Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: makina

  • Divjakë, makina përfundon në kanalin vaditës, zbulohet gjendja e shoferit

    Divjakë, makina përfundon në kanalin vaditës, zbulohet gjendja e shoferit

    Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë në vendin e quajtur pishat e Babunjës.

    Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç është dërguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës. Policia ndodhet ne vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske, por ka shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

  • Vlorë, makina me dy vetë brenda bie në humnerë

    Vlorë, makina me dy vetë brenda bie në humnerë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor  Vlorë-Kuç gjatë mesditës, ku shoferi 70-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë. Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

    Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor  Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

    Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Nuk kishte paguar siguracionin e makinës, shoferi lë qenin në timon, por në fund i bën “gropën” vetes (VIDEO)

    Nuk kishte paguar siguracionin e makinës, shoferi lë qenin në timon, por në fund i bën “gropën” vetes (VIDEO)

    Një burrë është arrestuar nga policia pasi vendosi në timon qenin e tij për të ngarë makinën.

    Duke e publikuar videon në rrjetet sociale 30 vjeçari iraninan, ekspozoi dhe makinën e tij e cila nuk kishte të paguara siguracionet.

    Kështu kur shkoi në shtëpi, po e priste policia e cila e arrestoi për manovra të rrezikshme në rrugë.

    Kështu ndaj tij rëndojnë dy shkelje.

    Ngjarja ka ndodhur në një fshat pranë Jeruzalemit, ku burri merr në timon qenin dhe e lë atë të drejtojë makinën.

  • Aksident tragjik në Tiranë me pasojë vdekjen/ Kalimtari përplaset dhe lihet në mes të rrugës

    Aksident tragjik në Tiranë me pasojë vdekjen/ Kalimtari përplaset dhe lihet në mes të rrugës

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, në fshatin Varosh, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​

    Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë shpërndarës të kokainës, apo persona që akuzohen për dhunë në familje.

    Njoftimi i policisë:

    Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

    O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ; E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

    Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

    Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • 100 makina përfshihen në aksident, mbetën pesë të vdekur/ Momenti kur kamioni përplaset në një autostradë në Teksas

    100 makina përfshihen në aksident, mbetën pesë të vdekur/ Momenti kur kamioni përplaset në një autostradë në Teksas

    Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku ishin përfshirë rreth 100 makina në një autostradë në Teksas të enjten në mëngjes që u shkaktua nga “Winter Storm Shirley”, një stuhi brutale që po bën kërdi në shumë shtete të jugut.

    Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra duke shkuar nga makina në makinë përgjatë autostradës afër Fort Worth, duke u përpjekur të gjejnë njerëz që urgjentisht duhej të shpëtoheshin pas përplasjes në 6.30 të mëngjesit të së enjtes.

    Siç thuhet më tej, është e paqartë se çfarë e nisi atë, por një video tregon një kamion të FedEx duke humbur kontrollin në një tatëpjetë të autostradës dhe duke u përplasur në një barrierë.

    Dhe makinat pas tij, filluan të përplaseshin në të

    Sipas MedStar, një shërbim i ndihmës së shpejtë në terren, numri i njerëzve në gjendje kritike aktualisht është midis 40 dhe 50 por po rritet ‘nga minuta në minutë’.

    “Automjete të shumta të përfshira. Shumë njerëz të bllokuar. Më shumë detaje për t’u ndjekur”, ka thënë departamenti i zjarrfikësve në Fort Worth.

    Burimi: Telegrafi

  • Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

    Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

    Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Fier.

    Shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

    Njoftimi:

    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 12:10, në Roskovecë, shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Nga apartamentet te makinat të blera edhe me dhurata/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Prokurores së Durrësit

    Nga apartamentet te makinat të blera edhe me dhurata/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Prokurores së Durrësit

    Prokurorja e Durrësit Enkeleda Osmani (Xhengo) pritet të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi vendimi për konfirmimin e saj në shkallën e parë të procesit të vetingut u ankimua nga komisioneri publik Florian Ballhysa.

    Në dokumentin e ankimimit, Ballhysa kërkon nga KPA të rivlerësojë punën e KPK dhe të shkarkojë subjektin, e cila, sipas tij, “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”.

    Osmani (Xhengo) mori konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik, pasi arriti të bindë trupën gjykuese se bashkëshorti i saj nuk ishte përgjegjës për të ardhurat nga punësimi në kompani private, të cilat nuk rezultonin me dokumentacion se kishin paguar tatim të mbajtur në burim apo kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

    Osmani (Xhengo) deklaroi në veting pronësinë familjare mbi një apartament në Golem, një apartament 112 metra katrorë në Kashar/Tiranë, me vlerë 50 mijë euro blerë në vitin 2006, një llogari kursimi me vlerë 2 milionë lekë dhe dy automjete modeste, të cilat i ka blerë përmes kursimeve dhe huave e dhuratave nga personat e lidhur.

    Por komisioneri publik argumenton se “gjatë hetimit administrativ të Komisionit, nuk janë administruar akte të cilat të provojnë ekzistencën e burimit të të ardhurave”.

    “Rezulton, po ashtu, se është provuar që nuk janë paguar të plota detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore për një pjesë të të ardhurave të deklaruara nga pagat e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë, për një pjesë të tyre, detyrimet tatimore janë paguar gjatë procesit të rivlerësimit,” thuhet më tej në ankimim.

    Sipas komisionerit vlerësimi i komisionit për ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit të prokurores nga punësimi në privat është i pabazë dhe nuk reflekton jurispudencën e KPA.

    Për këto arsye, komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e prokurores Osmani (Xhengo) nga detyra.

  • U aksidentua me makinën tip “Benz”/ Ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës (EMRI)

    U aksidentua me makinën tip “Benz”/ Ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës (EMRI)

    Mjeku kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili pasditen e sotme u aksidentua, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.

    Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “benz” kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.

    Nuk dihen edhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet se kirurgu i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë ku edhe u transportua menjëherë pas aksidentit.

  • Ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve/ Ja çfarë përmban urdhri i ri i Ministrisë së Infrastrukturës

    Ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve/ Ja çfarë përmban urdhri i ri i Ministrisë së Infrastrukturës

    Shumë shpejt drejtuesit e automjeteve do të kenë një leje të re qarkullimi. Ministrja e Infrastrukturës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimit në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.

    Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit.

    Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.

    “Leja  e  re  e  qarkullimit  do të  jetë  e  barasvlefshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi  dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.

    URDHËR

    Nr. 284, datë 7.10.2020

    PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE

    Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar,

    URDHËROJ:

    1. Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.
    2. Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë.
    3. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    4. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

    Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

    loading…
  • Makina përplas për vdekje një person me biçikletë/ Ja ku ndodhi aksidenti

    Makina përplas për vdekje një person me biçikletë/ Ja ku ndodhi aksidenti

    Një person është aksidentuar për vdekje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Orikum-Llogara.

    Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur një person, i cili po udhetonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Njoftimi i policisë

    Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.