Pogradeci nuk arriti të siguronte ngjitjen direkte në Superiore pasi u mposht nga Laçi me rezultatin 2-0. Pas humbjes reagoi edhe kapiteni i liqenorëve, Vangjel Zguro. Ai humbi një penallti që mund të rezultonte vendimtare dhe i kërkoi falje të gjithëve nga presidenti, trajneri, shokëve të skuadrës dhe tifozve. 33-vjeccari premtoi se në play off do të japin maksimumin dhe nuk do të dorëzohen deri në fund.
Reagimi i Zguros
Si djal i qytetit dhe si kapiten i ekipit e ndjej detyrim te kerkoj nje falje nga shpirti Presidentit te ekipit, qe ka investu kaq shum per qytetin tone, ti kerkoj falje gjith cunave te ekipit sepse me shenimin e penalltise ndoshta ndryshonte rjedha e lojes, ti kerkoj nje falje trajnerit tim Cela qe ka ber maksimumin , ti kerkoj nje falje tifozve tane qe e presin kaq shum Superligen,dhe pse futbolli kshu eshte te ul dhe te ngre ne momente te vecanta , me vjen shum keq qe shkoj kshu dhe ju kerkoj falje me shpirt , por nuk duhet te dorzohemi sepse ka dhe nje shprese te fundit dhe ne futboll mund te ndodhe cdo gje do perpiqemi dhe ne play off te bejme dicka dhe ishalla me Zotin perpara te bejme ate qe e duan te gjithe deri sa ka shprese akoma skemi pse dorzohemi , ju kerkoj falje me shpirt…
