Pas 12 orësh seancë, Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë në një përfundim për kërkesën e presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në mbledhjen e një dite më parë u parashtruan pretendimet e institucioneve të përfshira në çështjen për shembjen e Teatrit.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan një sërë pyetjesh përfaqësuesve të institucioneve.
Bledar Dervishaj, këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit bëri një parashtrim të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e qeverisë.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Burimi: euronews