145
Ky smoothie me mjedra është shumë i lehtë, i freskët e lehtësisht i ëmbël, një dashuri.
Smoothie me mjedra
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Sasia: Për dy persona
Përbërësit:
- 2/3 kupë mjedra
- 1 banane
- ¾ kupë kos
- ¾ kupë ujë
- 1 lugë çaji (tsp) fara çia
- 1 lugë gjelle (tbsp) tahini (opsional)
- 8 kuba akulli
- 2-3 hurma arabie të thara ose 1 lugë gjelle (tbsp.) mjaltë ose shurup panje
Përgatitja:
- Vendosni në një blender gjithë përbërësit dhe bluajeni përbërjen mirë.
- Në fund shtoni farat çia dhe trazojeni mirë përbërjen.
- Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.
Shënim:
1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml