Tirana fitoi me rezultatin 4-1 përballë Laçit. Ky rezultat ngjit Tiranën në vendin e tetë.
Pas ndeshjes, trajneri Shkëmbi deklaroi:
“Fitore për pikë, që janë të rëndësishme. Treguam karakter, bëmë një ndeshje pozitive. Pjesën e parë patëm vështirësi, vuajtëm agresivitetin e ekipit të Laçit. Në fund jemi të kënaqur me pikët.
Vuajtëm sidomos qarkullimin e topit. Mendoj shumë meritë kishte ekipi i Laçit, që bëri presion të mirë. Po luanim 1 kundër 1. Të dy krahët, sin ë mbrojtje dhe në sulm nuk bënë maksimumin. Vera luante me këmbën e kundërt, Ndreca nuk është në pozicionin natyral. Të qetëson goli i dytë, i tretë. Jam i kënaqur sepse sot pjesën e dytë menaxhuam mirë rezultatin.
Nuk menduam sot në varësi të kundërshtarit, kishim probleme fizike me disa lojtarë. Smaçi bëri pjesë të mirë në 45 minutat e para. Të tre sulmuesit, edhe ato që kemi, jam i kënaqur dhe shpresoj që në këtë fazë të bëjnë më shumë.
Ne deri në momentin që shënuam golin dhe pësuam, pavarësisht ndryshimit të rreshtimit, kishim momente të mira. Patjetër që pësuam golin, na u kthyen fantazmat. Ideja ime ishte që ka kohë, kemi mundësi rikuperimi. E ndjeja që skuadra në pjesën e dytë do të vinte duke u përmirësuar dhe Laçi nuk do arrinte të bënte atë presing një kundër një për 90 minuta. Në pushim u kam thënë lojtarëve që duhet të vazhdojmë të provojmë dhe luajmë se patjetër që kundërshtari do çedojë në fazën mbrojtëse”, u shpreh Shkëmbi për RTSH.