BW FLASH NEWS
SITUATA E COVID 19/ SHËNOHEN 5 VIKTIMA DHE 156 TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDITPREVIOUSNEXT
Fillimi > -Kronikë
Sherr me thika mes kushërinjve në Ersekë, plagoset një prej tyre. Një grua përplaset me makinë
22 Gusht, 2020 21:07 |
Policia Naten 1 1024×768 1503004932 7232105Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës. Detajet e ngjarjes i bën me dije për “BalkanWeb”, gazetarja Lorena Kodra.
Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç i Ersekës, mes të cilëve edhe kushërinj. Mësohet se këta persona janë konfliktuar për zaptimin e tokes.
Kaq ka mjaftuar që në ketë konflkt masiv të përdoren thikat, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut, ndërsa të tjerët të përfshirë në të kanë marrë plagë të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burimet theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.
Ndërkohë njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër me makinë ka marrë përpara një shtetase femër e cila është plagosur dhe transportuar në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.