Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: hurma arabie

  • Çokollata me hurma arabie – Receta me shije të veçantë!

    Çokollata me hurma arabie – Receta me shije të veçantë!

    Çokollatat me hurma janë ëmbëlsira të thjeshta, përgatiten në një kohë të shkurtër dhe mund t’i shijoni si një meze e lehtë dhe e shijshme në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Por ju mund t’i bëni edhe dhuratë, sepse shija e tyre të mrekullon. Më poshtë klikoje.info ju njeh me hapat e duhur për përgatitjen e tyre.

    Përbërësit

    12 hurma arabie

    175 g çokollatë e zezë

    130 g gjalp kikiriku

    12 arra amerikane (ose çdo arror tjetër)

    Përgatitja

    Me ndihmën e nje thike, bëni një prerje gjatësore tek secila hurmë dhe më pas hiqni bërthamën.

    Mbushni çdo hurmë me gjalpë kikiriku dhe në të çarat vendosni nga një arrë amerikane.

    Pas kësaj, lërini hurmat në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë shkrini çokollatën e zezë.

    Pas 30 minutash nxirrni hurmat nga frigoriferi dhe zhytini një nga një në çokollatë.  Lërini sërisht në frigorifer edhe për 5 minuta.

    Për t’i dekoruar, mund të vizatoni mbi to vijëzime me çokollatën e mbetur.

    Ju mund t’i ruani në frigorifer për 1 javë në një enë hermetike.

  • Përfitimet shëndetësore të hurmave të Arabisë/ Ja si ndikojnë në organizëm sipas ekspertëve

    Përfitimet shëndetësore të hurmave të Arabisë/ Ja si ndikojnë në organizëm sipas ekspertëve

    Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e kapsllëkut, përmirësimin e çrregullimeve të zorrëve, përmirësimin e shëndetit të zemrës, aneminë, problemet me ereksion, diarrenë, kancerin abdominal, etj.

    Në fakt, përfitimet e tyre masive shëndetësore i kanë bërë hurmat një nga përbërësit më të mirë për zhvillimin e muskujve.

    Sipas një studimi modern mjekësor, tani është e pranueshme që hurmat ndihmojnë në parandalimin e kancerit abdominal.

    Myslimanët të cilët agjërojnë, shpeshherë e prishin agjërimin në iftar duke konsumuar hurma me ujë. Kjo i ndihmon ata që pas iftari të mos e teprojnë me ushqim, pasi që trupi fillon t’i absorbojë vlerat e larta nutricionale të hurmave dhe ndjenjat e urisë zhduken.

    Gjithashtu, edhe sistemi nervor përfiton shumë nga konsumimi i hurmave, sepse ato kanë sasi të larta të kaliumit.

    Hurmat janë ushqim i ëmbël që mund ta rregullojnë edhe procesin e sistemit të tretjes. Ato mund t’i rrisin dukshëm nivelet e energjisë brenda gjysmë ore të konsumimit.

    Ekspertët thonë se duke konsumuar një hurme në ditë, ju do ta mbroni edhe shëndetin e syve për tërë jetën.

  • Biskota të mbushura me hurma arabie – Të ëmbla e plot shije!

    Biskota të mbushura me hurma arabie – Të ëmbla e plot shije!

    Biskotat janë nga shijet e vogla e të veçanta që mund t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.

    E sidomos kur ditët janë të gjata dhe të lodhshme, doza e duhur e energjisë mund të vijë nga vetëm një biskotë.

    Prandaj në këtë artikull do ju sugjerojmë të përgatisni më të mirat në këtë aspekt.

    Biskotat e mbushura me hurma arabie, të lehta në përgatitje e të pakrahasueshme në shije.

    Mësoni në vijim të këtij artikulli mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre dhe shjijojini kudo që jeni.

    Përbërësit

    3 vezë

    180 gr mjaltë ose 160 gr sheqer

    160 ml vaj luledielli

    480 gr miell

    8 gr fryrës për ëmbëlsira

    250 gr hurma arabie

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete duhet të nisni me brumin e biskotave.

    Në një enë shtoni mjaltin dhe 2 vezë të cilat duhet t’i përzieni mirë me anë të një piruni.

    Shtoni edhe miellin bashkë me fryrësin dhe vazhdoni të përzieni derisa të formohet brumi.

    Më pas kalojeni në një tavolinë pune dhe shtypeni me duar dhe me pak miell që të marrë formë.

    Do të keni një topth brumi të butë e pa kokrriza ndërkohë përgatisni hurmat e arabisë.

    Hiqni të gjithë farat e tyre dhe vendosini në një mikser bashkë me pak vaj dhe një vezë.

    Miksojini të gjitha derisa të formoni një pastë të butë e kompakte.

    Më pas merrni brumin, vendoseni në një letër pjekje dhe hapni një petë të madhe.

    Në mes të petës shtoni mbushjen që përgatitët me hurma arabie dhe rrotulloni petën bashkë me letrën e pjekjes.

    Formoni një cilindër të gjatë dhe më pas priteni në feta të vogla 2-3 cm të trasha.

    Bëni gati një tavë të shtruar me letër pjekje, vendosni biskotat një nga një dhe futini të piqen në temperaturë 170 gradë për 15 minuta.

    Hiqini nga furra kur të kenë marrë ngjyrë të artë dhe lërini të ftohen paksa para se t’i shijoni.

  • Si të përgatisni një “Energy bar” në shtëpi?/ I jep energji, minerale dhe lëndë ushqyese trupit tuaj

    Si të përgatisni një “Energy bar” në shtëpi?/ I jep energji, minerale dhe lëndë ushqyese trupit tuaj

    “Energy Bar” me hurma Arabie dhe fruta te thate

    Ky ushqim është i pasur në hekur, vajra esencial, fibra bimore dhe beta glukane – një lëndë me veti të rralla ushqyese për aparatin tretës. Një zgjedhje e përshtatshme për fëmijët në shkollë dhe për adoleshentët që merren me sport.

    Perberesit per 16 racione

    • 6 hurma Arabie te copetuara
    • ½ kupe mjalte
    • 2 l.m.* gjalpe pa kripe ose gjalpe kokosi
    • 2 kupa tershere
    • ½ kupe bajame, lajthi, arra ose kashius
    • ½ kupe fara kungulli
    • ½ kupe fara luledielli
    • 2 l.m. amarantho ose susam
    • ½ l.v. kripe

    Pergatitja:

    1. Nxehni furren ne 180grade Celcius. 
    2. Zieni hurmat e arabise me mjaltin dhe ujin deri sa te zbuten hurmat dhe te avulloje uji. I hiqni nga vala dhe i hidhni gjalpin duke e perzier qe te shkrije, rreth 8min. I shtypni hurmat deri sa te bejne nje mase si pure. Duhet tju dali rreth 1 kupe.
    3. Perzieni tersheren, bajamet, farat e kungullit, lulediellit, amaranthit, dhe kripen ne nje tas te madh. I perzieni bashke me purene e hurmave. Merrni si fillim gjysmen e perberies dhe e shtrini ne tepsi mbi letren e furres duke e ngjeshur. I shtoni me pas edhe gjysmen tjeter duke e ngjeshur serish. I piqni rreth 40-45min. I hiqni dhe i prisni ne forma pasi te jene ftohur plotesisht. Nese i doni me krokante mund ti piqni ne tostiere edhe nje 10 minutesh.

  • Hurma arabie me qumësht/ Kura që bën mrekulli për shëndetin

    Hurma arabie me qumësht/ Kura që bën mrekulli për shëndetin

    Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

    Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

    Më poshtë, do të mësoni një kurë të thjeshtë në përgatitje por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi.

    Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu.

    Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

    Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

    Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

    Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

    Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

    Për Aneminë dhe Zemrën

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë.

    Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën.

    Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

    Forcon Shikimin dhe Dëgjimin

    Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve.

    Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

    Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore.

    Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

    Përgatitja e kurës më qumësht dhe hurma arabie 

    Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë.

    Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë.

    Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Smoothie me mjedra

    Smoothie me mjedra

    Ky smoothie me mjedra është shumë i lehtë, i freskët e lehtësisht i ëmbël, një dashuri.

    Smoothie me mjedra

    Koha e përgatitjes: 5 minuta

    Sasia: Për dy persona

    Përbërësit:

    • 2/3 kupë mjedra
    • 1 banane
    • ¾ kupë kos
    • ¾ kupë ujë
    • 1 lugë çaji (tsp) fara çia
    • 1 lugë gjelle (tbsp) tahini (opsional)
    • 8 kuba akulli
    • 2-3 hurma arabie të thara ose 1 lugë gjelle (tbsp.) mjaltë ose shurup panje

    Përgatitja:

    1. Vendosni në një blender gjithë përbërësit dhe bluajeni përbërjen mirë.
    2. Në fund shtoni farat çia dhe trazojeni mirë përbërjen.
    3. Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.

    Shënim:

    1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml