Postimi që vulosi gjithçka, vjen një tjetër largim te Tirana (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Johan Cortez nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Mbrojtësi 26-vjeçar ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund aventurës së nisur në merkaton e dimrit.

“Faleminderit shumë për çdo gjë, Tirana. Ju uroj shumë suksese në vazhdim”, shkroi Cortez në mesazhin e tij të lamtumirës.

Largimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi drejtuesit e klubit kishin refuzuar një ofertë për mbrojtësin, por tashmë ndarja është bërë zyrtare. Gjatë qëndrimit te Tirana, Kortez zhvilloi 16 ndeshje me fanellën bardheblu.

Kjo është një tjetër lëvizje në radhët e kryeqytetasve, pasi gjatë së njëjtës ditë klubi konfirmoi edhe largimin e Emiljano Mihanës, duke e çuar në dy numrin e futbollistëve që janë larguar nga skuadra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Pogradeci hap sezonin me surpriza, ndryshon fytyra e skuadrës 11/07/2026 - 21:14

[…] LEXO ME SHUME:Postimi që vulosi gjithçka, vjen një tjetër largim te Tirana (FOTO) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.