167
Një studim që ka kryer shkolla për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka arritur ne perfundimin se varianti i ri i COVID të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm mes njerezve.
Siç shkruan Forbes, kjo mund ta përkeqëojë në mënyrë dramatike situatën e pandemisë.
Shkencëtarët që kryen studimin, thonë se masat e kufizimit dhe izolimin që ka vendosur Britania e Madhe, mund edhe të mos e ndalojnë përhapjen më tej të koronavirusit.
Varianti i ri i virusit, më infektiv thuhet se është një faktor kryesor që qëndron pas rritjes së shifrave të infektimeve dhe fataliteteve në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.
Burimi: Panorama.al