Klevis Ruçaj, i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Tiranë një natë më parë kishte vetëm një muaj që kishte marrë patentën.
Nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti ai kishte marrë 5 gjoba nga policia rrugore. Ai ishte gjobitur për shpejtësi, përdorim të celularit në timon dhe parakalime apo veprime të tjera të ndaluara gjatë drejtimit të automjetit.
Gjobat e Klevis Ruçajt
-Në datën 06.09.2022, për parakalim të gabuar.
-Në datën 07.09.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.
-Në datën 15.11.2022, për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).
-Në datën 09.12.2022, për përdorim celulari.
-Në datën 27.01.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.
Ruçaj mbeti viktimë e aksidentit bashkë dy vajzat që udhëtonin në automjet me të pasi makina përfundoi nga mbikalimi i Saukut në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një tjetër automjet. Për pasojë humbën jetën edhe dy pasagjeret ndërkohë që personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur.