286
Atalanta po planifikon të marrë në muajin janar Rocco Vata-n. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares pritet të largohet nga Celtic. Interesimet nuk mungojnë për këtë talent, që shihet si i prespektivës për të ardhmen.
Sipas BBC, klubi bergamask pritet të afrojë rreth 350,000 paund për kartonin e 18-vjeçarit. Ndërkohë Rudi Vata tregoi se Rocco po e ndjek së tepërmi Shqipërinë dhe me ardhjen e Silvinjos, janë shtuar mundësitë që djali i legjendës së Kombëtares të vishet kuqezi.