Përplasje idesh me trajnerin e ri dhe merkaton? Klikoje Sport zbulon arsyet e largimit të Agim Ibraimit nga Partizani

by KLIKOJE.AL

Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me synimin për të lënë pas një edicion zhgënjyes, ku mbeti jashtë Kupave të Europës. Presidenti Gaz Demi ia ka besuar drejtimin e skuadrës teknikut rumun Florin Bratu, por emërimi i tij duket se ka sjellë menjëherë përçarje në klub.

Sipas burimeve, drejtori sportiv Agim Ibraimi i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Demi. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi, sinjalet tregojnë se largimi i tij është vetëm çështje kohe.

Mësohet se Ibraimi nuk ka qenë dakord me mënyrën se si po menaxhohet merkatoja, si edhe me zgjedhjen e trajnerit të ri, i cili nuk ishte preferenca e tij. Këto mosmarrëveshje kanë krijuar një hendek mes palëve, duke e bërë të pashmangshëm vendimin për t’u larguar.

Situata te Partizani vazhdon të jetë e paqartë. Pas ndarjes me mesfushorin Kamer Qaka, klubi deri tani ka regjistruar vetëm largime, ndërsa ende nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim për sezonin e ri.

Ndërkohë, drejtuesit kanë dhënë dritën jeshile që sulmuesit Fadairo dhe Toma të aktivizohen në formë huazimi me Dinamon dhe Vllazninë në ndeshjet e Kupave të Europës, ndërsa merkatoja e të kuqve vazhdon të mbetet në vendnumëro.

LEXO ME SHUME:Fillim i hidhur në Europë, tani Dinamo kërkon mrekullinë në Kazakistan

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.