Dy viktima janë shënuar pas atentatit në zonën e Astirit, ku u qëllua drejt një makine tip ‘Audi’. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se atentati ka qenë i mirëmenduar, ndërsa sulmi është kryer me kallashnikov. Ndërkohë mësohet se një nga viktimat e atentatit të sotëm ishte 37-vjeçari Erigers Mihasi.

Mihasi është një personash i botës së krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.
Ndërkohë nga policia njoftohet se janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të Tiranës për kapjen e autorëve.