Sherr mes dy personave në terminalin e autobusëve, një 34-vjeçar nxjerr thikën dhe…

by KLIKOJE.AL

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë nga një tjetër person. Konflikti ka ndodhur një ditë më parë në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Robert Kurti, ndërsa autor është 34-vjeçari Rudolf Nikollaj. Të dy personat e përfshirë në konflikt janë nga Mati.

I plagosuri  u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.