243
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites me pasojë vdekjen.
Një 24-vjeçar ka humbur jetën në hyrje të Përrenjasit pasi është përplasur nga një makinë.
Njoftimi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit
Sipas dinamikës së ngjarjes, i riu ka qenë në trotuar kur është marrë përpara nga makina, e cila lëvizte me shpejtësi.
‘24-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend. Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.
Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.