256
Shkrumbohet teksa ishte në ecje e sipër një automjet në aksin nacional Pogradec-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hudënisht.
Sipas të dhënave të para, mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë, por për fat drejtuesi ka reaguar në kohë dhe ka dalë nga makina.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohen persona të lënduar. Dyshimet e para flasin për ngjarje aksidentale, ndërkohë që flakët janë shuar nga zjarrfikësja.
Nga ngjarja është shkaktuar jo vetëm panik, por edhe trafik i automjeteve në rrugën kryesore.