Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ilir Meta

  • “Ku është ky njeri?”/ Gazetari ngre alarmin për zhdukjen e Metës: As njerëzit e tij nuk përgjigjen, mbart me vete sekrete

    “Ku është ky njeri?”/ Gazetari ngre alarmin për zhdukjen e Metës: As njerëzit e tij nuk përgjigjen, mbart me vete sekrete

    Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në një intervistë televizive se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.

    Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës. Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.

    Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare.

    Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri. I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia? Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.

  • Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, reagon Ilir Meta: Akt i vonuar, Rama bleu dy palë zgjedhje

    Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, reagon Ilir Meta: Akt i vonuar, Rama bleu dy palë zgjedhje

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

    Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria e ‘Rilindjes’ dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar, pasi faktet kanë qenë aty të mundësua edhe nga PL-ja. Sakaq tha se me paratë e inceneratorëve kryeministri Edi Rama bleu dy palë zgjedhje.

    “Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.

  • 14 akuzat që po hetohen nga SPAK, zbulohen dosjet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

    14 akuzat që po hetohen nga SPAK, zbulohen dosjet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

    Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket se ka një “mal” me dosje kundër çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Çdo ditë që kalon, dalin në dritë fakte mbi aferat e tyre dhe paditë nuk kanë munguar, ku padyshim që “kampion” është Meta, por që edhe bashkëshortja e tij nuk mbetet pas.

    Zyrtarisht sot në Prokurorinë Speciale ka 9 dosje penale për vepra penale të ndryshme ndaj Ilir Metës dhe që është nën hetim, duke filluar nga përfshirja në korrupsion, te lobimi dhe pastrimi i parave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çështja “CEZ-DIA”, çështja e vjedhje së Thesarit të Krrabës dhe verifikimit të pasurisë, ndërhyrjet estetike dhe pastrim parash jashtë vendit, dosja e depozituar në lidhje me një koncesion që i është dhënë kunatit të kreut të Partisë së Lirisë, si dhe ajo e privatizimit të 4 hidrocentraleve, atë të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2, dëmi ky që përllogaritet se ka shkuar në 100 milionë euro.

    Pra, të gjitha këto padi të bëra kundrejt metës nga avokatët Idajet Beqiri dhe Romeo Kara, tregon se në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta”.

    Por Ilir Meta nuk është i vetëm, pasi në Prokurorinë e Posaçme janë depozituar dhe disa padi kundër bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ditët e fundit është akuzuar se ka lidhje me disa kompani ruse dhe kanë dalë në pah disa dokumente që e implikojnë atë me njerëzit e tiranit Vladimir Putin. 

  • Meta në krahë të Berishës: Elbasani duhet të dalë 7-0, është krim ta lëmë në duart e atyre që zihen për tendera

    Meta në krahë të Berishës: Elbasani duhet të dalë 7-0, është krim ta lëmë në duart e atyre që zihen për tendera

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në prezantimin e kandidaturës së Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-9.

    Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

    Ai nuk ngurroi të denonconte gjendjen aktuale në të cilën ndodhet qyteti, ku u shreh se drejtimi i tij nu duhet lënë në duart e atyre që zihen për tendera.

    Ilir Meta: I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte. Është krim të lëmë Elbasanin në duart ë atyre që zihen për tendera. Elbasani duhet ti përkas të rinjëve, fitore për Luçiano Boçin, fitore për te rinjtë e Elbasanit.

  • Nuk takoi asnjë nga drejtuesit e PD, Albin Kurti takon vetëm Ilir Metën

    Nuk takoi asnjë nga drejtuesit e PD, Albin Kurti takon vetëm Ilir Metën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat ka dhënë detajet në lidhje me takimin që zhvilloi sot në Tiranë me homologun e tij Edi Rama.

    Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër, ku ka dashur t’i informojë krerët e shtetit shqiptar mbi dialogun. 

    Ai theksoi se një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria dhe se kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët.

    “Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes. Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare. Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.

    Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare. Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.” u shpreh Kurti.

    Në lidhje me takimin që zhvilloi me Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë, i cili ishte i vetmi që takoi nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri që takoi sot, Kurti u shpreh se Metën e takoi si ish-president dhe jo si kryetar partie.

    “Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.”– tha Kurti.

  • Darka e Iftarit bën bashkë Metën, Veliajn dhe Ballën, nuk mungon as Yuri Kim (FOTO)

    Darka e Iftarit bën bashkë Metën, Veliajn dhe Ballën, nuk mungon as Yuri Kim (FOTO)

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit ka shtruar Iftarin e parë ku dhe ka bërë bashkë figura të njohura të politikës në vendin tonë.

    Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka ndarë foto nga kjo darkë ku të pranishëm kanë qenë presidenti i vendit, Bajram Begaj, ambasadorja Yuri Kim, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

    Meta në postimin e tij i ka uruar besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

    “Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

    Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!

    Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, shkruan Meta.

  • PD nuk u regjistrua për zgjedhjet e 14 majit, reagon Ilir Meta: S’më intereson fare

    PD nuk u regjistrua për zgjedhjet e 14 majit, reagon Ilir Meta: S’më intereson fare

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar PD në zgjedhje, për shkak të mungesës së dokumentacionit që kishte kërkuar më herët.

    Për Metën ky vendim nuk do të thotë asgjë pasi koalicioni me Berishën është firmosur prej muajsh dhe bashkë me të do të ndëshkojë atë që ai e quajti regjim monist.

    “Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh”, tha Meta.

  • “Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike”/ Mesazhi i fortë i Metës: Do ta çrrënjosim me themele këtë sistem!

    “Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike”/ Mesazhi i fortë i Metës: Do ta çrrënjosim me themele këtë sistem!

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike.

    Meta, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, shkruan se askush nuk do të mund të ndalë kandidatët e tij dhe të primareve për t’u regjistruar dhe për të konkurruar në garën e 14 majit.

    Më tej thekson se me 14 maj do të çrrënjoset në themele monizmi dhe korrupsioni i frikshëm.

    “Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.

    Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

    Asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje, të cilat HISTORIKE, jo thjesht për të çrrënjosur monizmin në nivel vendor dhe korrupsionin e frikshëm në këto katër vite në pushtetin lokal, por njëkohësisht edhe për të çrrënjosur në themele gjithë këtë sistem piramidal, gangster që vetëm përjashton qytetarët dhe vetëm shpërdoron taksat e tyre“, shkruan Meta.

  • Pse u thirr në SPAK Ilir Meta?! Gazetarja e njohur zbulon çështjen e nxehtë të ish-presidentit

    Pse u thirr në SPAK Ilir Meta?! Gazetarja e njohur zbulon çështjen e nxehtë të ish-presidentit

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

    Gazetarja Sara Demushi bëri me dije se ende nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së ish-presidentit në organin e akuzës.

    Demushi theksoi se një nga çështjet mund të jetë edhe denoncimi i bërë nga ish-deputeti Halit Valteri për lobimin prej 690 mijë dollarë të bërë nga LSI.

    “Ish-presidenti është paraqitur në SPAK, ku në hyrje nuk ka prononcuar të ketë një prononcim për mediat. Pritet që Meta të prononcohet pas deklarimeve në organin e akuzës.

    Mbetet për tu parë nëse është për çështjet të cilat janë nën hetim, apo nëse do të bëjë aty një denoncim të ri.

    Një nga çështjet që mund të besohet se mund të jetë thirrur ish-presidenti është dhe çështja e lobimit në SHBA me vlerën 690 mijë dollarë, të cilat nuk janë të deklaruara as në KQZ, apo në ILDKPI. Ka qenë në fillim të muajit korrik kur edhe ish-deputeti Halit Valteri ka bërë një kallëzim në SPAK në lidhje me këtë çështje”, tha Demushi.

  • “Revolta popullore ka shpërthyer”/ Meta, thirrje qytetarëve: Nesër në protestë

    “Revolta popullore ka shpërthyer”/ Meta, thirrje qytetarëve: Nesër në protestë

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu ka bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit.

    Në deklaratën për mediat, Meta është shprehur se revolta ka shpërthyer dhe se populli nuk do të lejojë më që kjo qeveri të prodhojë vetëm mjerim.

    Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre solemn dhe nuk do të lejojnë me që Edi Rama me korrupsionin skizofrenik të prodhojë vetëm mjerim dhe shpopullim, duke vjedhur taksat dhe pasuritë kombëtare për të mbajtur në këmbë këtë regjim të kalbur nga hajdutëria dhe krimi, siç u faktua edhe me aferën e zezë shtetërore “McGonigal”.

    Revolta popullore, ka shpërthyer,  më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, i cili kërkon të asgjësojë tani edhe Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën që  përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

    Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit, që po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.

    Ndaj nesër në ora 10:00 ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!”, tha Meta.