Skënderbeu ia doli të triumfojë ndaj Partizanit në shtëpi, me korçarët që fituan me shifrat 1-0. Një humbje që “dhemb” për demat që tashmë rrezikojnë të kalohen nga Vllaznia në tabelën e klasifikimit.
Orges Shehi tashmë menjëherë ka ktheyr fokusin nga sfida e radhës që do të luajnë në shtëpi ndaj Kukësit. Timonieri i kryeqyttasve edhe ndaj verilindorëve do të ketë mungesa të rëndësishme.
Arinaldo Rrapaj do të jetë mungesa e madhe ndaj skuadrës së Bledar Devollit. 22-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Skënderbeun dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.
Ndërkohë nga krahu tjetër do të ketë 3 rikthime të rëndësishme për Shehin. Maguette, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka do të jenë të gatshëm, të cilët munguan ndaj korçarëve. Kujtojmë se dueli me Kukësin është parashikuar të luhet ditën e premte në orën 17:00 në “Arenën e Demave” dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores.