Humbën finalen, tifozët hedhin dyshime për ndeshje të shitura nga lojtari; reagimi i egër po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

KF Oriku ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Butrinti në përballjen direkte që vendoste vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Në një ndeshje me peshë të madhe, skuadra vendase dominoi nga fillimi në fund, duke mos lënë hapësira për rivalët.

Protagonist absolut ishte portieri Bunkhoev, i cili realizoi dy penallti dhe njëkohësisht priti një 11-metërsh të kundërshtarëve, duke vulosur një paraqitje spektakolare. Golin e tretë e shtoi Mirani, duke konfirmuar triumfin që i dha Orikut kreun dhe promovimin direkt.

Humbja ka lënë pasoja të forta te Butrinti, i cili tashmë do të kërkojë ngjitjen përmes fazës play-off, së bashku me Bylis B, Partizani B dhe Maliqi.

Por më shumë se rezultati në fushë, vëmendjen e ka marrë shpërthimi i tifozëve të Butrintit. Në rrjetet sociale, ultrasit kanë reaguar ashpër ndaj një prej lojtarëve, bëhet fjalë për Martin Dzilah duke kërkuar largimin e menjëhershëm të tij pas penalltisë së humbur. Në një deklaratë pa filtra, ata përdorën tone të rënda dhe akuza serioze, duke aluduar edhe për ndikim të qëllimshëm në rezultatet e ndeshjeve.

Situata ka tensionuar ndjeshëm ambientin rreth klubit, ndërsa pritet të shihet se si do të reagojë drejtuesit e Butrintit përballë këtij presioni të fortë nga tifozët, në prag të ndeshjeve vendimtare të play-off-it.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.