ORA 19:30 Protesta në Durrës është mbyllur në një mënyrë të veçante.
Të rinjtë që dolën për të protestuar për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, kanë përqafuar dhe i kanë dhënë duart forcave të policisë të cilët ishin të pranishme për të mbikëqyrur këtë tubim.
Në qytetin e Durrësit më herët grupe të rinjsh kanë marshuar në rrugët me pankarta në duar ku kanë bërë thirrje që të mos dhunohen të miturit.
Ndërsa ka patur dhe disa incidente të vogla, ku janë vënë kazanët e mbetjeve në rrugë për të penguar qarkullimin.
ORA 18:40- Turbimi per vrasjen e klodian Rashës në këtë ditë të katërt ka nidhur edhe në Elbasan. Të rinj të moshave 15-16 vjeç janë mbledhur në qendër të qytetit, sikurse shihet edhe nga pamjet. Po ashtu në terren vihen re edhe forma të policise se Shtetit, per mbarvajtjen e tubimit.
Protesta e katërt për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën ka nisur në qytetin e Durrësit.
Grupe protestuesish me pankarta në duar kanë marshuar përgjatë bulevardit të Durrësit.
Të rinjtë kanë mbajtur pankarta në duar, ku thuhet: “Mos dhunoni të miturit”.

Burimi: Panorama.al