38
Teuta ka marrë një barazim në Durrës me Skënderbeun. Ndeshja u mbyll në “paqe” 1-1 në “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga 2 qendërsulmuesit kryesor të ekipeve, që vodhën festën në stadium. Bismark kaloi korçarët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa ish-i i Lushnjes barazoi shifrat, Preknicaj.
Ky i fundit u hodh si “xhol” nga Martini, pasi direkt sa u fut u bë protagonist me golin e realizuar. Kështu, çdo gjë rrodhi drejt një pike për të dy skuadrat, një rezultat që disi më shumë knaq Gvozdenovic sesa Martinin. Tekniku i durrsakëve i druhej rrezikshmërisë se Skënderbeut dhe kjo ndodhi, pasi Teuta donte suksesin dhe nuk ia arriti dot mbanë t’a përmbushë detyrën.