që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

    Tre automjete u përfshinë në aksident, duke u përplasur kokë më kokë. Përplasja rezultoi fatale për shoferin e njërit mjet, që ishte pikërisht oficeri i burgut.

    Mësohet se Tonin Mhilli, 54 vjeç, humbi jetën në vend. Ndërsa në spital humbi jetën dhe një grua dhe bashkëshorti i saj, pasagjerë në mjetin tjetër.

    54-vjeçari Tonin Mhilli, po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, kur mjeti “Audi” ku ai udhëtonte doli nga rruga dhe kaloi në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.

    Burimi: Panorama

  • 100 makina përfshihen në aksident, mbetën pesë të vdekur/ Momenti kur kamioni përplaset në një autostradë në Teksas

    100 makina përfshihen në aksident, mbetën pesë të vdekur/ Momenti kur kamioni përplaset në një autostradë në Teksas

    Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku ishin përfshirë rreth 100 makina në një autostradë në Teksas të enjten në mëngjes që u shkaktua nga “Winter Storm Shirley”, një stuhi brutale që po bën kërdi në shumë shtete të jugut.

    Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra duke shkuar nga makina në makinë përgjatë autostradës afër Fort Worth, duke u përpjekur të gjejnë njerëz që urgjentisht duhej të shpëtoheshin pas përplasjes në 6.30 të mëngjesit të së enjtes.

    Siç thuhet më tej, është e paqartë se çfarë e nisi atë, por një video tregon një kamion të FedEx duke humbur kontrollin në një tatëpjetë të autostradës dhe duke u përplasur në një barrierë.

    Dhe makinat pas tij, filluan të përplaseshin në të

    Sipas MedStar, një shërbim i ndihmës së shpejtë në terren, numri i njerëzve në gjendje kritike aktualisht është midis 40 dhe 50 por po rritet ‘nga minuta në minutë’.

    “Automjete të shumta të përfshira. Shumë njerëz të bllokuar. Më shumë detaje për t’u ndjekur”, ka thënë departamenti i zjarrfikësve në Fort Worth.

    Burimi: Telegrafi

  • Aksident tragjik në Tiranë/ Mjeti përplas për vdekje 25-vjeçaren

    Aksident tragjik në Tiranë/ Mjeti përplas për vdekje 25-vjeçaren

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë, ku viktimë ka mbetur një 25-vjeçare, me inicialet A.A. Burime nga policia bëjnë me dije se e reja është përplasur teksa ka qenë duke kaluar rrugën, dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inicialet E.B, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me pasoja tragjike.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

    Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Burimi: Faxweb

  • Dy aksidente në akset e vendit/ Makina ku lëvizte familja nga Kosova humb kontrollin dhe përplaset, kalimtarët nxjerrin fëmijën nga mjeti

    Dy aksidente në akset e vendit/ Makina ku lëvizte familja nga Kosova humb kontrollin dhe përplaset, kalimtarët nxjerrin fëmijën nga mjeti

    Dy aksidente kanë ndodhur sot në akset e vendit. Në aksin rrugor Milot-Rrëshen një mjet tip “BMW” në të cilën lëvizte një familje nga Kosova humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.

    Fatmirësisht drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët, mes të cilëve dhe një fëmijë 5-vjeçar nuk morën lëndime. Për nxjerrjen nga mjeti të fëmijës ndërhynë kalimtarë të rastësishëm.

    Një aksident ndodhi po sot në aksin rrugor Belsh – Kuçovë. Në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur  me  një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.

    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Burimi: Panorama