32
Dinamo do të humbasë shërbimet e sulmuesit Dejvi Bregu deri në janarin e ardhshëm. 29 vjeçari ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës së majtë e do të mungojë të paktën 5 javë. Një goditje e rëndë për teknikun Daja, që shpreson të ringrihet pas humbjes së parë, që kur është ulur në pankinën e bluve, në derbin me Partizanin. Bregu pas vizitave të detajuara mjekësorë duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Kjo është një mungesë e madhe për Ilir Dajën, i cili në ndeshje të rëndësishme nuk do të mund të mbështet te shërbimet e Bregut.