Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksident

  • Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush është 23 vjeçarja që humbi jetën, rëndë në spital shoqja e saj. Trupi përfundoi… (emra)

    Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush është 23 vjeçarja që humbi jetën, rëndë në spital shoqja e saj. Trupi përfundoi… (emra)

    Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ka humbur jetën 23 vjeçarja Anxhela Çapo nga Fieri, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë shoqja e saj, Silvana Muho.

    Dy të reja po udhëtonin me një automjet tip “Hyndai”, e cila fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

    Përplasja ka qenë fatale për drejtuesen e mjetit të vogël, e cila mësohet se pas përplasjes ka përfunduar rreth 200 metra larg në rrugë dhe është tërhequr zvarrë nga automjetet e tjera.

    Vajza tjetër është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • “Mjekët kanë besim se motra 3-vjeçe do shërohet”/ I vdiq familja në aksident, djali: Ndihem si në një film horror. Babai ishte kaq i lumtur sepse…

    “Mjekët kanë besim se motra 3-vjeçe do shërohet”/ I vdiq familja në aksident, djali: Ndihem si në një film horror. Babai ishte kaq i lumtur sepse…

    Mbrëmja e ditës së enjte të javës së kaluar, rezultoi tragjike për familjen Avdija nga Kosova. Katër anëtarë të saj u shuan në aksidentin tragjik të ndodhur në Rrugën e Kombit në vendin tonë.

    Katër anëtarët e familjes Avdijaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën në vend nga përplasja fatale e automjetit të tyre me një kamion. Nga aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, Anjeza Avdiaj, Klejdi Koçi (djali i Anjezës nga martesa e parë) dhe Medina Avdiaj.

    Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, i cili ndodhet në Zvicër, ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi familjen.

    “Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Ende nuk mund të mendoj qartë. Babai im ishte shoku im më i mirë”, është shprehur Mirsadi për mediat zvicerane.

    “Unë i kam dashur aq shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, ka thënë me tej Mirsad Avdiaj.

    Ai vijon më tej duke treguar se të dielën e kaluar e çoi familjen në aeroport.

    “Babai donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur”.

    E MBIJETUARA

    Ndërkohë fëmija tjetër i familjes Avdiaj, Violeta, po lufton për jetën në spital në Tiranë.

    “Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet”, thotë vëllai i 3- vjeçares.

    Ndërkohë, katër viktimat e këtij aksidenti tragjik janë përcjellë për në banesën e fundit ditën e djeshme në Prishtinë.

    “Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.

    Edhe miqtë e Blerim Avdijajt ende nuk mund ta besojnë lajmin e trishtuar.

    “Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur. Ne gjithmonë bënim ‘Barbecue’ së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur”, kanë thënë disa nga miqtë e familjes shqiptare.

    AKSIDENTI

    Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e datës 13 janar, kur familja Avdiaj po udhëtonte nga Kosova drejt aeroportit të Rinasit, për të vijuar më pas udhëtimin në Zvicër. Një gabim i 50-vjeçarit Blerim Avdiaj shkaktoi edhe aksidentin e rëndë.

    Sipas burimeve të Policisë, Avdiaj ka tentuar të parakalojë një tjetër makinë që kishte para, teksa ndodhej në kthesë. Teksa ndërmori këtë veprim, papritur automjeti i tyre përplaset me kamionin që vinte përballë.

    Përplasja ishte fatale për të gjithë familjen. Katër persona humbën jetën, ndërsa arriti të shpëtonte vajza 3-vjeçare. Kjo e fundit u dërgua fillimisht në spitalin e Rrëshenit, ndërsa prej aty u përcoll me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politraumë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Burimi: Panorama.al

  • Aksidenti tragjik ku u shua familja prej katër anëtarësh, shpëton mrekullisht 3-vjeçarja/ Ja dëshmia e gruas që shkoi e para në vendin e ngjarjes

    Aksidenti tragjik ku u shua familja prej katër anëtarësh, shpëton mrekullisht 3-vjeçarja/ Ja dëshmia e gruas që shkoi e para në vendin e ngjarjes

    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot- Rrëshen, ku si pasojë kanë humbur jetën katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova.

    Sipas informacioneve paraprake të përcjella nga Policia e Lezhës, mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një karburanti në Rrëshen.

    Mjeti tip “Citroen”, me të cilin udhëtonte familja kosovare, është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I. I., banues në Kosovë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen”, bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët.

    Ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë fëmija 3-vjeçar i çiftit nga Kosova, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë e po merr mjekim të specializuar. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    VIKTIMAT

    Sipas burimeve nga Policia, viktimë të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit: Anjeza Avdiaj, 34 vjeç; Blerim Avdiaj, 45 vjeç; Klejdi Koci (nipi), 11 vjeç, dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe.

    Ndërsa në Spitalin e Traumës po merr mjekim vajza 3-vjeçare e familjes Avdiaj, Violeta Avdiaj.

    Katër viktima mësohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

    Dyshohet se automjeti ku udhëtonin familja Avdiaj ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Milotit, ndërsa kamioni udhëtonte në drejtim të Kukësit.

    Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë një tentativë parakalimi nga ana e 45-vjeçarit Blerim Avdiaj, ndërsa në ato momente udhëtonte me shpejtësi. Po ashtu, dëmtime të lehta ka marrë edhe drejtuesi i kamionit, Isa Ishala, gjithashtu banues në Kosovë.

    Ndërkohë, një dëshmitare në vendin e ngjarjes ka treguar se momentin kur ka ndodhur aksidenti ka dëgjuar një zhurmë të madhe nga lokali ku qëndronte, nga ka dalë menjëherë të shihte çfarë po ndodhte.

    Sipas saj, ka shkuar t’u japë ndihmën e parë, por katër personat i ka gjetur të vdekur. Bashkë me disa persona të tjerë ka arritur të nxjerrë nga makina fëmijën 3 vjeç dhe e kanë dërguar me një tjetër makinë drejt Spitalit të Rrëshenit.

    Burimi: Panorama.al

  • Aksident i frikshëm/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi

    Aksident i frikshëm/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi

    Një aksident eshte regjistruar mengjesin e sotem, ku një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë-Maliq.

    Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë e si pasojë mjeti ka rrëshkitur dhe është përmbysur.

    Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje.

    Burimi: BalkanWeb

  • Aksident i rëndë në tunelin Tiranë-Elbasan/ Përplasen fort dy makina, bllokohet qarkullimi

    Aksident i rëndë në tunelin Tiranë-Elbasan/ Përplasen fort dy makina, bllokohet qarkullimi

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan.  “Panorama” mëson se dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të rënda. 

    Drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit, i cili bëri të bllokohet edhe trafiku në drejtimin Tiranë-Elbasan. Fatmirësisht gjendja e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe po dërgohen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Përplasën për vdekje 61-vjeçarin/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë. Ja si ndodhi ngjarja

    Përplasën për vdekje 61-vjeçarin/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë. Ja si ndodhi ngjarja

    Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë përplasur për vdekje një 61-vjeçar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

    Viktima i identifikuar si Gjon Kola po ecte në këmbë mbrëmjen e djeshme, ndërsa u përplas nga makina. Dy të rinjtë, A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë, rreth orës 17:30 po lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë,  duke lëvizur  me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

    Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Burimi: Top Channel

  • Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

    Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

    Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Fier.

    Shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

    Njoftimi:

    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 12:10, në Roskovecë, shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Aksidenti tragjik/ Motori ndahet në dysh dhe i merr jetën në vend 28 vjeçarit shqiptar,  ëma dhe gruaja përfundojnë në urgjencë (EMRI-FOTO)

    Aksidenti tragjik/ Motori ndahet në dysh dhe i merr jetën në vend 28 vjeçarit shqiptar, ëma dhe gruaja përfundojnë në urgjencë (EMRI-FOTO)

    Ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna kur, për arsye ende të paqarta, u përplas me dy makina.

    Përplasja ishte aq e fortë sa skuteri me të cilin ai udhëtonte, u nda në gjysmë, njëra pjesë në anë të rrugës dhe tjetra në anën tjetër.

    Aksidenti i tmerrshëm, i cili ndodhi midis Prato dhe Campi Bisenzio, i mori jetën një 29 vjeçari me origjinë shqiptare.

    Viktima është Agron Dajlanaj, i cili humbi jetën pas dëmtimeve shumë të rënda të pësuara nga përplasja me makinën.

    Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë tek familjarët, përfshirë të ëmën dhe bashkëshorten, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në spital nëpërmjet tetë ambulancave që shkuan në vendin e aksidentit.

    Nga ngjarja, mbetën të plagosur edhe 8 persona, midis 16 dhe 49 vjeç, të shpëtuar nga ambulancat.

  • Aksident masiv në Tiranë/ Plagosen gjashtë persona

    Aksident masiv në Tiranë/ Plagosen gjashtë persona

    Tre makina janë përfshirë në aksident në Fushë-Prezë, pa shkuar te Ura e Gjolës. Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se janë plagosur gjashtë persona.

    Ata janë dërguar në spital ku edhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e tyure shëndetësore.

    Ndërkohë policia ka shkuar në vendin  ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    Informacion paraprak

    Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin/ Humb jetën 27-vjeçari

    Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin/ Humb jetën 27-vjeçari

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Divjakë-Çermë.

    Një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar drejtuesi i këtij të fundit, 27-vjeçari I.K.

    Po ashtu në pranga ka rënë 46-vjeçari A.Sh,  i cili drejtonte automjetin tip ”Benz”.

    NJOFTIMI NGA POLICIA:

    Divjakë

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

    Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.