Sot po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Serbi. 7 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit. Favorite në këto zgjedhje është partia që drejtohet nga Aleksandër Vuçiç. Nis procesi i votimit edhe në veri të Mitrovicës.
Ditën e sotme në shtetin serb po zhvillohen zgjedhet parlamentare. Këto zgjedhje ishin planifikuar për t’u zhvilluar në muajin prill, por për shkak të COVID-19 ato u shtynë për në 21 Qershor. Sipas mediave vendase rreth 7 milionë qytetarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur parlamentin e ri me 250 deputetë.
Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, po mbahen votime dhe në Kosovë. Në veri të Mitrovicës ka 22 vendvotime dhe procesi ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit. Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar e zgjedhjet në veri do të zhvillohen me lejen e tij. Me interes të veçantë nga shqiptarët pritet ajo që do të ndodhë në Luginën e Preshevës, teksa partitë shqiptare janë të gjitha pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.
Sakaq, duke iu referuar edhe sondazhe, partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është më favorite për të fituar zgjedhjet. Ndërsa e dyta renditet partia e Ivica Daçiç.